Përdorimi i ujit të shiut për tualete dhe rrobalarësit mund të jetë një opsion. Qyteti Nye, në Danimarkë, po teston një sistem që synon parandalimin e përmbytjeve dhe kursimin e ujit të pijshëm. Ky ujë i ricikluar do të zëvendësojë një të tretën e ujit të tokës nëpër shtëpi. “Kjo ka të bëjë me ndërgjegjen e mirë. Sidomos në një familje me fëmijë si ne, që lajmë shumë rroba. Ndaj është bukur të mund të bësh gjëra ndryshe duke përdorur resurse të tjera”, thotë Malene Brøndberg, arkitekte.
Brøndberg po merr pjesë në këtë projekt.“Uji vjen përmes dy tubave. Kemi ujin sekondar dhe atë të rregullt që është i pijshëm. Këto janë dy tapa. Njëra është për ujin e rregullt dhe tjetra për ujin sekondar, që është uji i shiut që kalon nëpër rrobalarësi dhe tualet”, tregon arkitektja.
Ndryshimet e klimës po i bëjnë përmbytjet më
të shpeshta në vendet më të çuditshme. Por Danimarka nuk është një prej tyre.
Bazuar në atlasin digjital të vendit, 99% e komunave daneze kanë përgatitur
hartat e rrezikut nga përmbytjet, që tregojnë rrezikun për ditën e sotme dhe
për klimën në vitin 2100.
No comments:
Post a Comment