Saturday, August 7, 2021

Organizata Kosova Wildlife Care, ka një mesazh për zjarret dhe aktivitetet në natyrë!

Dashamir të natyrës! Të gjithë e dimë që pjesa më e bukur e çdo aktiviteti në natyrë çoftë kamping, hiking apo piknik është zjarri. Fundja çdo pushim në natyrë thujajse nuk imagjinohet pa zjarr.Të gjithë e dijmë që zjarri ofron ngrohtësi, komoditet, dritë, mundësi për përgaditjen e ushqimit etj. Por, a keni menduar ndonjëherë për rrezikun që bart mbi vete ndezja e zjarrit? A e dini që mbi 90% e zjarreve të shkaktuar në natyrë është shkakatar njeriu? A e dini që nga një zjarr i vogël pikniku,ose nga një pakujdesi çoftë edhe hudhja e cigarës në natyrë mund të ndizet një zjarr masiv dhe të del çdo gjë jashtë kontrollit, dhe që mund të kaploj me qindra dhe mijëra hektarë pyje duke vrarë dhe djegur çdo krijesë që gjindet aty? Atehere,ne me duart tona shkatruam atë që natyrës ju desht qindra vite ta ndertoj.

Pra, duke e ditur bukurin dhe rëndësinë e pyjeve tona të bukura dhe duke llogaritur që malet tona janë pasuri kombëtare, le të edukohemi dhe të këshillohemi që t’i duam dhe t’i mbrojmë pyjet tona.

Ne si OJQ, por edhe si dashamir të natyrës do mundohemi se pari duke këshilluar veten mandej edhe të gjithë për rrezikun e zjarrit kemi bërë një përmbledhje të shkurtër me disa këshilla që edhe vet nga pervoja jonë në kampingje i kemi mësuar dhe praktikuar.

Me poshtë do përmbledhim disa pika:

  • Sigurohuni që ndezja e zjarrit është e lejuar në ate pjesë.
  • Mos ndezni zjarr në pyje ku ka gjethe të rëna dhe të thata (Dushk).
  • Mos ndezni zjarr në pyje halor(Pisha), ku ka gjethe halor të rëna në tokë dhe të thata.
  • Zgjedheni me kujdes lokacionin me kujdes dhe sigurohuni te jetë larg gjërav që përmendëm më lartë.
  • Ndërtoni një bazë nga gurët (forme rrethore) si mburojë nga erërat dhe mos përhapja e zjarrit.
  • Nëse nuk gjenden gurët atëhere bëjeni një gropë në tokë mjaftueshem të thellë aq sa mos të rrezikohet përhapja e zjarrit.
  • Mos ndezni zjarre nëse ka ërëra të forta.
  • Asnjëherë mos e leni zjarrin të vetëm pa prezencën e ndokujt afër.
  • Dhe në fund të aktivitetit në natyrë, zjarri patjeter duhet të shuhet (duke mos lën mbrapa as edhe një gacë ndezur).

Pra keto janë disa këshilla që besoj që do i mësojmë dhe praktikojmë.

Ta duam, ta ruajmë natyren, ajo është shtepia jonë.

Kosova Wildlife Care.

No comments:

Post a Comment