Saturday, July 25, 2020

10 Parqet Kombëtare më të vjetra në botë!

Në rreth 100 vende të botës ka zona natyrore që gëzojnë statusin e Parqeve Kombëtare. Me peizazhe të jashtëzakonshme dhe me jetë të egër spektakolare secila prej tyre është më e bukur se tjera. Sigurisht ju intereson të dini se cilat nga këto parqe kanë histori më të gjatë të deklarimit si Park Kombëtarë. Në këtë artikull ju prezantojmë 10 parqet më të vjetra kombëtare në botë që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Mongoli e Zelandë të Re.

Parku Kombëtar Bogd Khan Uul, Mongoli (1783)

Shumica mendojnë se Parku Kombëtar Yellowstone i Amerikës është parku më i vjetër kombëtar në botë, por e kanë gabim. Ekziston një park tjetër që është mbi 100 vjet më i vjetër. Themeluar nga qeveria mongole në 1778, zona përreth malit Bogd Khan Uul është në të vërtetë parku më i vjetër kombëtar në botë. Ndodhet në jug të kryeqytetit të vendit, Ulaanbaatar, rreth tre deri në katër orë rrugëtim. Do të gjeni shumë vende kulturore përreth parkut, përfshirë rrënojat e Manastirit Manzushir, Parkun e Budës dhe Memorialin e Zaisan.

Bogd Khan Uul © Laika ac / Flickr

Friday, July 24, 2020

Disa projekte inovative eko-urbane që i shtojnë vlerën një qyteti

Shtigje speciale për çiklistë, udhëkryqe të ndriçuara, pastrues të rrugës, biblotekë në autobusët e transportit publik janë vetëm disa prej projekteve inovative eko-urbane që i shtojnë vlerën një qyteti, për ta bërë jetë në qytet më të shëndtshme, më ekologjike dhe më atraktive. Në këtë artikull ju prezantojmë disa nga këto projekte që kanë zënë vend në qytete të ndryshme të botës. 

Karrige lëkundëse me energji diellore që ju mundëson të relaksoheni dhe të rimbushni pajisjet tuaja elektronike në të njëjtën kohë

 Një udhëkryq i zgjuar që ndihmon drejtuesit e automjetev dhe këmbësorët gjatë natës ose motit të keq

Top destinacionet turistike botërore që duhet të vizitohen së paku një herë në jetë!

Në botë ka shumë zona natyrore, historike, kulturore dhe arkitektonike që paraqesin atraksione turistike dhe që janë cak i shumë turistëve anë e kënd botës. Megjithkëtë janë disa prej këtyre destinacioneve që paraqesin vende të pabesuashme që patjetër duhet të vizitohen së paku një herë në jetë. Në këtë artikull po ju prezantojmë disa prej këtyre vendeve. 

Toskana, Itali 

Muri i Madh Kinez, Kinë 

Në 10 vjeçarin e ardhshëm, mungesa e ujit do të jetë problem për gjysmën e botës

Deri në vitin 2030, gati gjysma e popullsisë së botës, perkatesisht 47% e tyre, mund të ketë probleme me mungesën e ujit. Këtë gjë e parashikon Instituti Ndërkombëtar i Ujit në Stokholm, sipas të cilit shkripëzimit i ujit të detit mund të jetë një alternativë e vlefshme, por ne duhet të sigurohemi që impiantet dhe proceset të realizohen duke respektuar ekosistemet natyrore dhe është thelbësore që të zhvillohen standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Është e nevojshme të hartohen zgjidhje që marrin parasysh ndryshimet klimaterike dhe emergjencën e ujit”, tha Sergio Colagrossi, inxhinier dhe ekspert në teknologjitë e gjelbra.

“Impiantet e shkripëzimit të ujërave të detit janë të përhapura në të gjithë zonën e Mesdheut. Kërkesa në rritje për ujë të pijshëm dhe mungesa e burimeve do të nxisë adoptimin gjithmonë e më shumë të impianteve për shkripëzimin”, shtoi ai.

Megjithatë, disa çështje kritike nuk kanë të bëjnë vetëm me ndikimet që impiantet kanë në mjedis. Ato që i shqetësojnë ekspertët janë edhe disa hipoteza që mjedisi mund të ndikojë në impiante, të tilla si prania e algave që mund të lëshojnë substanca toksike. Studimi i paraqitur nga Francesco Aliberti, profesor në Universitetin “Federico II” të Napolit, mbi ndikimin mjedisor të shkarkimit të shkripëzuesit të Liparit në receptorin e trupit hidrik, ka zbuluar një ndryshim të ekosistemit.

Në veçanti, në zonat ku përqendrimet e kripës tejkalojnë pragun e toksik, është evidentuar një regres i posidonisë oqeanike, një bimë themelore për të analizuar stabilitetin e mjedisit detar. Një ndikim i shkaktuar edhe nga mungesa e një legjislacioni të përshtatshëm mjedisor në nivel global, europian dhe kombëtar.

Pema e qershisë - prejardhja, mite e legjenda rreth saj

Qershia si frut dhe pema e saj janë cituar në poezinë e Lorkës e të Nerudës dhe është protagoniste e shumë shprehjeve popullore. Në 1400 ky frut pikturohej në disa kuadro me subjekt fetar.

Emri qershi vjen nga greqishtja Kerasos, prej së cilës kanë dalë cherry (anglisht), cerise (frengjisht), cereja (portugalisht) dhe cereza (spanjisht). 

Për sa i përket prejardhjes thuhet se u importua nga Turqia në Romë në vitin 72 e që këtu u kultivua dhe u përhap në të gjithë perandorinë. Ne 1700 kultivimi i saj filloi të përhapej në të gjithë Evropën dhe në vitin 1900 bëhet sagra e parë e qershisë në Marosita.

Për këtë pemë me lule të bukura rrëfehen një sërë mitesh, pothuaj nga e gjithë bota. Në mitologjinë greke ishte pema e shenjtë e Afërditës (perëndia e dashurisë) dhe frutet e saj duket se sillnin fat të dashuruarve. Në Sicili thuhet se nëse deklaratat e dashurisë bëhen poshtë një peme qershie, do të jenë gjithmonë me fat. Legjendat Saksone tregojnë se pemët e qershive fshehin hyjnitë që mbrojnë natyrën. Në Finlandë thonë se ngjyra e kuqe e këtij fruti është simbol i mëkatit. 

Franca prezanton trenat e gjelbër

Franca bashkohet me “revolucionin e gjelbër” në hekurudha duke blerë 15 trena me hidrogjen, të cilat duhet të zëvendësojnë modelet ekzistuese të naftës, njoftoi kreu i transportuesit hekurudhor shtetëror SNCF. Trenat e hidrogjenit janë të pajisur me qeliza të karburantit që prodhojnë energji elektrike nga hidrogjeni dhe oksigjeni, raporton SeeBiz.
Gjermania thuhet se është vendi i parë që prezantoi teknologjinë një vit më parë, duke lëshuar dy trena nga prodhuesi francez TGV Alstom në një rrugë 100 kilometra.

“Shpresojmë të nënshkruajmë një urdhër për të prodhuar 15 trena me energji hidrogjene brenda disa javësh”, tha Drejtori i Përgjithshëm i SNCF, Guillaume Pepy. Ai shtoi se trenat duhet të funksionojnë për rreth dy vjet. Pepy theksoi se qëllimi i SNCF është që brenda 15 viteve të mos ketë asnjë tren me naftë në hekurudhat franceze.

Coca-Cola, me material riciklues për paketimin e kanaçeve

Coca-Cola do të përdorë letër ose karton në vend të plastikës, thotë BeverageD Daily.com. Coca-Cola do të prezantojë teknologjinë për të prodhuar këtë lloj paketimi vitin e ardhshëm. 

Deri në fund të vitit 2021, kompania do të përdorë plotësisht materialin e ricikluar. Kjo do të ndodhë në tregun evropian pak më herët – në vitin e ardhshëm.

Coca-Cola do të jetë prodhuesi i parë i pijeve jo-alkoolike që paketon kanaçe në këtë mënyrë. 

Kompania tha se një paketim i tillë i riciklueshëm jo vetëm që do të zëvendësojë plastikën por do të zvogëlojë sasinë e materialit të nevojshëm për ta prodhuar atë.

Ata pretendojnë se ajo do të eliminojë dy mijë ton plastikë dhe do të zvogëlojë emetimin e tre mijë ton dioksid karboni gjatë vitit. 

Në fillim të këtij viti, Coca-Cola filloi të përdorë materiale të riciklueshme për të prodhuar produktet e saj Honest Tea, Glaceau Smartwater dhe Chaudfontaine, kujton BeverageD Daily.com.


Bie sasia e oksigjenit në oqeane, kërcënohet jeta detare

Rënia e sasisë së oksigjenit në oqeane, e shkaktuar nga ndryshimi i klimës por ndotja, mund të kenë “pasoja të rënda” në jetën detare, peshkimin dhe komunitetet bregdetare, paralajmëroi një organ ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës. Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ka njoftuar se janë identifikuar rreth 700 nivele të ulëta të oksigjenit, me vetëm 45 në vitet 1960. Grupi paralajmëroi që në të njëjtën periudhë, sipas rezultateve të hulumtimit, vëllimi i ujërave anoksike, ato pa oksigjen fare, të katërfishohej.

“Sipas këtyre të dhënave, niveli global i oksigjenit në oqeanet ka rënë me rreth 2%. Nuk tingëllon shumë, por ky ndryshim i vogël mund të ketë pasoja të mëdha”, tha Minna Epps, Drejtorie e IUCN për Programin Global Detar dhe Polar. “Deoksigjenacioni do të ketë ndikim në biodiversitetin, biomasën e llojeve të rëndësishme tregtare, si dhe te speciet e rralla. Do të ketë gjithashtu pasoja për habitatet. Tani ne shohim se speciet po migrojnë për këtë shkak”, shtoi ajo.


Sipas tendencave aktuale, oqeanet pritet të humbasin tre deri në katër përqind të oksigjenit deri në vitin 2100. Nga këto, humbja më e madhe do të ndodhë në thellësi deri në 1.000 metra, të cilat janë dhe më të pasurat me specie.

A po krijohet një oqean i ri në Afrikë!

Matjet e reja satelitore ofrojnë të dhëna të çmueshme për studimin e çarjes tektonike në një prej vendeve më të pazakonta gjeologjike në planet, shkruan të shtunën rrjeti amerikan NBC. Në atë vend, që paraqet njërën prej pikave më të nxehta në Tokë – përgjatë rajonit Afar, në Afrikën Lindore – mund të qëndrosh saktësisht në vendin ku, thellë nën tokë, kontinenti po ndahet.

Ky vend ndodhet përfundi bashkimit të tri pllakave të mëdha tektonike, të cilat gradualisht po shkëputen njëra nga tjetra. Është ky një proces i komplikuar gjeologjik, për të cilin shkencëtarët thonë se pas disa miliona vitesh do ta ndajë në dysh Afrikën, duke krijuar një oqean të ri.


Tani për tani, dëshmia më e qartë është çarja e re, e gjatë 56 kilometra, në shkretëtirën e Etiopisë. Lëvizjet tektonike në kontinentin afrikan janë duke u studiuar tash e sa dekada, derisa matjet e reja satelitore po ndihmojnë që të përcillen dhe kuptohen më mirë këto ndryshime.

“Është ky i vetmi vend në tokë në të cilin mund ta studiojmë se si po krijohet një oqean”, ka thënë Christopher Moore nga Universiteti britanik Leeds.

Disa fenomene natyrore që shumë rrallë kapen nga syri i kamerës!

Është e pamohueshme që natyra ka një mënyrë për të na mahnitur, por pak prej nesh kanë fatin të jenë në vendin e duhur në kohën e duhur në mënyrë që të kapin një fenomen të veçantë natyror. Në këtë artikull kemi zgjedhur disa nga fenomenet e rralla në Tokë të kapura ne momentin e duhur nga syri i kameras. 

Vesa e mëngjesit në trupin e një nuselale

Një fenomen i rrallë i quajtur rrufeja “lart-lëvizëse”, e njohur gjithashtu edhe si rrufeja “tokë në-re”, e cila duket si një pemë.

Top 10 shtetet më ekologjike në botë

Suedia

Suedia tashmë gjeneron me shumë se gjysmën e prodhimit të energjisë elektrike nga energjia e ripërtritshme. Po ashtu Suedia radhitet në vendet me ajrin më të pastër në Europë fal politikave të saj për zvogëlimin e nivelit të ndotjes dhe masave për zvogëlimin e emetimit të karbonit të atmosferë. Për më tepër, Suedia njihet si një shteti që reciklon sasinë më të madhe të mbeturinave rreth 99% të mbeturinave të gjeneruara. Rrjedhimisht vetëm 1% e mbeturinave në Suedi përfundojnë në mjedis pasi që shteti ka sistem të avansuar reciklimi. Mbetjet e pa recikluara janë kryesisht mbeturina organike të cilat shpërbëhen lehtësisht në natyrë.

Danimarka

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhaga planifikon që të bëhet qyteti i parë në botë si karbon-neutral. Strategjia në fjalë parashikohet të realizohet deri në vitin 2025. Energjia e prodhuar do të bëhet përmes erës, diellit, dhe mbeturinave. Në të ardhmen e afërt qyteti do të instalojë edhe 360 turbina të erës për prodhimin e energjisë duke e zëvendësuar pothuajse tërësisht prodhimin e energjisë nga lëndët fosile me energji të ripërtritshme. Në Kopenhagë 2 nga 3 qytetarë si mjet transporti në përditshmëri praktikojnë çiklizmin dhe mesatarisht një çift kursen 540 euro në vit për energji.

Sunday, July 19, 2020

Thënie për mbrojtjen e natyrës

  • Natyra është krijuesja e të gjithë krijuesve. Natyra, aty ku gjithçka lind, zhvillohet dhe vdes me të. Ajo është një mal i madh që shpërndan dashuri.
  • Ajo që do të jetë e shëmtuar në një kopsht krijon të bukurën në një mal.
  • Natyra nuk bën shaka, ajo është gjithmonë e drejtë, gjithmonë serioze, gjithmonë e rreptë, ajo ka gjithmonë të drejtë, gabimet dhe lajthitjet janë të njerëzve.
  • Edhe në ëndrrat më të bukura njeriu nuk mund të përfytyrojë diçka më të bukur se natyra.
  • Natyra është si një re që ndryshon përjetësisht, pa mbetur asnjëherë e njëjta, ajo mbetet megjithatë vetvetja.
  • Natyra na i fsheh sekretet e veta pse është e madhërishme, jo pse është ngatërrestare.
  • Mjeku më i mirë është natyra. Ajo shëron dy të tretat e sëmundjeve dhe nuk flet keq për kolegët;
  • Natyra nuk flet, nuk proteston, por hakmerret. 

Thënie për mbrojtjen e mjedisit

  • Paradoksi më i madh është se ne e perceptojmë degradimin e Tokës sonë si atë të një planeti diku në hapësirë me të cilin ne nuk kemi të bëjmë asgjë.
  • Çfarë kemi mësuar vitet e fundit është fakti se sistemet ekonomike që nuk tregojnë të vërtetën ekologjike janë të kushtueshme. Llogaritjet e gabuara të këtyre sistemeve i kanë çuar disa nga korporatat më të mëdha në falimentim, çka u ka kushtuar miliona njerëzve gjithë kursimeve e jetës së tyre.
  • Socializmi ra në kolaps sepse nuk i lejoi çmimet të tregonin të vërtetën ekonomike. Kapitalizmi mund të bjerë gjithashtu në kolaps, sepse ai nuk lejon çmimin të tregojnë të vërtetën ekologjike.
  • Aty ku bletët zhduken duhet të ndizet një sinjal alarmi.
  • Ligji primar i botës së sotme është ai i ruajtjes së mjedisit. Nuk ka integritet më të madh e më të lartë se integriteti i mjedisit.
  • Nxitojnë individët, kompanitë, politikanët dhe vetë qeveritë për t’u pasuruar sa më shpejt. Kjo rritje i ngjan tumorit: shoqëria shkatërron burimet e vetë sistemeve ku mbështet zhvillimi i saj.
  • Njerëzimi do të ngjitet në një shkallë të re qytetërimi kur edukata për zhvillimin e qëndrueshëm  të bëhet parësore dhe e zakonshme.
  • Jepi jetë jetës tënde, ruaj mjedisin ku jeton.

A guxojmë të flasim për Ekonominë e Gjelbër?

Nga Afrim Berisha

Ekonomia e gjelbër promovon një linjë të zhvillimit në tri shtylla e cila mundë të përkufizohet si zhvillim dhe avancim i qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor. 

Këtë vit Organizata e Kombeve të Bashkuara ka zgjedhur të shënojë 5 Qershorin - Ditën Botërore të Mjedisit me moton “Ekonomia e Gjelbër- A jeni të përfshirë edhe Ju?”. Shënimi i kësaj ngjarje të rëndësishme globale për mjedisin nën ombrellën e kësaj motoje synon të tregojë rëndësinë e madhe që ka ekonomia e gjelbër në mbrojtjen e mjedisit.

Përndryshe, ekonomia e gjelbër është një koncept i ri në terminologjinë mjedisore i cili gjithnjë e më shumë po gjen zbatim në promovimin e çështjeve të mbrojtjes së mjedisit dhe zvogëlimit të ndikimit në mjedis nga sektorët e ndryshëm zhvillimorë. 

Po ashtu Ekonomia e gjelbër mund të konceptohet edhe si një vizion i ri zhvillimit ekonomik përmes së cilës gjenerohet një rritje ekonomike e qëndrueshme me ndikim pozitiv në jetën sociale dhe në mbrojtjen e mjedisit duke u bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. 

Pra ekonomia e gjelbër promovon një linjë të zhvillimit në tri shtylla e cila mundë të përkufizohet si zhvillim dhe avancim i qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor. 


Mirëpo duke u bazuar në problemet ekonomike globale me të cilat po përballen shumë vende të botës në mesin e të cilave edhe ato të zhvilluara, dhe duke pasur parasysh situatën aktuale të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe qasjen që kemi në trajtimin e çështjeve mjedisore, zbatimi i parimeve të ekonomisë së gjelbër rrjedhimisht parashtron shumë pyetje që kërkojnë përgjigjeje si: 

Piromanët, kampionët e krimit mjedisor!

Nga Afrim Berisha

Me rastin e shënimit të festës së 1 Majit përveç tjerash jemi përballur me një dukuri e cila tash disa vite po përsëritet dhe me gjasë do të vazhdojë të jetë pjesë e shoqërisë sonë edhe për një kohë. Kjo ditë edhe njëherë u shfrytëzua nga “piromanët” për të treguar “çmendurinë e tyre festive” me ndezjen e zjarreve anë e kënd Kosovës, pjesa më e madhe e të cilave u shoqërua edhe me djegien e gomave. Ajri edhe ashtu i ngopur me ndotje si pasojë e ndotësve që lirohen nga termocentralet, veturat e vjetra e ndotës të tjerë, u “ngulfat” me ndotje edhe nga bloza, dioksinat, monoksidi i karbonit dhe materiet tjera të dëmshme e kancerogjene që lirohen si pasoje e djegies së gomave.


Këto veprime treguan edhe njëherë nivelin e ulët të përgjegjësisë individuale kur është në pyetje mbrojtja e mjedisit por edhe neglizhencën e institucioneve relevante për të vepruar në parandalimin e këtyre veprimeve kundërligjore.

Duke kundërshtuar këtë veprim shumë të dëmshëm jo vetëm për mjedisin por edhe për shëndetin publik, kishte reagime të ndryshme nga institucione dhe individë. Madje në disa raste këto veprime u cilësuan si “krim mjedisor” e në disa të tjera si “akt jo civilizues”.

Lufta, Paqja dhe Uji

Nga Laura Tuck

Çdo shtet duhet të fillojë të zbatojë politikat e menaxhimit të ujit në mënyrë që të sigurojë një të ardhme pa konflikte dhe që i reziston sfidave të ndryshimit klimatik. Ky veprim do të sillte gjithashtu rritje të ekonomisë.

India po përballet aktualisht me krizën më të keqe të ujit ndër vite, ku rreth 330 milionë njerëz – një e katërta e popullatës – janë prekur nga thatësira. Etiopia po përballet gjithashtu me thatësirën më të madhe në dekada, që ka kontribuar tashmë në dështimin e shumë të mbjellave, duke krijuar mangësi në ushqim që tani ka prekur një të dhjetën e popullatës. Nën rrethana të tilla, rreziku i tensionit për burimet është i lartë.

Në të shkuarën, thatësira e kësaj shkalle kanë çuar në konflikt dhe madje në luftëra mes komuniteteve dhe shteteve. Një nga të parat e regjistruara në histori shpërtheu rreth 4500 vite më parë, kur qytet-shteti i Lagashit – ndodhur mes lumenjve Tigër dhe Eufrat në Irakun e ditëve të sotme – devijoi ujin nga fqinjët Uma. Konkurrenca për ujin shkaktoi incidente të dhunshme në Kinën e lashtë dhe nxiti destabilitet politik në Egjiptin faraonik.

Sot, luftërat mes vendeve mbi burimet e ujit janë të pazakonshme, kryesisht për shkak të përmirësimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Por, brenda vendeve, konkurrenca për ujin e pakët po bëhet një burim gjithnjë e më i madh destabiliteti dhe konflikti, veçanërisht ndërsa ndryshimi klimatik po rrit pasojat negative dhe frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit. Siç e detajojmë në raportin tonë të ri “Lart dhe Thatë: Ndryshimi Klimatik, Uji dhe Ekonomia”, mungesa e ujit pakëson zhvillimin ekonomik, shkakton migracion dhe nxit konflikt civil, që shkakton emigracion destabilizues.

Saturday, July 18, 2020

Historia e pemës 145 vjeçare e mbjellë nga Naim Frashëri

Pema e madhe e piperit në zemër të Sarandës është mbjellë nga dora e Naim Frashërit dhe këto nuk janë vetëm disa rreshta në librin e të ndjerit Moikom Zeqo dhe as gojëdhëna nga banorët e kësaj zone, por fakte të dëshmuara.  


Kjo histori është sjellë për herë të parë në vëmendje për publikun e gjerë nga Shqiptarja.com, e cila nuk u ndal me kaq. Ajo kontaktoi me ekspertin Jashar Bello, përgjegjës i Gjelbërimit në Bashki, i cili ka konfirmuar se ajo që thuhej nga banorët në formën e një gojëdhene për pemën e piperit, është fakt. Pema është 145 vjeçare dhe është mbjellë  nga Naim Frashëri në kohën kur ai punonte doganier në këtë qytet. 

10 fenomene të çuditshme që ndodhin në tokë

Planeti ku jetojmë është i çuditshëm. Më e çuditshme sesa mund ta imagjinonim! Toka është plot me mistere dhe dukuri të mahnitshme, duke na bërë të besojmë në fuqitë magjike të Nënës Natyrë. Ky artikull ju prezanton disa nga fenomene të çuditshme që ndodhin në tokë.

"Shkumba" misterioze në Kinë në 2013
Ishte një natë në Kinë në vitin 2013. Papritmas, diçka e çuditshme dhe e nuhatshme filloi të dilte nga mesi i rrugës. Pas pak, kjo shkumë tymi filloi të kthehej përsëri në të njëjtën çarje të gjerë 1 cm. Janë bërë shumë spekulime për ta përcaktuar këtë zhurmë, por asnjë nuk mund të konfirmoj të vërtetën. Qeveria dërgoi një njoftim zyrtar se uji u rrodh aksidentalisht nga një kantier afër ndërtimit të metrosë, por jo të gjithë e besuan se kjo ishte e vërteta.

Ju prezajtojmë disa ide dhe projekte eko-miqësore!

Një shesh lojrash në pemë është ëndrra e një fëmije e realizuar në jetën reale! Ky dhe disa shembuj tjerë të zgjidhjeve eko-miqësore të projektuara në jetën reale ju prezantohen në këtë artikull.

Një mbi-kalim i gjelber në Singapor, që kafshët të kalojnë rrugën me siguri

Ndryshimi i klimës: Vera të nxehta dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut!

Miliona njerëz në mbarë botën mund të ekspozohen ndaj niveleve të rrezikshme të stresit të nxehtësisë, një gjendje e rrezikshme që mund të bëjë që organet e tyre të mos punojnë. Shumë njerëz jetojnë në vendet në zhvillim dhe bëjnë punë që i ekspozojnë ata në kushte potencialisht kërcënuese për jetën. Këto përfshijnë të qenit jashtë në ferma, kantiere ndërtimi ose ambiente të mbyllura në fabrika dhe spitale.

Ngrohja globale do të rrisë shanset e kushteve të verës që mund të jenë “shumë të nxehta për njerëzit” për të punuar shprehen ekspertët. Në shumë vende nuk ka ajër të kondicionuar, një zgjedhje e qëllimshme, për të parandaluar që virusi të përhapet. Kur trupi nuk është në gjendje të ftohet siç duhet, temperatura e tij vazhdon të rritet në nivele të rrezikshme dhe organet kryesore mund të mos punojnë.

Kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Çdo ditë zbulojmë diçka të re mbi kafshët dhe botën përreth nesh. Ne kete artikull do te mesoni disa fakte interesante per botën shtazore të cilat do t’ju befasojnë, do t’ju argëtojnë, madje edhe do t’ju bëjnë të qeshni!

1. Nëse macja juaj ndonjëherë ju ka shikuar në sy dhe ngadalë i ka mbyllur sytë, sikur fle, kjo do të thotë që ju ka dërguar puthje dhe që ju do sinqerisht.

2. Qentë jetojnë me njerëzit më shumë se 14 mijë vjet, ndërkaq macet 7.000 vjet.

3. Macja më e madhe në botë është tigri. Mund të jetë i gjatë deri në 3,3 metra dhe i rëndë deri në 300 kilogramë.

4. Kafsha më e madhe në botë është balena e kaltër. Është e rëndë sa 2.667 persona të rritur, ndërkaq e gjatë sa një fushë basketbolli, transmeton Telegrafi.

5. Kolibri dridh krahët deri në 70 herë në sekondë, ndërkaq ka madje 1.260 të rrahura të zemrës në minutë.

Menaxhimi i mbeturinave shtëpiake gjatë kohës së Covid-19

Nga Labinot SMAKAJ 

Menaxhimi i mbeturinave është një fushëveprimtari e vështirë e cila kërkon një kujdes të jashtëzakonshëm nga të gjithë akterët që merren drejtëpërdrejtë me këtë fushë, e poashtu edhe nga vet qytetarët si krijues të mbeturinave. 

Mbeturinave që krijohen gjatë konsumimit të ushqimeve dhe pijeve në shtëpi, sidomos gjatë kohës së karantinimit u duhet kushtuar një kujdes i veçantë. 

Gjatë kësaj kohe sidmos ata që janë të prekur nga Covid-19, duhet që mbetuinat t’i fusin në qese të zeza dhe t’i mbyllin plotësisht, para se ato të hidhen në kontejner ku shërbimet e grumbullimit do t’i mbledhin dhe marrin për deponim. 

Pylli i pemëve 500-vjeçare!

Ka shumë vende në botë që kanë nevojë për mbrojtje nga ligji që të mos shkatërrohen. I tillë është edhe pylli Laurisilva i cili është marrë në mbrojtje si trashëgimi natyrore e UNESCO-s, për shkak të vlerave që ka.

Pylli Laurisilva është një pyll që dikur mbulonte një pjesë të madhe të Evropës Jugore rreth 15-40 miliona vite më parë. E veçanta e pyllit Laurisilva është se ai është mbushur me pemë 500-vjeçare të vjetra.

Ja pse Zvicra është mbretëreshë e ekoturizmit!

Për t’u zhytur në turizmin zviceran, nuk është e nevojshme të udhëtosh shumë larg dhe një sistem i shkëlqyer transporti zviceran e bën atë të përballueshëm për të parë vendet më të mira në Zvicër. Fshatrat e Zvicrës, liqenet dhe malet janë të bukura në çdo kohë të vitit. Pavarësisht se thjesht po vizitoni ose po zhvendoseni, në Zvicër ka shumë atraksione kryesore. Vizitoni vendet më të mira në Zvicër për të provuar më të mirat e turizmit të këtij shteti. 

                                                                1.Chateau de Chillon, Montreux
E vendosur në zemër të Rivierës Zvicerane në brigjet e Liqenit të Gjenevës është Kalaja e Chillon – kështjella e vjetër me ujë katër-shekullore. Chateau de Chillon përbëhet nga 25 ndërtesa dhe tre oborret dhe është e arritshme me varkë, autobus ose me këmbë nga qyteti i Montreux. Kjo është një nga ndërtesat më të vizituara historike në Zvicër dhe sigurisht një vend që duhet të vizitohet. 

Tuesday, July 14, 2020

Libri “Të shkruash gjelbër” i autorit Afrim Berisha

“Të shkruash gjelbër”, është një përmbledhje e shkrimeve, opinioneve dhe analizave të Afrim Berishës, të cilat janë botuar në gazeta ditore, revista dhe portale të ndryshme të agjencive të lajmeve gjatë periudhës kohore 2006-2015.

Janë disa arsye që e kanë nxitur autorin për ti përmbledhur këto shkrime në formën e një libri:

Së pari, të gjitha temat e trajtuara në shkrime e kanë në fokus një çështje: mbrojtjen e mjedisit. Pastaj, edhe pse këto shkrime kanë qenë të botuara paraprakisht në gazeta, revista e portale, jo të gjithë dashamirësit e shkrimeve për çështjet mjedisore kanë pasur mundësinë ti lexojnë ato, andaj përmes përmbledhjes në një format të librit, lexuesit do të kenë rastin jo vetëm që ti lexojnë, por edhe të shohin llojllojshmërinë e temave dhe dallimet në mënyrën e qasjes ndaj problemeve të trajtuara.

Gjithashtu, mënyra e trajtimit të problemeve përmes shprehjes së opinionit në formë të shkrimeve publicistike është një mundësi më e mirë për të ndikuar tek publiku në sensibilizimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit.

Duke ditur faktin se në Kosovë, librat që në fokus e kanë çështjen e mbrojtjes së mjedisit janë të rrallë, ky libër do të jetë një mundësi më shumë për të pasuruar fondin e librave që trajton këtë çështje.

Prandaj, “Të shkruash gjelbër”, më shumë se një libër është një thirrje për veprim, është një zë i gjelbër dhe një doracak për mbrojtjen e mjedisit i cili shpresoj të ju hyjë ne shërbim lexuesve të rëndomtë, studentëve, atyre që dëshirojnë të kenë njohuri më të gjëra për çështjet e mjedisit, por edhe atyre që e pëlqejnë publicistikën me tema mjedisore.

Ripërtëritja e tokës së shkatërruar!

Në të gjithë botën, një sipërfaqe më e madhe se gjithë Amerika e Jugut është shpyllëzuar, shkatërruar apo kripëzuar. Një studim i Institutit te Burimeve Botërore thotë se përmirësimi i kësaj sipërfaqe toke të shkatërruar mund të sjellë përfitime. Raporti “Biznesi i Mbjelljes së Pemëve” ofron disa shembuj interesant për disa projekte të implementuara nga disa kompani.

Disa depozita uji nga kompania “Land Life” ndihmojnë që farat të mbijnë në zona të thata. Kompania “Fresh Coast Capital” përdorë vetë natyrën për të pastruar ndotjet. Këto kompani synojnë të sjellin përfitime nga ripërtëritja e tokës së shkatërruar.

Disa kuriozitete interesante për jetën në tokë!

  • Mjalti është produkt organik i krijuar nga shtazët në tokë që nuk prishet kurrë.
  • Kandili i detit Turritopsis Nutricula është i vetmi organizëm i njohur në Tokë i cili është biologjikisht i pavdekshëm.
  • Zemra e një balene blu është aq masive sa që një qenie njerëzore mund të notojë nëpër arteriet e saj.
  • Zemrat e grave rrahin më shpejt, por zemrat e burrave janë më të mëdha.
  • Për çdo person në botë ka rreth 1.6 milion milingona. Pesha e përgjithshme e të gjithë këtyre milingonave është e barabartë me peshën e kombinuar të popullatës njerëzore në botë.
  • Një oktapod ka tre zemra.
  • Ka dhjetë herë më shumë baktere në trupin e njeriut sesa ka qeliza.
  • Macet kanë 27,000 sytha shije. Kjo është katër herë më shumë sesa ato që kanë qeniet njerëzore.
  • Askush nuk ka arritur ndonjëherë të zbusë një elefant afrikan.

Sunday, July 12, 2020

Pemët më të vjetra në rruzullin tokësorë

A keni menduar ndonjëherë se cila mundë të jetë pema më e vjetër në botë dhe sa vite mundë ti ketë ajo? Në këtë artikull do ju sjellim informacione për disa nga pemët më të vjetra në botë. 

General Sherman 

Quhet General Sherman dhe mendohet të jetë një pemë 2500 vjeçare. Sherman gjendet në Parkun Kombëtar të Kalifornisë “Sequoia National Park”, ku ekzistojnë pesë prej 10 pemëve më të mëdha në botë.

Chestnut Tree- Pema gështenjë

Është një gështenjë dhe mendohet të jetë 2000-4000 vjeçare. Ndodhet në Malin Etna në Siçili. Është pema më e madhe dhe më e vjetër në botë. Mosha e saj është mbresëlënëse duke marë parasysh se Etna është një ndër vullkanet më aktivë në botë. Ajo gjendet 5 milje larg nga krateri.

Të mbrojtura vërtetë apo vetëm në letër?!

Nga Afrim Berisha

Kosova, nga shumë studiues të huaj dhe vendor konsiderohet si vend me vlera të rralla natyrore. Me qëllim që këto vlera të natyrës të mbrohen, të konservohen dhe të menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme tani më është e njohur dhe e dëshmuar praktika e shpalljes së zonave të mbrojtura të natyrës. Edhe Institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekje që të adaptojnë dhe implementojnë këto praktika të shpalljes dhe mbrojtjes me ligj të zonave me vlera të veçanta natyrore.

Është Ligji për Mbrojtjen e Natyrës (Ligji Nr. 03/L-233) i miratuar nga Parlamenti i Kosovës, ai i cili i definon zonat me vlera të mbrojtura të natyrës si “pjesë të natyrës të cilat meritojnë mbrojtje të veçantë me qëllim të ruajtjes të larmisë biologjike dhe peizazhore për shkak të ndjeshmërisë së tyre ose për shkak interesit shkencor, kulturor, estetik, arsimor, ekonomik dhe interesave tjera publike”.

Po ashtu bazuar në këtë ligj dhe në klasifikimet standard ndërkombëtare, varësisht prej vlerave që kanë ekzistojnë kategori të ndryshme të zonave të mbrojtura.

Sipas të dhënave që ofron Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës si institucion qëndron për kryerjen e punëve profesionale për zonat e mbrojtura, Kosova ka 98 zona të mbrojtura, prej tyre 11 Rezervate të Natyrës, 2 Parqe Kombëtarë, 81 Monumentet të Natyrës, 2 Parqe te Natyrës dhe 2 Peizazhe te MbrojturaSipërfaqja e  Zonave te Mbrojtura është rreth 125 mijë  ha, ose  rreth 11.4 %  e sipërfaqes  së përgjithshme te Kosovës. Ndërkohë që në procedurë për tu marrë në mbrojtje ligjore janë edhe shumë zona të tjera të kategorive të ndryshme.

Shikuar për nga numri i zonave të mbrojtura dhe sipërfaqja që zënë ato, krijohet përshtypja që Kosova ka sistem shumë efikas të menaxhimit të zonave të mbrojtura të natyrës. Mirëpo nëse e analizojmë çështjen më në hollësi dhe ndalemi të aspekti praktik dhe efikasiteti i implementimit të ligjit të natyrës dhe te respektimi i kritereve për zonat e mbrojtura,  menaxhimi i zonave të mbrojtura lë shumë për të dëshiruar. Në vazhdim të këtij shkrimi do të mundohem të ofrojë disa shembuj që e argumentojnë konkluzionin e mësipërm.

Deponitë e mbeturinave një ndër problemet kryesore mjedisore në Kosovë

Nga Afrim Berisha

Përkundër investimeve, masave dhe fushatave trendi i krijimit te deponive ilegale është në rritje nga viti në vit.

Numri i madh i deponive ilegale të mbeturinave vazhdon të jetë një ndër problemet më të mëdha në Kosovë. Këtë e dëshmon edhe raporti i fundit i publikuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, me mbështetjen e Organizatës Gjermane për Shoqëri të Hapur – GIZ.

Sipas Raportit Menaxhimi i Mbeturinave Komunale në Kosovë, në vitin 2019 janë identifikuar 2529 deponi ilegale të mbeturinave. Ky numër është për 957 më i madh krahasuar me vitin 2017.

Nga 2529 deponi ilegale që janë identifikuar, sipas vlerësimit, 39% janë deponi të mëdha, 32% janë deponi të mesme, ndërsa 29% janë deponi të vogla.

Sipas llojit të mbeturinave, 49% e deponive ilegale janë nga mbeturinat komunale, 37% janë nga mbeturinat e ndërtimit dhe demolimit, 7% janë nga mbeturinat e rrezikshme dhe industriale, 4% janë nga mbeturinat e vëllimshme dhe 6% janë nga mbeturinat tjera.

Sipas të dhënave të prezantuara në raport, rajoni i Gjakovës e ka numrin më të vogël të deponive ilegale (118), ndërsa rajoni i Prishtinës e ka numrin më të madh të deponive ilegale (582).

Fond për mbrojtjen e mjedisit apo infuzion për buxhetin e shtetit?

Nga Afrim Berisha

Këto taksa janë vetëm një infuzion shtesë për Buxhetin e Kosovës dhe destinimi i tyre jo vetëm që nuk do të përdoret për mbrojtjen e mjedisit por ka gjasa që të përdoret për projekte që e dëmtojnë edhe më shumë mjedisin.

Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka miratuar projektligjin për taksën rrugore dhe ekologjike të automjeteve. Sipas këtij projektligji parashihet pagesa e shumës prej 10 eurosh për automjetet që janë nën 3.5 ton, kurse ato që janë më shumë se 3.5 tonë do të duhet të paguajnë taksën vjetore prej 30 eurosh. Këto shuma do të vlejnë edhe për veturat e huaja që hyjnë në vendin tonë dhe shuma do të arkëtohet në një nga pikat kufitare të vendit.  Përveç kësaj Qeveria e Kosovës ka planifikuar që të aplikojë akciza edhe për produkte tjera të importuara sikur janë qeset e plastikes, poçet elektrike jo eficente dhe gomat e vjetra të veturave.

Për importin e qeseve, planifikohet që në të ardhmen bizneset të paguajnë akcizë 3 euro për kilogram të qeseve plastike, 30 centë për poçet elektrike dhe 5 euro për gomat e vjetra.
Të gjitha këto të hyra në buxhetin e shtetit po planifikohen të bëhen në emër të mbrojtjes së mjedisit!? Dhe në shikimin e parë dhe në bazë të deklarimeve të zyrtarëve qeveritarë, duket sikur do të kemi një buxhet më të madh që do ti dedikohet mbrojtjes së mjedisin dhe se nga këto taksa pritet të investohet kryesisht në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe në mbrojtjen e tij. Tingëllon si një lajm i mirë për mjedisin dhe si një iniciative e cila paralajmëron se më në fund, çështja e mjedisit po gjen hapësirë në kuadër të prioritete të qeverisë dhe se problemet e mëdha mjedisore tani më do të kenë një instrument ekonomik përmes së cilit do të gjenerohen mjete për zgjidhjen e tyre. 


Mirëpo, nëse e analizojmë më në thellësi çështjen dhe destinimin e këtyre të hyrave si dhe formën e planifikuar për shfrytëzim, do të shohim se mbrojtja e mjedisit është vetëm arsyeja dhe karremi përmes së cilit do të mblidhen mjetet, kurse çështjet tjera sikur janë shfrytëzimi dhe destinimi i mjeteve nuk kanë asgjë të bëj me mbrojtjen e mjedisit. 

Kriza demografike e Kosovës në dy dekadat e shekullit XXI

Nga: Dr.sc. Sami Behrami, Demograf

Me rastin e 11 korrikut Ditës Botërore të Popullsisë.

Dita Botërore e Popullsisë e cila shënohet që nga viti 1989. Këtë datë Këshilli Drejtues i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim e shpalli si Ditën Botërore të Popullsisë, i inspiruar nga interesimi i madh i të gjitha qarqeve (shkencore e joshkencore) me rastin e lindjes së “banorit të pesë miliardë të planetit” që llogaritet të ketë lindur më 11 korrik 1987 në Zagreb.

Kosova ndodhet para ndryshimeve radikale në profilin e saj demografik. Këtë më së miri e argumenton faktet se: në njërën anë kemi zvogëlim drastik të numrit të lindjeve dhe shtimit natyror ndërsa në anën tjetër si pasoj e emigrimeve selektive, popullsia po plaket me trendë të përshpejtuara. Situata është aq e pafavorshme sa që mund të përcaktohet edhe si krizë demografike.

Zhvillimet demografik gjatë gjithë historisë së zhvillimit të shoqërisë njerëzore ishin faktor i rëndësishëm i zhvillimit dhe mbijetesës ndërsa për shumë sfera të jetës edhe vendimtar. Fenomenet demografike janë një nga sfidat kryesore edhe për zhvillim të qëndrueshëm meqenëse kanë ndikim në një gamë të gjerë  çështjesh duke përfshirë edhe ato socio- ekonomike, politike, sigurisë etj.

Duhet theksuar se si pasoj e problemeve të shumta ekzistenciale me problemet demografike nuk është marrë asnjë segment i politikës kosovare që nga përfundimi i luftës e deri me sot. Është koha e fundit që në Kosovë të ndërmerren hapa konkret në drejtim të përmirësimit të gjendjes në sferën demografike, me që se zhvillimet demografike janë bazë për zhvillim të qëndrueshëm edhe të sektorëve tjera dhe pa qëndrueshmëria demografike rrezikon e pamundëson edhe zhvillimi i qëndrueshëm i shumë sektorëve në Kosovë.

Uji, fatura e së ardhmes!

Nga Rizah Hajdari, Ekspert i Mjedisit

Dikur, etjen e shkaktuar nga vapa e gushtit po e shuaja duke pirë ujë afër “pusit të rrumbullakët”. Disa metra më poshtë, babai u kishte liruar frenat Xhogut dhe Dorisë dhë nën fishkëllimën e tij karakteristike po i inkurajonte ata të pinë ujë. Edhe më poshtë, dëgjoheshin goditje ritmike dhe të rënda; gratë po lanin tesha  dhe po i goditnin ato me “parajka” të drunjta. Tutje më poshtë, ishte vendi ku fillonte “pusi i gatë” mjaft i përshtatshëm për freskim, notim, madje edhe për gara. Të gjitha këto mund ti përjetoje në fillim të viteve 80-ta në lumin Drenica, natyrisht edhe në lumenjtë tjerë të Kosovës.

Sot, fëmijëve të mi, përshkrimi i mësipërm mund të ju duket si një përrallë, apo diçka që mund të ndodhë vetëm në filmat e animuar të tyre. Sepse sot, nuk mund të shohësh një atmosferë të tillë. Nuk është arsyeja ngritja e standardit jetësor dhe blerja e rrobalarësve; nuk është edhe se babai im tani nuk ka më Xhog e Dori; nuk është se tani ka mjaft pishina dhe nuk na duhet lumi për larje e notim. Arsyeja është mjaft e qartë. Tani në lumin Drenica dhe në lumenjtë e tjerë të Kosovës, derdhen të gjitha kanalizimet e vendbanimeve përreth, derdhen ujërat industriale të Feronikelit dhe të industrive të tjera më të vogla që operojnë përgjatë lumit, hedhen mbeturina urbane (“e rurale”). Sepse tani, për shkak të eutrofikimit, lumi pothuajse është ngulfatur në shumë vende përgjatë rrjedhës së tij. Tani nuk mund të kënaqesh duke parë lejlekun duke gjuajtur për peshq, nuk mund të gjesh lëkonin e bardhë. Jo rrallë mund të shihen peshq mbi ujë, por të vdekur.

Dita pandemike e tokës!

Nga Dr. Zeqir Veselaj 

Dita e Tokës sivjet është jubilare: 22 prilli bën gjysëm shekulli jetë. Në këtë jubile, virusi koronë (me kurorë) e kurorëzoi botën me situatën më të rëndë në shekullin 21 dhe që nga dy luftërat botërore. Ky virus e futi njerëzimin në izolim global të paparë ndonjëherë. Kosova e kompletoi muajin e parë të izolimit me numër treshifror infektimesh e dyshifror vdekjesh. Në shenjë të saj u bë një hulumtim që të evidentohen perceptimet studentëve gjatë muajit të parë në izolim, bazuar në parametrat mjedisor dhe të zhvillimit të qëndrueshëm që ata mund të vëzhgojnë në familjet e tyre. Respondentë të hulumtimit online ishin 339 student të Fakultetit të Edukimit nga programet bachelor të gjithë viteve të studimit. 

Po jetojmë në epokën e pandemisë më të gjërë që njeh njerëzimi nga respondentët u kërkua të deklarohen se si e perceptojnë ata origjinën e virusit. Nga shtatë mundësitë e ofruara, rreth 1/3 e respondentëve e konsiderojnë luftë ekonomike në mes fuqive botërore më shumë se sa biologjike. Në fakt që nga fillimi i pandemisë ka pasur dyshime lidhur me një “virus i cili më shumë do falimentoi njerëz se sa të mbys” por shkalla rapide e përhapjes ka lënë në plan të dytë këto spekulime. Por tashmë janë rritur presionet në drejtim të shtetit të origjinës nga SHBA, Gjermania e shtetet tjera. Rreth 21% e respondentëve e perceptojnë si sëmundje virusale të zakonshme. Shifrat e “korrigjuara” të viktimave nga Kina kanë vënë në veprim shërbimet inteligjente lidhur me pasojat e vërteta të pandemisë. Shumë qarqe veç po e krahasojnë tragjedinë biologjike të Wuhanit në Kinë me atë radioaktive të Çernobilit në ish-BRSS, sidomos në manipulimet me numrin e viktimave. Mbi 19% e respondentëve e shohin pandeminë si “dënim” për mëkatet tona ndaj natyrës, 13% e lidhin atë me mbikonsumin e mishit në botë, ndërsa rreth 10% me ndotjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Sido që të jetë, të shumica e burimeve në thelbin e tyre e shohin virusin të lidhur me aspektet e një zhvillimi të paqëndrueshëm të planetit: mëkatet ndaj natyrës, ndryshimeve klimatike, abuzimin me mishin për ushqim (mbikonsumin), ndotjen enorme të mjedisit. Një numër i papërfillshëm e konsiderojnë pandeminë si ekzagjerim mediatik. 


Situatën e përgjithshme të mjedisit të Kosovës, rreth gjysma e respondentëve e shohin afërsisht të njëjtë me atë të rajonit, rreth ¼ e konsiderojnë të keqe ndërsa pjesa tjetër të mirë. 

Hulumtimi kërkoi nga respondentët identifikimin e tri problemeve më madhore të mjedisit (nga shtatë) për kohën që po jetojmë. Si problemi kryesor mjedisor për 72% e respondentëve paraqiten mbeturinat, më pas vie ndotja e ajrit ambiental (63%), ndotja e ujit dhe mungesa e tij bashkë me shpyllëzimin dhe djegien e pyjeve radhiten në vendin e tretë me rreth 40% të respondentëve. Ndryshimet klimatike radhiten në vendin e katërt, ndjekur nga mbishfrytëzimi i resurseve natyrore dhe humbja e biodiversitetit. 

Si t'i quajmë Bjeshkët e Nemuna!

Nga Dr.sc. Behxhet Mustafa 

Bjeshkët e Nemuna janë sistem malor i veçantë në Siujdhesën Ballkanike që shtrihen në trekëndëshin ndërmjet Dinarikeve në Veriperëndim, Sistemit të Malit Sharr në Juglindje dhe Rodopeve në Lindje dhe Verilindje. Siç dihet Bjeshkët e Nemuna përfshijnë rreth 3500 km2 të shtrira ndërmjet liqenit të Shkodrës, Rrafshit të Dukagjinit, luginës së Zetës, luginës së Plavës dhe Gucisë. 

Sistemi i Bjeshkëve të Nemuna përbëhet prej 24 grupeve malore dhe prej 152 majave më të larta se 2000 m, ndërsa numri më i madh i tyre me pjesët më madhështore me numrin më të madh të grykave, kanjoneve, luginave me mbi 1000 km2 shtrihen në territorin e Republikës së Kosovës. Këto masive malore në popull janë të njohura si “Bjeshkë të Nemuna“, “Bjeshkë të Rugovës”, “Alpet Shqiptare” etj., por nga disa njerëz të vendit tonë qoftë nga shkenca qoftë nga politika apo dhe të zakonshëm viteve të fundit po kontestohet emërtimi “Bjeshkët e Nemuna” , sepse kështu për qëllime të caktuara “Prokletije” i ka emërtuar Jovan Cvijiqi një gjeograf i njohur serb, por dhe një nacionalist dhe antishqiptar i madh (Jovan Cvijiqi ishte në përbërje të komisionit për caktimin e kufijve të Shqipërisë më 1913). 


Për hir të së vërtetës dhe sqarimit për të gjithë ata që nuk e kanë pasur rastin të kenë literaturën nga autor të ndryshëm nga lëmi i gjeologjisë, gjeografisë, botanikës, historisë etj., në lidhje me sistemin malor të Bjeshkëve të Nemuna faktet dokumentojnë se termi “Bjeshkë të Nemuna” është term popullor dhe qysh në vitet e dyzeta të shekullit të 19-të për herë të parë në literaturën shkencore si të tillë e përdorë gjeologu i njohur francez Ami Boue. 

Degradimi urban i një qyteti!

Nga: Ark. Ylber Vokshi –Ylli

Qyteti i Gjakovës ka pasur një traditë në zhvillimet urbane. Nga një qytezë mesjetare e shekullit XV u zhvillua në një qendër administrative të kohës. Në shekullin e XX,  vazhdimësi të kritereve të ashpra të kësaj treve, dhe në aftësitë specifike dhe kolektive të gjakovarëve, me anën e arsimimit të ekspertëve të kësaj fushe, ky mjedis u zhvillua në një qendër urbane për lakmi. Ajo çka është tentuar me dekada që pjesa e qendrës së qytetit të ri të fitoi identitetin urban, që është proces shumë i vështirë urban u arrit të degradohet pas luftës nga vet ne.

Reagimet i mija për të cilat kamë shkruar para shumë vite, për atë se çka është duke ngjarë në qytetin e Gjakovës, në fushën e planifikimit hapësinor, urban dhe të ndërtimit, datojnë shumë vite më parë, duke u nisur nga ajo se kamë qenë pjesë e atyre profesionistëve që kamë kontribuar shume vite në ekipin e udhëhequr nga arkitekti i nderuar gjakovar Skender Këpuska, i cili është “pensionuar”, e sot jeton i izoluar nga problematika urbane e qytetit të ti që aq shumë i dha.

Ne ishim ata që vazhduam rrugën e baballarëve tanë, që duke respektuar traditën dhe disa principe të një jete të dëshiruar urbane. Edhe se të pa shkolluar, por me një dell perfektë për hapësirën që na rrethon, ata kishin ditur të harmonizojnë, unifikojnë të vjetrën me të renë. Një arritje të tillë në Gjakovë duhej respektuar të gjithë ne si pasardhësit e një mjedisi urban (qyteti),të cilin e kanë respektuar me shekuj paraardhësit tonë. Është për tu admiruar se si një qytezë e vogël, kur ka pasur “presione” ekonomike dhe demografike për tu zgjeruar (është rasti pas luftës së dytë botërore),ka arritur të zgjidhe me dinjitet ato presione urbane të kohës.

Bletët si bioindikatorë për mbikqyrjen e ndotjes së ajrit

Bletërritësit dhe karabinierët italianë nisën një projekt në Romë që prashikon të përdorë bletët për të kuptuar dhe për të kontrolluar më mirë ndotjen e ajrit në kryeqytetin italian. Rreth 15 koshere të vogla janë vendosur në çatinë e ndërtesës ku ndodhet Federata Italiane e Bletërritësve, në qendër të kryeqytetit italian.

“Kjo është një koshere urbane eksperimentale që na shërben për të mbledhur të dhëna me interes shkencor, si për shembull hartimi i një plani për biodiversitetin e bimësisë në Romë, qytet i Europës ku bimësia është më e pasur dhe ka shumë lule për bletët”, theksoi Raffaele Cirone, president i FAI.


Një mënyrë ekologjike për riciklimin e gomave

Miliona tonelata gomash te vjetra, përfundojnë çdo vit ne grumbujt e mbeturinave industriale. Një kompani italiane ka zbuluar një teknike te pastër, qe bën te mundur zgjatjen e jetës se gomave te papërdorshme. Riciklimi i gomave gjigante mund te jete problematik, sepse përmbajnë një sasi te madhe metali. Shpërbërja e tyre është e vështirë dhe makineritë qe e bëjnë nje gje te tille, prishen lehtësisht.


Kompania Greentech Innovations ne Itali njofton se ka gjetur një zgjidhje ekologjike per riciklimin e rrotave te mëdha te makinave dhe kamionëve. Brenda kësaj makinerie, pajisje me ujë me presion vene ne shënjestër gomën e vjetërsuar duke e ndare ne copa te vogla. Ideja eshte qe uji me presion është si nje the thike qe ndan gomën nga skeleti metalik.

Saturday, July 11, 2020

Himalaja shihet nga India pas 30 vjetësh!

Për herë të parë pas 30 vjetësh malet Himalaje janë të dukshme që nga disa pjesë të Indisë, pas rënies së ndotjes së ajrit prej kufizimeve të epidemisë së koronavirusit.

Rënia e niveleve të ndotjes së ajrit prej kufizimit të aktivitetit ka bërë që banorët e krahinës Punjab të Indisë rreth 200 km larg Himalaja, të mbushin mediat sociale me pamje të maleve legjendare, me maja të mbuluara me dëborë.


India ka një popullsi prej rreth 1.4 miliard njerëz dhe vitin e kaluar kryesoi diagramet si qytetet më të ndotura në botë sipas IQAIR.

Por bllokimi i rreptë gjatë pandemis në vend do të thotë që më pak makina dhe biznese janë në veprim, dhe nivelet e ndotjes janë zvogëluar.

Bordi Qendror i Ndotjes i Indisë tha se bllokimi në shkallë vendi ka rezultuar në përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit në vend.

India, gjatë shumicës së vitit, regjistron një kufi pesë herë më të lartë – 100mg/m3 – sesa kufiri global i sigurt, sipas SBS News.

Ecja në natyrë për shëndet më të mirë!

Sipas një studimi në Universitetin Stanford, shëtitja në natyrë ka efekte shumë pozitive psikologjike tek njerëzit, krahasuar me jetën urbane.

Për t’u ndjerë më mirë mund të arrihet ndoshta shumë thjesht nëpërmjet një ecjeje në pyll. Shkencëtarët në Universitetin Stanford studiuan rreth 40 individë me shëndet të plotë mendor. Gjysmës së tyre iu kërkua të bënin një shëtitje nëpër qytet. Gjysmës tjetër iu tha ta bënin shëtitjen në natyrë.

Pas kthimit, personat që ecën në natyrë shfaqën më pak shenja mërzitjeje ose pezmatimi, krahasuar me ata që ecën përmes qytetit.

“Ekzaminuam pjesët e trurit që aktivizohen gjatë krijimit të ndjesisë së mërzitjes, dhe vumë re një rënie të këtij aktiviteti tek personat që ecën në natyrë, ndërsa nuk pati ndryshim tek ata që ecën nëpër zona urbane.”

Kështu shprehet Gregory Bratman, i Universitetit Stanford, i cili shton se nuk dihet se sa kohë është e nevojshme të qëndrohet në mjedise natyrore, që të arrihet një përfitim i tillë.

“Duhet të mendojmë si ta integrojmë sërish natyrën në qytetet tona.”

Gjysma e popullsisë së botës jeton tashmë në qytete.


Procesi i kapjes së Dyoksidit të Karbonit!

Shumica e shkencëtarëve janë dakord se rritja e sasisë së dioksidit të karbonit në atmosferë është duke kontribuar në ndryshimin e klimës, që mund të ketë efekte katastrofike. Por procesi i eliminimit  të dioksidit të karbonit nga gazet industriale që çlirohen në atmosferë është i komplikuar dhe i kushtueshëm. Por një ekip në Norvegji po punon që këtë proces ta bëjë më të lehtë dhe me një kosto më të ulët.

Pavarësisht nga përparimet e vazhdueshme në zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, energjia me koston më të ulët ende prodhohet nga fosilet, si qymyri, nafta dhe gazi natyror.

Por, meqë djegia e këtyre lëndëve çliron sasi të mëdha të dioksidit të karbonit, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë metodat më të efektshme dhe me kosto më të ulët për kapjen dhe magazinimin e gazeve të dëmshëm të çliruara në atmosferë.