Ulja e dioksidit të karbonit nuk mjafton për të zgjidhur krizën klimatike – bota duhet të veprojë me shpejtësi në gazrat e fuqishme serrë sikurse është metani, për të ndalur rritjen e temperaturave globale, kanë paralajmëruar ekspertët. Shkencëtarët më të mirë të klimës do japin paralajmërimin më të errët deri tash – që jemi në prag të katastrofës klimatike – në një raport që do të publikohet së shpejti. Ky raport do të japë një vlerësim krahasimor të afërsisë së njeriut me ndryshimin e pakthyeshëm në klimë. Një prej pikave kyçe për politikëbërësit pritet të jetë paralajmërimi që metani po luan një rol më të madh se kurrë në mbi-nxehjen e planetit.
Gazi i pasur me karbon, i prodhuar nga fermat e lopëve (plehu i shtallave) dhe të tjerë shkaktarë po e nxeh botën shumë më shumë se dioksiti i karbonit. Durwood Zaelke, president i Institutit për Qeverisje dhe Zhvillim të Qëndrueshëm tha që reduktimi i metanit ishte ndoshta mënyra e vetme për uljen e temperaturës në nivele para-industriale. Nivelet e metanit janë rritur në mënyrë rapide vitet e fundit.
No comments:
Post a Comment