Për herë të parë pas 30 vjetësh malet Himalaje janë të dukshme që nga disa pjesë të Indisë, pas rënies së ndotjes së ajrit prej kufizimeve të epidemisë së koronavirusit.
Rënia e niveleve të ndotjes së ajrit prej kufizimit të aktivitetit ka bërë që banorët e krahinës Punjab të Indisë rreth 200 km larg Himalaja, të mbushin mediat sociale me pamje të maleve legjendare, me maja të mbuluara me dëborë.
India ka një popullsi prej rreth 1.4 miliard njerëz
dhe vitin e kaluar kryesoi diagramet si qytetet më të ndotura në botë sipas
IQAIR.
Por bllokimi i rreptë gjatë pandemis në vend do të
thotë që më pak makina dhe biznese janë në veprim, dhe nivelet e ndotjes janë
zvogëluar.
Bordi Qendror i Ndotjes i Indisë tha se bllokimi në
shkallë vendi ka rezultuar në përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit në
vend.
India, gjatë shumicës së vitit, regjistron një kufi
pesë herë më të lartë – 100mg/m3 – sesa kufiri global i sigurt, sipas SBS News.
No comments:
Post a Comment