Tuesday, August 3, 2021

Alarmi i frikshëm i ngrohjes globale, 22 gigaton akull shkrihen brenda një dite

Ndërsa ndryshimi i klimës po shkakton temperatura të  larta në të gjithë Arktikun, Grenlanda humbi një sasi të madhe akulli, shkrirja e të cilit mund të mbulojë të gjithë Floridën me 5 cm ujë. Kjo është humbja e tretë më e madhe e Ishullit Arktik në 71 vjet. Dy rekordet e mëparshme u shënuan në 2012 dhe 2019. Sipas shkencëtarëve, shkrirja e shpejtë e akullit erdhi si pasojë e ajrit të nxehtë të bllokuar në ishullin Arktik. Ata paralajmërojnë se do do ketë shkrirje të tjera akullnajash. Vetëm të mërkurën 28 korrik, rreth 22 gigaton akull u shkrinë brenda ditës. 12 prej gigatonëve u që u shkrin u derdhën në oqean, ndërsa 10 gigatonët u thithën nga dëbora dhe ekziston mundësia të ngrijnë përsëri, sipas Xavier Fetvais, një klimatolog në Universitetin e Liege në Belgjikë.

Polar Portal, një shoqatë e instituteve kërkimore daneze, e përshkroi fenomenin në një postim në Twitter, duke iu referuar “shkrirjes masive”. Edhe pse vëllimi i akullit që u shkri brenda një dite ishte më i vogël në krahasim me atë të vitit 2019, fenomeni kishte të bënte me një zonë më të madhe, shpjegoi ai.

Shkencëtarët vlerësojnë se shkrirja e shtresës së akullit të Grenlandës është përgjegjëse për rreth 25% të rritjes së nivelit të detit në dekadat e fundit.

Po aq shqetësues është fakti se Arktiku në përgjithësi po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e planetit. Të mërkurën, temperatura e ajrit në Grenlandë ishte “shqetësuese” duke arritur deri në 23.2 gradë Celsius në Constable Pind, në pjesën lindore të ishullit.

No comments:

Post a Comment