A keni menduar ndonjëherë se cila mundë të jetë pema më e vjetër në botë dhe sa vite mundë ti ketë ajo? Në këtë artikull do ju sjellim informacione për disa nga pemët më të vjetra në botë.
General Sherman
Quhet General Sherman dhe mendohet të jetë një pemë 2500 vjeçare. Sherman gjendet në Parkun Kombëtar të Kalifornisë “Sequoia National Park”, ku ekzistojnë pesë prej 10 pemëve më të mëdha në botë.
Chestnut Tree- Pema gështenjë
Është një gështenjë dhe mendohet të jetë 2000-4000 vjeçare. Ndodhet në Malin Etna në Siçili. Është pema më e madhe dhe më e vjetër në botë. Mosha e saj është mbresëlënëse duke marë parasysh se Etna është një ndër vullkanet më aktivë në botë. Ajo gjendet 5 milje larg nga krateri.
Pema e quajtur Jomon Sugi ndodhet në Jokushima në Japoni dhe është pema më e vjetër dhe më e madhe në ishull. Kjo është një ndër arsyet pse pema është në mbrotje të Unesko-s. Pema mendohet të jetë 200 vjeçare por ka edhe të tjerë të cilët besojnë se ajo është 5000 vjeçare.
Pema e ullirit
Kjo pemë e lashtë e ullirit është e vendosur në ishullin e Kretës dhe është një nga shtatë pemët më të vjetra të llojit të saj në Mesdhe. Ajo besohet të jetë 2000 deri në 3000 vjet e lashtë. Ajo ende prodhon ullinj. Drurët e ullirit janë rezistentë ndaj thatësirës dhe zjarrit. Kjo është një ndër arsyet e jetëgjatësisë së tyre.
The Senator
Pema e quajtur The Senator është një ndër më të mëdhatë dhe më të vjetrat në ShBA. Ajo gjendet në Florida dhe mendohet të jetë 3500 vjeçare. Madhësia e saj është mbresëlënëse për faktin se ajo i ka rezistuar uraganeve të shumtë, duke përfshirë një të fuqishëm në vitin 1925 i cili e reduktoi gjatësinë e saj me 40 metra.
Methuselah
Kjo është pisha më e vjetur në tokë e cila me mendohet të jetë 4850 vjeçare. Ndodhet në Malin e Bardhë të Kalifornisë. Vendodhja e saktë e kësaj peme mbahet sekret me qëllim për ta ruajtur atë nga publiku.
No comments:
Post a Comment