Gjuetarët ilegal të kafshëve të egra kanë vrarë gjirafën e bardhë dhe klyshin e saj në Kenia, raporton BBC. Gjirafat e bardha janë specie ekstremisht të rralla. Autoritetet e Kenias bëjnë të ditur se ekziston një tjetër gjirafë e bardhë e cila është nën mbrojtjen e shtetit, dhe mendohet të jetë e vetmja e tillë në botë. Ngjyra e bardhë e gëzofit vjen si rezultat i leucizmit e cila bënë që qelizat e lëkurët të mos përmbajnë pigmente. Kurse albinizmi manifestohet atëhere kur një organizëm i caktuar ka mungesë të plotë të melaninës, prandaj edhe lëkura apo gëzofi i specieve të ndryshme merr ngjyrë të bardhë.
Sidoqoftë, menaxheri i hapësirës konzervuese
për kafshë të egra në Ishaqbini Hirola, Mohammed Ahmednoor për BBC-në tha se
për herë të parë gjirafat e vrara janë vërejtur para tre muajsh. Ai shtoi se
vrasja e tyre përshkruan momente dëshpërimi brenda komunitetit në Ijara të
Kenias.
No comments:
Post a Comment