Tuesday, August 3, 2021

Disa fakte interesante për uraganet!

Uragani (angl: Hurricane) është një erë shumë e fuqishme dhe e shpejtë, që shoqërohet me reshje të shumta dhe shkakton katastrofa natyrore. Uraganet ngjasin ne oqeanin Atlantik dhe gjirin e Meksikes. Një ciklon tropikal është një sistem me shpejtësi të madhe . Stuhia karakterizohet nga erërat e forta, dhe shi i madh. Në varësi të vendndodhjes së saj dhe forcës, një ciklon tropikal është përmendur me emra të tillë si uragan taɪfu ː stuhi tropikale, stuhi Ciklonike, dhe thjesht ciklon. Uragani krijohet në viset tropike, mundë të zgjasë disa ditë dhe javë, paraqitjet më të shpeshtaa jnaë në lindje të SHBA-ve, Azinë juglindore dhe në veri të Australisë. Stuhitë e tilla kur paraqiten në Indi dhe në detin kiney, quhen tajfune.

Në këtë artikull ju sjellim disa fakte interesante për krijimin e uraganeve.

  • Uraganet janë stuhi tropikale me shpejtësi të erës mbi 257kmh. Ato mund të lëshojnë më shumë se 9,5 trilion litra ujë në ditë.
  • Uraganet zakonisht krijohen në zonat tropikale. Zhvillohen mbi ujë të ngrohtë dhe e përdorin atë si një burim energjie, dhe humbin fuqi derisa lëvizin drejt tokës.
  • Rajonet bregdetare janë më së shumti të prekura nga uraganet.
  • Çdo sekond, një uragan lëshon energjinë e dhjetë bombave atomike.
  • Uraganet gjithashtu prodhojnë tornadot, por ato zgjasin vetëm disa minuta.
  • Uraganët që lëvizin më ngadalë lëshojnë më shumë shi dhe mund të shkaktojnë më shumë dëme.

No comments:

Post a Comment