Sunday, July 24, 2022

Laguna e Kune- Vainit, zonë e mbrojture me traditë 82 vjeçare

82 vite më parë, në vitin 1940, Laguna e Kune – Vainit u shpall Rezervat Gjuetie, duke shënuar zonën e parë të Mbrojtur në vend, ndërsa sot zona gëzon statusin Rezervat  Natyror i Menaxhuar. Ky rezervat ka vite që është kthyer në një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj. Ndryshimet që ka pësuar ky rezervat, ndër vite janë të shumta, si në mirëmbajtjen e ruajtjen nga dëmtimet e ndërhyrjet e ndryshme. Stafi i Administratws sw Zoneve tw Mmbrojtura Lezhë ka punuar duke hapur shtigje të reja, duke pastruar, duke krijuar hapësira, ku mund të pushohet por edhe të vëzhgohet fauna e egër.

Rritja e numrit të shpendëve në lagunë është treguesi më i mirë i shpërblimit të natyrës për qetësinë e shtuar në zonë. Shpendët kanë gjetur qetësinë e tyre në sajë të Moratoriumit të gjuetisë dhe penaliteteve të vendosura.

Rritja e numrit të vizitorëve është gjithashtu një tregues pozitiv i zhvillimit të turizmit duke e kthyer kështu lagunën e Vainit në një nga aseset turistike më të vizitueshme.

Qendra  e vizitorëve e stacionuar pranë zyrave të Administratës Rajonale Zonave të Mbrojtura Lezhë ofron, për turistët, informacionin e nevojshëm për biodiversitetin e lagunës.

Vizitorët mund të shëtisin në këmbë, me biçikletë ose me makinë. Laguna e Kune-Vainit është mundësia më e mirë për të shijuar natyrën duke qenë aktiv. Peizazhet e mrekullueshme të zonës ofrojnë mundësi për aktivitete në natyrë, si sport, piknik etj.





No comments:

Post a Comment