Qershia si frut dhe pema e saj janë cituar në poezinë e Lorkës e të Nerudës dhe është protagoniste e shumë shprehjeve popullore. Në 1400 ky frut pikturohej në disa kuadro me subjekt fetar.
Emri qershi vjen nga greqishtja Kerasos, prej së cilës kanë dalë cherry (anglisht), cerise (frengjisht), cereja (portugalisht) dhe cereza (spanjisht).Për sa i përket prejardhjes thuhet se u importua nga Turqia në Romë në vitin 72 e që këtu u kultivua dhe u përhap në të gjithë perandorinë. Ne 1700 kultivimi i saj filloi të përhapej në të gjithë Evropën dhe në vitin 1900 bëhet sagra e parë e qershisë në Marosita.
Për këtë pemë me lule të bukura rrëfehen një sërë mitesh, pothuaj nga e gjithë bota. Në mitologjinë greke ishte pema e shenjtë e Afërditës (perëndia e dashurisë) dhe frutet e saj duket se sillnin fat të dashuruarve. Në Sicili thuhet se nëse deklaratat e dashurisë bëhen poshtë një peme qershie, do të jenë gjithmonë me fat. Legjendat Saksone tregojnë se pemët e qershive fshehin hyjnitë që mbrojnë natyrën. Në Finlandë thonë se ngjyra e kuqe e këtij fruti është simbol i mëkatit.
Disa bestytni ne lidhje me pemën e qershisë:
Mos harroni të shprehni tre dëshira herën e parë brenda vitit që hani qershi.Mbillni një pemë qershie pranë shtëpisë suaj, nëse doni të ruani atë nga dukuritë e ndryshme natyrore, por mos i këpusni degët e lulëzuara për të zbukuruar shtëpinë, sepse humbasin vetite magjike që përcjell kjo pemë.
No comments:
Post a Comment