Rënia e sasisë së oksigjenit në oqeane, e shkaktuar nga
ndryshimi i klimës por ndotja, mund të kenë “pasoja të rënda” në jetën detare,
peshkimin dhe komunitetet bregdetare, paralajmëroi një organ ndërkombëtar për
ruajtjen e natyrës. Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ka
njoftuar se janë identifikuar rreth 700 nivele të ulëta të oksigjenit, me vetëm
45 në vitet 1960. Grupi paralajmëroi që në të njëjtën periudhë, sipas
rezultateve të hulumtimit, vëllimi i ujërave anoksike, ato pa oksigjen fare, të
katërfishohej.
“Sipas këtyre të dhënave, niveli global i oksigjenit në oqeanet ka rënë me rreth 2%. Nuk tingëllon shumë, por ky ndryshim i vogël mund të ketë pasoja të mëdha”, tha Minna Epps, Drejtorie e IUCN për Programin Global Detar dhe Polar. “Deoksigjenacioni do të ketë ndikim në biodiversitetin, biomasën e llojeve të rëndësishme tregtare, si dhe te speciet e rralla. Do të ketë gjithashtu pasoja për habitatet. Tani ne shohim se speciet po migrojnë për këtë shkak”, shtoi ajo.
Sipas tendencave aktuale, oqeanet pritet të humbasin tre deri në katër përqind
të oksigjenit deri në vitin 2100. Nga këto, humbja më e madhe do të ndodhë në
thellësi deri në 1.000 metra, të cilat janë dhe më të pasurat me specie.
No comments:
Post a Comment