Një specie e hershme njerëzore e quajtur “hobbit” dhe që mendohet se është zhdukur mijëra vjet më parë, mund të jetë ende e gjallë sot, ka pohuar në mënyrë kontroverse një ekspert. Homo floresiensis, i quajtur “hobbit” mendohet se ka jetuar në ishullin Flores, i cili tani është pejsë e Indonezisë, midis 60.000 dhe 700.000 vjet më parë. Një antropolog ka pohuar çuditërisht se “hobbit” mund të jetë gjallë edhe sot. Gregory Forth tha për Live Science: Ne thjesht nuk e dimë se kur u zhduk kjo specie ose, guxoj të them, ne nuk e dimë nëse është zhdukur. Pra ekziston një mundësi që është ende gjallë.