Monday, August 16, 2021

Publikohet raporti i OKB për Klimën - Toka po ngrohet me shpejt seç parashikohej!

Nga përmbytjet katastrofike në zjarre shkatërruese, vera e vitit 2021 ka sjellë kushte ekstreme të motit kudo në botë. Kushte të tilla ekstreme dhe lidhja e tyre me ndryshimet klimaterike që po shkaktohen nga njeriun janë thjesht një nga pikat kryesore të një raporti të publikuar të hënën nga Paneli Ndërqeveritar i OKB -së për Ndryshimet Klimatike (IPCC). I përgatitur nga më shumë se 230 shkencëtarë nga vende nga e gjithë bota, ky është raporti më i rëndësishëm i publikuar në vite nga komuniteti ndërkombëtar shkencor. Raporti është një sintezë e punës nga mbi 14,000 citime kërkimore. Në fakt bëhet fjalë për një enciklopedi të shkencës klimatike – një përmbledhje e konsensusit më të fundit shkencor mbi ndryshimet klimatike dhe atë që parashikon e ardhmja, përmes përdorimit të modeleve të sofistikuara të klimës dhe njohjes së kushteve të kaluara. Ky raport sjell një përditësim sesi klima e Tokës dhe kuptimi ynë për të kanë ndryshuar që nga raporti i fundit i tillë në 2013. Ndikimi dëmtues i njerëzimit në klimë tashme është një fakt, thonë shkencëtarët e OKB -së dhe duhet lëvizur shpejt për të shmangur ndryshimet katastrofike që do të transformonin jetën siç e njohim deri më tani. Një raport i fundit i tyre thotë se emetimet e vazhdueshme të gazrave mund të sjellin gjithashtu një thyerje të limitit të temperaturës në pak më shumë se një dekadë. 
Autorët gjithashtu tregojnë se një rritje e nivelit të detit deri në 2 m deri në fund të këtij shekulli “nuk përjashtohet”. Por ka një shpresë të re që shkurtimet e emetimeve të gazrave serë mund të stabilizojnë rritjen e temperaturave.

Raporti është një kod i kuq për njerëzimin, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. “Nëse kombinojmë forcat tani, ne mund të shmangim katastrofën klimatike. Por, siç e bën të qartë raporti i sotëm, nuk ka kohë për vonesë dhe nuk ka vend për justifikime. Unë kërkoj mbështetjen e drejtuesve të qeverive dhe të gjithë aktorëv të tjerë për këtë gjë.

Autorët thonë se që nga viti 1970, temperaturat globale janë rritur më shpejt se në çdo periudhë tjetër 50-vjeçare gjatë 2,000 viteve të fundit. Kjo ngrohje po sjell tashmë shumë ekstreme të motit dhe klimës në çdo rajon në të gjithë globin. Qoftë valët e të nxehtit si ato të përjetuara kohët e fundit në Greqi dhe Amerikën Veriore perëndimore, apo përmbytjet si ato në Gjermani dhe Kinë, tregojnë se ‘ndikimi njerëzor’ është forcuar gjatë dekadës së fundit.

Raportin e plote e gjeni ne linkun https://www.ipcc.ch/report/ar6/wg1/


No comments:

Post a Comment