Miliona tonelata gomash te vjetra, përfundojnë çdo vit ne grumbujt e mbeturinave industriale. Një kompani italiane ka zbuluar një teknike te pastër, qe bën te mundur zgjatjen e jetës se gomave te papërdorshme. Riciklimi i gomave gjigante mund te jete problematik, sepse përmbajnë një sasi te madhe metali. Shpërbërja e tyre është e vështirë dhe makineritë qe e bëjnë nje gje te tille, prishen lehtësisht.
Kompania Greentech Innovations ne Itali njofton se ka gjetur një zgjidhje ekologjike per riciklimin e rrotave te mëdha te makinave dhe kamionëve. Brenda kësaj makinerie, pajisje me ujë me presion vene ne shënjestër gomën e vjetërsuar duke e ndare ne copa te vogla. Ideja eshte qe uji me presion është si nje the thike qe ndan gomën nga skeleti metalik.
Inxhinieret e Greentech Innovations që janë
shpikesit e kësaj makinerie thonë se teknologjia e tyre jone shërben per goma
te mesme dhe te medha. Duke perdorur vetem uje me presion ne shperbejme gomat
me pompa. Kjo na jep mundësi riciklimin e gomes dhe shkëputjen nga metali. Pra procesi i recilimit është e kunderta e
ndertimit te gomes. Kur ndërtohet nje rrote
makine, ne fillim ndertohet skeleti dhe pastaj ai rrethohet me gome. Ajo qe teknologjia
e re e reciklimit nuk eshte gje tjeter vecse shkeputja e gomes nga skeleti, shpërbërja
e gomës dhe ne fund te ketij procesi ne sigurohen copa gome te riperdorshme. Materiali i perftuar, filtrohet, thahet, kthehet ne
grimca dhe i shitet kompanive qe e riciklojne duke e perdorur per objekte te
tjera si pista sporti, kosha, cati, asfaltim rrugesh, rruge bicikletash ose si
nje nga elementet per goma te reja. Metali u
shitet rafinerive ku perdoret per prodhimin e artikujve te tjerë metalike.
Greentech Innovations thote se procesi nuk e demton mjedisin jo
vetem sepse elemente te ndryshëm te gomave mund te riciklohen por edhe sepse
menyra e riciklimit nuk liron ndotës ne mjedis. Kjo teknologji mund te konsiderohet krejtesisht
ekologjike sepse funksionon ekskluzivisht me uje me presion. Nuk ka asnje
faktor tjeter, pervec energjise se nevojshme per te aktivizuar pompat dhe nuk
ka asnje hedhje mbeturinash mbi ose nentoke.
Greentech Innovation u themelua nga pese inxhinieret dhe filloi punen ne vitin 2012. Kostoja e menaxhimit te nje kompleksi qe perpunon 8 mije tone goma ne vit, eshte rreth 3.5 - 4 milione euro ne vit.
Përndryeshe, në Evropë cdo vit hidhen jashtë prodhimit rreth 3.5 milione tone gomash te perdorura. Evropa po ashtu eshte ne krye te riciklimit te gomave te perdorura. Më shumë se 2.5 milione tonelata goma makinash recikohen cdo vit. Perpunimi i gomave eshte alternativa me e zakonshme ndaj hedhjes se gomave ne zona mbeturinash.
Lexoni me shume: www.greentechinnovation.it/ en
No comments:
Post a Comment