Sunday, July 24, 2022

Dejka e hirtë zogu i veçantë me shkathtësi të jashtëzakonshme të qëndrimit në ajër!

16 deri ne 18 orë fluturim pa zbritur në tokë! Cila ësht kjo specie kaq e shkathët dhe e rrallë? A është e pranishm edhe në Kosovë? Ky lloj zogu është Dejka e hirtë (Apus pallidus) i familjes "Apodidae" të cilin fatmirësisht e gjejmë në Kosovë. Ky zog i rrallë qëndron në ajër nga 16 deri në 18 orë pa zbritë fare në tokë, sepse thuajse këmbët nuk i përdor fare gjatë fluturimit. Të dhënat shkencore flasin se Dejka e hirtë, ka qëndruar në ajër deri në 10 muaj pa zbritur fare në tokë. Ky njëherit konsiderohet edhe si rekordi i botës së egër i qëndrimit në ajër.

Ky lloj zogu kryen lëvizje të shpejtë në ajër andaj edhe fotografimi i tyre është i vështirë. Por, përkundër kësaj fotografët nga rrjetit shqiptar i botës së egër kanë arritur të sjellin pamje të këtij zogu.


No comments:

Post a Comment