Deri në vitin 2030, gati gjysma e popullsisë së botës, perkatesisht 47% e tyre, mund të ketë probleme me mungesën e ujit. Këtë gjë e parashikon Instituti Ndërkombëtar i Ujit në Stokholm, sipas të cilit shkripëzimit i ujit të detit mund të jetë një alternativë e vlefshme, por ne duhet të sigurohemi që impiantet dhe proceset të realizohen duke respektuar ekosistemet natyrore dhe është thelbësore që të zhvillohen standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
“Është e nevojshme të hartohen zgjidhje që marrin parasysh ndryshimet klimaterike dhe emergjencën e ujit”, tha Sergio Colagrossi, inxhinier dhe ekspert në teknologjitë e gjelbra.
“Impiantet e shkripëzimit të ujërave të detit janë të përhapura në të gjithë zonën e Mesdheut. Kërkesa në rritje për ujë të pijshëm dhe mungesa e burimeve do të nxisë adoptimin gjithmonë e më shumë të impianteve për shkripëzimin”, shtoi ai.
Në veçanti, në zonat ku përqendrimet e kripës tejkalojnë pragun e toksik, është evidentuar një regres i posidonisë oqeanike, një bimë themelore për të analizuar stabilitetin e mjedisit detar. Një ndikim i shkaktuar edhe nga mungesa e një legjislacioni të përshtatshëm mjedisor në nivel global, europian dhe kombëtar.
No comments:
Post a Comment