Fotografohet, me super cilësi, në habitatin e sajë natyror, në një zonë të Kosovës, simboli i bjeshkëve shqiptare, dhia e egër (Rupicapra rupicapra). Dhia e egër ballkanike është një specie e rrallë, e konsideruar në rrezik zhdukjet nga gjuetia e paligjshme. Ajo është shpallur e mbrojtur edhe nga Konventat Europiane të Natyrës së Egër. Pavarësisht se gjithmonë bie pre e papërgjegjshmërisë së gjuetarëve dhe gjuetisë së paligjshme. Fotografia është realizuar nga fotografi i mirënjohur Arian Mavriqi, i specializuar, veçanërisht, në fotografimin, filmimin dhe dokumentimin e jetë së egër në trojet shqiptare e më gjërë. Dkumentimi i dhisë së egër, përmes fotografive dhe videove amatore është realizuar edhe herë të tjera por në cilësi që len për të dëshiruar dhe nga mjete jo profesionale, ose në distanca tepër të largëta.
Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Sunday, July 24, 2022
Dhia e egër simboli i bjeshkëve shqiptare, fotografohet në habitatin e saj natyror
Vështirësia e fotografimit është jashtëzakonisht e madhe për
arsye të habitatit ku jeton. Habitat i karakterizuar nga terreni i thepisur, e
lartësia e konsiderueshme e Alpeve, mbi nivelin e detit. Me shaka Mavriqi thotë
se "Preferoj më shumë me fotografu Djallin se dhinë egër në gjendje të
lirë në habitatin e sajë natyral!"
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment