Sunday, August 22, 2021

Në Kaliforni ndërtohet ura më e madhe në botë për kalim të kafshëve të egra

Vrasja në autostrada e shumë kafshëve të egra është një problem i madh për shumë qytete. Los Angeles, si një ndër qytetet që përballet në masë të madhe të madhe me këtë problem, vendosi të ndërtojë urën më të madhe në botë për kalim të kafshëve të egra.  Kjo urë gjigande do të shtrihet mbi Autostradën 101 të SHBA-së, një e tillë me 10 korsi. Mbikalimi i kafshëve do të lidhë pjesë të ndryshme të malit Santa Monica në mënyrë që të mbrojë luanët malorë dhe kafshët tjera të egra. Autostrada me 10 kursi i ka kufiuar këto kafshë të eksplorojnë dhe të enden lirshëm, duke i rrezikuar në të njëjtën kohë.

Luanët malorë, në veçanti, janë duke u rrezikuar nga zhdukja. Një raport i publikuar këtë vit paralajmëroi se luanët malorë në Kaliforninë jugore janë në rrezik të zhduken brenda 50 viteve të ardhshme, nëse nuk do të rritej diversiteti i tyre gjenetik.Tanimë, përmes urës së gjelbërt luanët malorë kanë mundësi të shoqërohen dhe çiftëzohen, duke rritur ndjeshëm shanset e tyre për të mbijetuar si specie.


No comments:

Post a Comment