Sunday, July 24, 2022

Ulëset në Kopenhagen si mjet vetëdijësimi dhe alarmi për ndryshimet klimatike

Duke ecur në rrugët dhe sheshet e Kopenhageni të rastisë të shohësh ulëset 85 cm të larta. Mos u habitni nuk është ndonjë gabim teknik apo një shaka. Është një mjet vetëdijësimi për te ngritur alarmin për ndryshimet klimatike.  “The Copenhagen Bench – 2100 Edition” është pjesë e fushatës “Toka jonë – përgjegjësia jonë”. Projekti synon të bëjë publikun të mendojë për ndryshimet klimatike dhe rrezikun e rritjes së nivelit të detit. Secili ulëseve ​​përreth Kopenhagës është i pajisur me një pllakë bakri ku shkruhet: “Përmbytjet do të bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme nëse nuk fillojmë të bëjmë diçka për klimën tonë. Sipas Raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, niveli i detit pritet të rritet deri në 1 metër deri në vitin 2100 nëse ngrohja globale vazhdon”.

“Sipas OKB-së, niveli global i detit do të rritet deri në një metër para fundit të shekullit dhe kjo do të ketë gjithashtu një ndikim të madh në Danimarkë nëse nuk veprojmë tani”. Danimarka, dhe Kopenhaga në veçanti, është një rajon shumë i ulët. Pjesë të kryeqytetit janë vetëm pak metra mbi nivelin e detit, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj ndikimit të menjëhershëm të rritjes së nivelit të ujit. Fundosja e qyteteve bregadetare evropiane do të dëmtonte edhe qindra momumente të famshme të kulturës evropiane.


Në videon në linkun vijues mundë të shihni sesi rritja e nivelit të detit mund të fundosi këto monumente të famshme evropiane.

https://www.euronews.com/video/2022/05/10/copenhagen-s-weirdly-tall-benches-are-a-warning-about-climate-change

No comments:

Post a Comment