Franca bashkohet me “revolucionin e gjelbër” në hekurudha
duke blerë 15 trena me hidrogjen, të cilat duhet të zëvendësojnë modelet
ekzistuese të naftës, njoftoi kreu i transportuesit hekurudhor shtetëror SNCF. Trenat
e hidrogjenit janë të pajisur me qeliza të karburantit që prodhojnë energji
elektrike nga hidrogjeni dhe oksigjeni, raporton SeeBiz.
Gjermania thuhet se është vendi i parë që prezantoi teknologjinë një vit më
parë, duke lëshuar dy trena nga prodhuesi francez TGV Alstom në një rrugë 100
kilometra.
“Shpresojmë të nënshkruajmë një urdhër për të prodhuar 15 trena me energji hidrogjene brenda disa javësh”, tha Drejtori i Përgjithshëm i SNCF, Guillaume Pepy. Ai shtoi se trenat duhet të funksionojnë për rreth dy vjet. Pepy theksoi se qëllimi i SNCF është që brenda 15 viteve të mos ketë asnjë tren me naftë në hekurudhat franceze.
No comments:
Post a Comment