Disa të dhëna janë marrë edhe nga burime të ndryshme si publikime, projekte dhe studime të ndryshme.
Në raport të dhënat janë të paraqitur në mënyrë tekstuale, tabelare, dhe në figura të ndarë sipas fushave dhe sektorëve përkatës.
Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Disa të dhëna janë marrë edhe nga burime të ndryshme si publikime, projekte dhe studime të ndryshme.
Në raport të dhënat janë të paraqitur në mënyrë tekstuale, tabelare, dhe në figura të ndarë sipas fushave dhe sektorëve përkatës.
Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë shqiptare mund ta përdorë një shishe plastike për javë të tëra e në disa raste për muaj të tërë. Shishja mbushet e rimbushet me ujë, ngrohet, futet sërish në frigorifer e përdoret pa fund. Shishet plastike përdoren edhe në furnizimin me qumësht që mundësojnë gratë e fshatit dhe kalojnë nga dora në dorë e buza në buzë. Me siguri çdo amvisë mendon se një shishe plastike nuk është aq e rrezikshme për shëndetin në krahasim me rreziqet e tjera që na kanosen çdo ditë. Sidomos gjatë stinës se verës, përdorimi i shisheve plastike është tepër i lartë për shkak të nevojës për hidratim. Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e ripërdorimit të shisheve të ujit.
Çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe naftës po rriten gjithnjë e më shumë. Edhe konsumatorët gjermanë ndeshen me fatura të larta. Problemi është se nuk pritet ndonjë përmirësim i shpejtë, thekson Henrik Böhme. Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më shumë se kurrë më parë, pritet që së shpejti këtë ta pasojë çmimi i benzinës. Së shpejti ndoshta do të përmbushet një ëndërr e vjetër e Të Gjelbërve se çmimi i benzinës duhet të kushtojë 5 marka litri, kështu e vendosën dikur Të Gjelbrit në një kongres të tyre para 23 vjetësh, për ta bërë përdorimin e automjetit tek gjermanët të papërballueshëm. Por ky hap nuk u prit mirë, me zor atëherë kjo parti ia doli të hynte në Bundestag.
Duke qenë se fillimi i vitit sjell synime dhe vendime të reja me vete, ekspertët nga platforma PsychicWorld donin të zbulonin se cilat destinacione në mbarë botën besohet se sjellin lumturi dhe cilat duhet të vizitohen në vitin 2022. Hulumtimi analizoi tre kritere - numrin e kërkimeve mujore në Google, numrin e ‘hashtags’ në Instagram dhe numrin e komenteve në TripAdvisor. Kombinimi i këtyre kritereve krijoi një vlerësim mesatar të popullaritetit me rezultatin më të lartë prej 10 për secilin nga 30 destinacionet e analizuara.
Vizita e “Land of the Thunder Dragon” mund të jetë sfiduese, por ka një nxitje të re për ta hequr nga lista e vendeve të vështira për t’u vizituar pasi shtegu i tij befasues Trans Bhutan do të rihapet për udhëtarët për herë të parë në 60 vjet. Shtegu është një ish-rrugë pelegrinazhi budist që lidh vendet në Butan dhe Tibet Udhëtarët që ndjekin të gjithë shtegun do të kalojnë 18 ura kryesore dhe do të ngjitin 10,000 shkallë. Do të jetë e mundur të ecin në këmbë ose me biçikletë malore. "Ky është një projekt i bazuar në komunitet si në ndërtimin ashtu edhe në funksionimin e tij, i cili do të rivendosë një ikonë të lashtë kulturore dhe do të sigurojë një përvojë të qëndrueshme, neto karbon zero në vend për pelegrinët dhe udhëtarët," tha Sam Blyth, kryetar i Fondacionit Bhutan Canada. Ai shtoi se “Shtegu Trans Butan pasqyron gjithashtu filozofinë e vendit të Lumturisë së Përgjithshme Kombëtare dhe do t'i lejojë fëmijët e Butanit të ecin në gjurmët e paraardhësve të tyre”.
Në gjashtë vitet e fundit, arkitekti dhe dizajneri finlandez Pasi Widgren ka kryer një traditë të veçantë dimërore. Çdo dimër, ai bën udhëtimin drejt liqenit Pitkajarvi, afër qytetit të tij të lindjes, Lahti, dhe krijon një vizatim epik në dëborë. Këtë vit, ai u ndje i frymëzuar për të "vizatuar" një dhelpër duke përdorur vetëm këmbët e tij dhe një lopatë dëbore. Rezultati përfundimtar duke shumë realist. Widgren filloi të krijonte vizatimet e tij të dëborës në vitin 2016, kur kuptoi se mund të kishte koordinimin për të ekzekutuar këto lloj dizajnesh. Ai krijoi vizatimin e tij të fundit në fillim të dhjetorit 2021, i frymëzuar për të marrë temën e një dhelpre këtë vit. Në rreth katër orë, vizatimi kishte marrë formë dhe ai ishte gati të fotografonte punën e tij.
Me stinës, pamjet, qetësinë dhe krijesat e saj, natyra di të jetë mjaft e ndryshueshme, por vështirë është të kuptohet gjithçka rreth saj. Në fakt, shkencëtarët vlerësojnë se mund të ketë gjithsej 8.7 milionë lloje bimësh dhe kafshësh, por ne dimë vetëm 1.2 milionë prej tyre. Në të njëjtën mënyrë, edhe udhëtarët më të zjarrtë arrijnë të shohin vetëm një pjesë të të gjitha mrekullive të natyrës. Bright Side nxori disa fotografi befasuese që vërtetojnë se natyra ka gjithmonë diçka të re në mëngët e saj.
1. "Brendësia e kësaj peme duket si një peshk"
La Rinconada, një qytet në Peru, është qyteti i banuar në lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit. Më shumë se 30.000 banorët e tij jetojnë në një lartësi prej gati 5.100 metra mbi nivelin e detit. I vendosur në majën e malit Ananea, në mes të Andeve, kushtet e motit janë ekstreme atje, me temperatura vetëm pak mbi zero gradë Celsius gjatë pjesës më të madhe të vitit. Duke qenë pika më e lartë e banuar në botë, është gjithashtu një nga më të izoluarat. Qyteti ndodhet në 5.090 metra mbi nivelin e detit, nën hijen e një akullnaje të madhe të njohur si “Bukuroshja e Fjetur”. Të shkosh në La Rinconada është e ndërlikuar, pasi duhet të kalosh një shteg të vështirë në rrëzë të malit, të mbuluar nga shkëmbinj dhe madje edhe akull gjatë muajve më të ftohtë. Një udhëtim që, në rastin më të keq, mund të zgjasë me ditë.
Stufat me gaz po kontribuojnë më shumë në ngrohjen globale sesa mendohej më parë për shkak të rrjedhjeve të vogla të vazhdueshme të metanit ndërsa ato janë të fikura, zbuloi një studim i ri. I njëjti studim që testoi emetimet rreth sobave në shtëpi, ngriti shqetësime të reja për cilësinë dhe shëndetin e ajrit të brendshëm, për shkak të niveleve të oksideve të azotit. Edhe kur ato nuk funksionojnë, sobat e gazit në SHBA nxjerrin 2.6 milionë ton metan - në njësi ekuivalente të dioksidit të karbonit, në ajër çdo vit, zbuloi një ekip studiuesish nga Kalifornia në një studim të botuar në revistën Environmental, të së enjtes. Kjo është e barabartë me sasinë vjetore të gazeve serrë nga 500,000 makina ose atë që Shtetet e Bashkuara hedhin në ajër çdo tre orë e gjysmë.
Nga Dr.
Zeqir Veselaj, Ligjërues i edukimit
mjedisor në Universitetin e Prishtinës
Edukimi si nevojë njerëzore, në fillet e tij është bazuar në tri shtylla bazë: të shkruarit, të lexuarit dhe të kalkuluarit. Më vonë bëhen avancime të në shkenca natyrore, shoqërore, teknologji etj. Nga mesi i shekullit 20-të zhvillohen fushat edukative me nga një folje prapa fjalës edukim si: edukim qytetar, medial, për paqe si dhe edukimi mjedisor. Edukimi mjedisor mund të përkufizohet si një proces i drejtuar në krijimin e vetëdijes dhe të kuptuarit të çështjeve të mjedisit që çon në veprime të përgjegjshme individuale dhe grupore. Edukimi mjedisor përfshinë nxënësit në vëzhgimin, matjen, klasifikimin, eksperimentimin, dhe teknika të tjera të grumbullimit të të dhënave e të cilat ndihmojnë ata në diskutimin, parashtrimin, dhe interpretimin e të dhënave për çështjet e mjedisit. Edukimi mjedisor përndryshe nuk është informacion mjedisor në kuptimin e thjeshtë e nuk është as avokim për mjedisin. Edukimi cilësor mjedisor përqendrohet në procesin edukativ, është i paanshëm dhe shkencërisht i bazuar.
Sa na kushton në aspektin ekonomik ndotja e ajrit, e shkaktuar nga aktivitetet e njeriut? Një studim i Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), vlerëson se bazuar në të dhënat e emetimeve të mbledhura nga Regjistri Evropian të Emetimit dhe Transferimit të Ndotësve (E-PRTR), kostot sociale të ndotjes së ajrit janë ende jashtëzakonisht të larta, pavarësisht përpjekjeve të ndërmarra për t’i reduktuar emetimet në atmosferë. Në total, vlerësohet se ndotja e ajrit dhe gazrat serë të emetuara nga vendet e mëdha industriale në Evropë, i kanë kushtuar shoqërisë 277 deri në 433 miliardë euro. Kjo është e barabartë me rreth 2-3 për qind të PBB-së së Bashkimit Evropian.
Shkencëtarët besojnë se Thylacoleo carnifex ishte ndoshta një viktimë e klimës së thatë në Australi, e cila filloi rreth 350,000 vjet më parë, sesa nga ndikimi i njerëzve. Zhdukja e një prej grabitqarëve kryesorë të Australisë, Thylacoleo carnifex, që është edhe luani marsupial, ka të ngjarë të jetë rezultat i ndryshimit të modeleve të motit dhe humbjes së habitatit sesa ndikimeve njerëzore, ka gjetur hulumtimi i ri. Paleeologët nga UNSW Sidnei, Universiteti i Queensland dhe Universiteti Vanderbilt (Tenesi) iu drejtuan pyetjes në lidhje me zhdukjen e luanit marsupial duke shikuar në kiminë e fuqishme të mishngrënësit. Duke studiuar nënshkrimin kimik të ruajtur brenda dhëmbëve fosile, ekipi ishte në gjendje të përcaktonte se luani marsupial gjuante kryesisht në pyje, sesa në habitatet e hapura.
Cili
është efekti i shpërthimeve vullkanike në ndryshimet klimatike?
Hulumtuesit që studiojnë ndikimin e mundshëm të shpërthimeve vullkanike në klimën e rajoneve polare të botës kanë arritur në përfundimin se ato mund të kenë një efekt destabilizues në fletët akullnajore. Ekipi i Universitetit Durham zbuloi se shpërthime masive vullkanike mund të shkaktojnë ngrohje të lokalizuar në Antarktidë dhe Groenlandë. Studimi shikoi lidhjet midis shpërthimeve të mëdha vullkanike dhe temperaturave polare gjatë epokës së fundit të akullit.
Rreth 6 në 10 amerikanë besojnë se ritmi i nbrohjes globale po përshpejtohet. Në përgjithësi, 59 për qind e amerikanëve janë shprehur se ngrohja e Tokës është një çështje shumë, ose jashtëzakonisht e rëndësishme, për dallim nga 49 për qind më 2018. “Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme për shkak të vajzës sime dhe realitetit me të cilin mund të përballet ajo, kur të arrijë moshën time apo edhe më të vjetër”, thotë Krystal Chivington, një republikane 46 vjeçare nga Delauer.
Shkruan: Lauren Crosby Medlicott
Pas diskutimeve rreth krizës klimatike, fokusi i samitit të COP26 u kthye te efektet që ndryshimi i klimës ka tek gratë dhe vajzat në mbarë botën. Ndryshimi klimatik prek të gjitha vendet dhe të gjithë njerëzit, kështu që është e padiskutueshme se popullatat më të cenueshme – të varfrit dhe ata që mbështeten në bujqësi janë më të rrezikuar nga efektet negative të paparashikueshme të motit. Gratë dhe vajzat tashmë po përballen me pabarazi gjinore dhe kur preken nga fatkeqësitë e ndryshme gjendja përkeqësohet edhe më shumë.
Nga Tom Chivers
Herë pas here në thellësinë e oqeanit bie kufoma e një balene të ngordhur. Në pjesën më të madhe të kohës, në gjendjen natyrale, gjallesat kanë mjaftueshëm ushqim për të mbijetuar. Por krijesat e para që gjetën balenën e pajetë, kanë më shumë ushqim sesa mund të hanin ndonjëherë. Këta “pastrues” jetojnë me një bollëk të jashtëzakonshëm. Disa nga speciet më të vogla dhe me rritjen më të shpejtë mund ta bëjnë këtë për disa breza. Për ta ka mjaftueshëm ushqim për të jetuar. Por kjo vetëm për njëfarë kohe. Kur trupi i balenës të jetë konsumuar plotësisht, gjallesat e vogla do t`i rikthehen jetës së tyre nën presion e madh të thellësive, errësirës së vazhdueshme, dhe një lufte të përjetshme për mbijetesë.
Sipas një studimi të ri pjesë të ndryshme të botës që janë kultivuese të kafesë, arrave shqeme (arra braziliane) dhe avokados do të ndryshojnë në mënyrë dramatike ndërsa bota nxehet. Rajonet më të përshtatshme për rritjen e tyre mund të pësojnë ndryshime rrënjësore me ngrohjen e planetit për shkak të krizës klimatike. Shkencëtarët e Universitetit të Cyrihut në Zvicër, thonë se hulumtimet kanë treguar që kushtet për rritjen e kafesë arabike, lloji dominues i kafesë në treg, në shumicën e rajoneve që e prodhojnë atë, nuk janë më ato të dikurshmet.
Një alpinist ka vdekur pasi ka rënë qindra metra poshtë, ndërsa po përpiqej të shkrepte një foto në skajin e një maje mali të Arizonë, herët në mëngjes. Zyra e Sherifit të Qarkut Pinal ka thënë se 21-vjeçari Richard Jacobson ishte duke kampuar me një shok pranë maleve Supersticioni në lindje të Phoenix. Shoqëruesi i Jacobson në kamp e telefonoi 911 rreth orës 12:45 të mëngjesit të së hënës dhe u tha autoriteteve që Jacobson kishte rënë nga mali pasi u përpoq të bënte një foto. “Pala raportuese deklaroi se ai dhe shoku i tij ishin duke kampuar në majë të Flat Iron kur shoku i tij shkoi në buzë për të bërë një foto dhe rrëshqiti”, ka thënë Zyra e Sherifit të Qarkut Pinal në një deklaratë për Changing America.
Qeveria ka vendosur të shpallë parqe natyrore Lumin e Vjosës, Luginën e Shalës, Parkun e Munellës dhe Alpet e Shqipërisë. Lajmi u bë me dije nga Mirela Kumbaro pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit tha se për Vjosën, që ka qenë një çështje shumë e debatuar ka pasur kontribut nga shumë aktorë derisa u mor ky vendim. Sipas saj territori i mbrojtur në Shqipëri ka shkuar nga 18% në 21%. Kumbaro sqaroj se ky proces paraprakisht ka kaluar në të gjithë institucionet publike ka marrë miratimin nga Këshilli Kombëtarë i Territorit dhe ka përfunduar me finalizimin e hartave përkatëse të zonave te shpallura. Ajo po ashtu bëri të ditur se do të krijohen strategji për të ruajtur këto zona dhe për të zhvilluar turizmin.
Është zbuluar se ambalazhet plastike që përdoren në jetën e përditshme, përmbajnë kimikate që mund të nxisin mbipeshën dhe zhvillimin e obezitetit. Sipas lajmit të "EurekAlert", një studim i publikuar në revistën me recension "Environmental Science & Technology" zbuloi se ambalazhi plastik, i cili përdoret gjerësisht meqë është i lirë dhe zgjat jetën e ushqimit, përmban mijëra kimikate të ndryshme. Një grup hulumtuesish të krijuar në udhëheqjen e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të Norvegjisë (NTNU) dhe me kontributet e Universitetit Goethe në Gjermani, kanë ekzaminuar 34 produkte të ndryshme plastike, përfshirë produkte të përditshme si enë për kos, shishe lëngjesh dhe sfungjerë kuzhine, për të parë se çfarë kimikate përmbajnë plastikët.
Shkencëtarët nga e gjithë bota kanë zbuluar 224 lloje bimësh dhe kafshësh të panjohura më parë në vendet përgjatë lumit Mekong në Azinë Juglindore në vetëm një vit. Në një raport të Fondit Botëror të Kafshëve të Egra (WWF) të publikuar së fundmi, përveç 155 bimëve, u dokumentuan 35 lloje zvarranikësh, 17 amfibësh, 16 peshqish dhe një lloj i ri gjitari. Gjitari është një majmun, Popa Langur, i identifikuar si një specie e veçantë bazuar në mostrat dhe ekzemplarët nga muzetë historikë.
Pata e vogël laramane (Branta ruficollis), ky shpend i rrallë për Shqipërinë, është shfaqur në javët e fundit në Ultësirën Perëndimore por jashtë territorit të zonave të mbrojtura bregdetare, ka njoftuar Albanian Ornithological Society (AOS). Pavarësisht kontrollove në zonë, ekipi AOS arriti vetëm të gjejë fakte të pranisë së saj sikurse fotot bashkëngjitur që tregojnë të paktën një individ të vrarë. Njëkohësisht, disa banorë konfirmuam se mbi 10 individë të Patës së vogël laramane janë vrarë gjatë 2-3 javëve të fundit.
A keni ndonjë ide se cilat janë vendet më paqësore në botë? Koncepti i paqes është i vështirë të përcaktohet dhe matet. Sidoqoftë, fjala paqe është përcaktuar si “mungesa e dhunës” nga Global Peace Index që nga viti 2006 dhe ka kërkuar të përcaktojë se cilat atribute dhe institucione kulturore shoqërohen me shtetet e paqes. Renditja e fundit e bëri Islandën në krye në vendet më paqësore të botës, pasuar nga Danimarka dhe Zelanda e Re. Sipas Institutit për Ekonomi dhe Paqe, Indeksi Global i Paqes, më poshtë janë 10 vendet e para të botës më paqësore.
Kulturat më të ndjeshme janë ato që mbillen gjatë pranverës, të cilat kultivohen gjatë periudhës së verës. Relativisht, më pak të prekura. Evans Rroko, Profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, analizon se si do të ndikohen kulturat bujqësore në të gjithë vendin nga ndryshimet klimatike dhe gjithashtu jep rekomandime për ndërhyrje në secilën nga zonat.
Ka më shumë baktere në gojën tuaj sesa njerëz në botë - Rreth 50 miliard baktere banojnë në gojën e çdo qenie njerëzore! Këto mikroorganizma jetojnë në një mënyrë të mirë-organizuar dhe jo të gjithë janë të dëmshëm për shëndetin tuaj. Në fakt, disa janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit të mirë. Roli i baktereve në mjedis gjithashtu meriton të përmendet, është jashtëzakonisht e rëndësishme për riciklimin e lëndës organike, domethënë bakteret, së bashku me kërpudhat, kryejnë procesin e dekompozimit duke transformuar lëndën organike të vdekur dhe duke e kthyer atë në tokë në formë të lëndës inorganike.
Ju duhet të pini të paktën 8-10 gota ujë, nëse jo më shumë, çdo ditë – kjo është diçka që duhet t’ju jetë thënë një milion herë deri më tani. Disa prej jush e ndjekin këtë dhe disa e konsiderojnë si një këshillë tjetër, duke mos i dhënë shumë rëndësi. Sidoqoftë, fakti është se uji me të vërtetë është shumë i rëndësishëm për të gjithë, dhe nëse keni mjaftueshëm sigurisht që do të shijoni shumë përfitime, 10 prej të cilave do t’i mësojmë tani.
Me ardhjen e dimrit, ajri në shtëpi thahet me tepri për shkak të përdorimit të pakufizuar të kondicionerëve apo ngrohëve të ndryshëm. Mbajtja e një niveli normal të lagështisë në shtëpi është shumë e rëndësishme. Mungesa e lagështisë në shtëpi shkakton kruarje të fytit, syve, rrjedhje të hundëve, ashpërsim të lëkurës dhe çarje të buzëve. Pajisjet e ndryshme që rrisin nivelet e lagështisë janë të shtrenjta dhe bazohen kryesisht në përmasat e apartamentit.
Rrethuar nga Oqeani Paqësor në perëndim, në veri me Bolivinë dhe Argjentinën në lindje, shkretëtira Atacama është një nga vendet me të veçanta të Kilit. Shkretëtira Atacama një nga vendet me më pak reshje në botë njihet, gjithashtu dhe si vendi ku NASA kryen eksperimentet e saj në eksplorimin e hapësirës. Për 400 vite rresht asnjë pike shiu nuk ra në këtë zonë deri në vitin 1971. Shkretëtira Atacama është regjistruar si vendi më i thatë në tokë dhe gjithashtu është vendi më i nxehtë në botë.
Televizioni gjerman ARD i ka kushtuar një film dokumentar gjallesave të egra në Shqipëri, duke e cilësuar vendin tonë “plot sekrete dhe thesare natyrore të pazbuluara”. “Prapa maleve magjepsëse qëndron një tokë gjerësisht e panjohur e shqiponjave. Kur fluturon mbi Alpet shqiptare ose nëpër malin e Korabit, asgjë nuk fshihet me prej tij atë që natyra e larmishme e vendit të vogël ballkanik, Shqipëria ka për të ofruar”, thuhet në dokumentar. Filmi dokumentar nis me një përshkrim për shqiponjën, simboli kombëtar shqiptar, që fluturon në Alpet shqiptare.
Sa më shumë që përpiqesh të mbulosh diçka, aq më shumë vëmendje merr ajo. Shumica prej nesh ka të ngjarë të marrë disa sekrete në varr sepse zbulimi i tyre mund të jetë fatal. Për shembull nëse Coca Cola u tregonte të gjithëve në lidhje me përbërësin e saj të fshehtë, nuk do të ishte një pije freskues nr 1 në botë. Por sekretet bëhen mistere pas një periudhe të caktuar kohe dhe ne nuk mund të mos mendojmë për to. Kështu që këtu po ju sjellim 10 sekretet më të mëdha botërore të të gjitha kohërave.
Çokollata është padyshim një nga shijet më të dashura të ëmbla në botë. E shijshme dhe e disponueshme në varietete të ndryshme, shumë njerëz mendojnë se ofron ndjesinë e përsosur të shijes! Sidoqoftë, pasi shpesh është i mbushur plot me sheqer, mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për dietat tona të rregullta! Por a e dini se çokollata mund të jetë mjaft e shëndetshme në mënyra të ndryshme? Shikoni më poshtë për 30 fakte të shijshme dhe të mrekullueshme në lidhje me çokollatën.
Në një intervistë për BIRN, një ekolog gjerman paralajmëron se çfarë rrezikon të humbasë Evropa, nëse digat e zaptojnë lumin “unik” Vjosa që kalon nëpër Greqi dhe Shqipëri. Ulrich Eichelmann thotë se lufta për të shpëtuar një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë po arrin një moment vendimtar. Ekologu dhe konservatoristi gjerman e ka kaluar dekadën e kaluar duke luftuar për të mbrojtur lumenjtë e Ballkanit, veçanërisht nga përhapja e shpejtë e hidrocentraleve. Ai thotë se 12 muajt e ardhshëm mund të vendosin fatin e lumit Vjosa që përshkon 270 kilometra nga Malet Pindos të Greqisë deri në bregdetin e Adriatikut të Shqipërisë, një nga lumenjtë e vetëm në Evropë që i shpëtoi efekteve të industrializimit.
Me errësirën e netëve të ftohta të dimrit, në Prishtinë bie edhe një tym, me një aromë shumë të keqe, që sapo të dalësh nga dera e shtëpisë, e vëren menjëherë me anë të hundës apo fytit. Ky tym, vjen si pasojë e ndotjes së ajrit që ndodh çdo vit në Kosovë e në masë më të madhe, në kryeqytet. Ndonëse ka shumë faktorë që ndikojnë në ndotjen e ajrit, një nga shkaktarët më kryesorë janë njerëzit që shesin dhe përdorin qymyrin si lëndë djegëse për ngrohje. Edhe pse nuk është e lejuar me ligj shitja dhe përdorimi i thëngjillit, qytetarët prapë se prapë po e përdorin atë! Idenë për t’u ngrohur me thëngjill po e “përforcon” akoma më shumë fakti se tashmë është shtrenjtuar energjia elektrike dhe thirrjet e institucioneve janë që të kursehet rryma, e të mos përdoret për ngrohje.
Ujku (Canis lupus), i njohur edhe si ujku gri , është një kanid i madh amtar në Euroazi dhe Amerikën e Veriut. Mbi tridhjetë nënlloje të Canis lupus janë njohur, dhe ujqërit gri, siç kuptohet në mënyrë kolokuale, përbëjnë nënspecie jo-shtëpiake / të egër. Ujku është antari më i madh i gjallë i Kanidae , meshkujt mesatarisht 40 kg (88 lb) dhe femrat 37 kg (82 lb).Gjatësia e meshkujve ujqër 105–160 cm (41–63 in) në gjatësi dhe 80–85 cm (31–33 in) në lartësinë e shpatullave. Ujku dallohet edhe nga pjestarët e tjerë të gjinisë Canis nga veshët dhe fytyra më pak të theksuara, si dhe një gëzof më i shkurtër dhe një bisht i gjatë. Ujku është sidoqoftë i lidhur mjaft ngushtë me speciet e vogla të Canis , të tilla si kojotat dhe çakejntë e artë , për të prodhuar hibridë pjellore me to. Gëzofi i një ujku është lara-lara zakonisht i bardhë, kafe, gri, dhe e zezë, edhe pse nënspeciet në rajonin e Arktikut mund të jetë gati të gjithë të bardhë.
A keni dëshirë që më në fund ta paketoni përsëri çantën e shpinës dhe të bëni rrugën për në aeroport? A nuk mund të prisni derisa herën tjetër të ndieni rërën e ngrohtë të një plazhi të shkretë diku në Australi ose Kosta Rika nën këmbët tuaja, apo ndiheni me dërrasën tuaj të surfit që është pa përdorur në bodrum për muaj me radhë? Ka shumë arsye pse duhet të planifikoni aventurën tuaj të rradhës, por shpesh buxheti juaj i udhëtimit ju prish ëndrrat! Nëse keni menduar se nuk ka asnjë aventurë të mëtejshme këtë vit, unë kam vetëm kontributin e duhur për ju! Unë do të zbuloj destinacione të lira udhëtimi që janë plot aventura dhe mund të vizitohen me një buxhet të vogël! Ju mund të zbuloni se ku vlen një udhëtim me buxhet të ulët dhe çfarë ju pret atje në rreshtat e ardhshëm! Pra, çfarë thua? Le të fillojmë!
Siguria kibernetike dhe hapësira janë rreziqe të reja për ekonominë globale, që u shtohen sfidave ekzistuese të paraqitura nga ndryshimet klimatike dhe pandemia e koronavirusit, thuhet në një raport të Forumit Ekonomik Botëror të publikuar të martën. Raporti i Rreziqeve Globale zakonisht publikohet përpara mbledhjes vjetore të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, por takimi është shtyrë për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë. Vetëm një në 10 anëtarë të anketuar të Forumit Ekonomik Botëror, pret që rimëkëmbja globale të përshpejtohet gjatë tre viteve të ardhshme, tregon një sondazh me afro 1000 drejtues biznesi, qeveritarë dhe akademikë. Vetëm një në gjashtë të anketuar janë optimistë për të ardhmen.
Panelet fotovoltaike konsiderohen si një nga opsionet më miqësore me mjedisin për marrjen e energjisë elektrike, pasi të instalohen atyre u nevojitet vetëm rrezet e diellit për të funksionuar. Megjithatë, kjo teknologji mund të provojë të jetë një bumerang ndotjeje. Matthew Davies, profesor i asociuar në Fakultetin e Shkencave të Materialeve në Universitetin Swansea (Uells, MB), paralajmëron për rreziqet e mos riciklimit të paneleve diellore, të cilat duhet të zëvendësohen pas një jetëgjatësie mesatare prej rreth 25 vjetësh.
Ndërsa qytetet në mbarë botën përpiqen të gjejnë mënyra më të gjelbra jetese, një kryeqytet evropian tashmë po udhëheq rrugën në garën për qëndrueshmëri. Talini, kryeqyteti i Estonisë dhe qyteti më verior i qyteteve baltike, ka zbatuar një sërë ndryshimesh drastike për të arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050. Këto strategji u vlerësuan nga Komisioni Evropian vitin e kaluar, ku qyteti u emërua Kryeqyteti i Gjelbër Evropian për vitin 2023. Por me gjithnjë e më shumë metropole që përpiqen të reduktojnë gjurmët e tyre të karbonit, çfarë mund të mësojmë nga qasja moderne e Talinit ndaj qëndrueshmërisë?
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimi për themelimin e Këshillit Kombëtar për Ndryshime Klimatike, i cili do të jetë përgjegjës për përcjelljen e zbatimit të dokumenteve strategjike dhe planeve të veprimit për ndryshime klimatike, në përputhje me angazhimet në kuadër të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, Marrëveshjes së Parisit, si dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbështetur prej kohësh në thëngjill për prodhimin e energjisë elektrike. Por, përderisa komuniteti ndërkombëtar po mobilizohet për të trajtuar krizën klimatike, qymyri po bëhet joekonomik dhe termocentralet e vjetruara të rajonit do të duhet të mbyllen në vitet e ardhshme. Politikat e reja klimatike të Bashkimit Evropian të dizajnuara për ta bërë energjinë e thëngjillit më të shtrenjtë dhe përfundimisht të vjetërsuar, nga objektivat klimatike të BE-së për vitin 2030 deri te Mekanizmi i planifikuar i Rregullimit të Kufirit të Karbonit, do të ndikojnë në energjinë elektrike me bazë thëngjilli të importuar nga Ballkani Perëndimor dhe do të çojnë në një reduktim gradual të prodhimi të thëngjillit në rajon.
Furnizuesi gjerman i automobilave Schaeffler aktualisht po punon me partnerë nga Holanda për nxjerrjen e hidrogjenit nga uji i detit në një pilot projekt. Furnizuesi po planifikon të zgjerojë aktivitetet e tij në fushën e hidrogjenit, që sipas Schaeffler, duhet të furnizohet edhe industria e automobilave. Ideja e prodhimit të hidrogjenit të gjelbër në det, nga sasi të mëdha të energjisë së erës në det të hapur është e përhapur. Megjithatë, ky lloj i prodhimit të hidrogjenit përballet me sfidën kryesore që elektrolizuesit kërkojnë ujë ultra të pastër. Kjo do të thotë se uji i detit duhet së pari të shkripërohet dhe më pas të pastrohet dhe filtrohet me kujdes përpara se membrana të futet një proces që po rrit koston e hidrogjenit të gjelbër.
2021 ishte viti i gjashtë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planetin tonë, sipas disa studimeve për matjen e temperaturës që u publikuan të enjten. Shkencëtarët thonë se viti jashtëzakonisht i nxhetë është pjesë e një tendence afatgjatë dhe se tregon shenja përshpejtimi. Dy agjenci shkencore amerikane, NASA dhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), si dhe një grup privat për matjen e temperaturave, publikuan të enjten përllogaritjet e tyre për temperaturën globale të vitit të kaluar dhe thanë se nuk ishte larg viteve 2016 dhe 2020 që shënuan temperatura shumë të nxehta. Gjashtë llogaritje të ndryshme dolën në përfundimin se viti 2021 ishte midis vitit të pestë dhe të shtatë më të nxehtë që nga fundi i viteve 1800. NASA tha se vitet 2021 dhe 2018 radhiteshin në vendin e gjashtë për nga nxehtësia, ndërsa NOAA thotë se viti i kaluar ishte më i nxhetë se viti 2018.
Pyjet mbulojnë 31% të sipërfaqes se planetit tonë. Ato prodhojnë oksigjen, sigurojnë strehim për njerëzit dhe kafshët e egra. Shumica e kafshëve të rrezikuara jetojnë në pyje, por edhe 1.6 miliard njerëz varen nga të mirat që pyjet dhurojnë përfshirë: ushqimin, ujin, veshmbathjen, medikamentet tradicionale dhe strehimin. Shpyllëzimi i tokës ka ndodhur gjithnjë me arsyetimin për të krijuar hapësira për mbjellje ose për bagëti. Shkaqet e drejtpërdrejta të shpyllëzimit janë: zgjerimi i bujqësisë, nxjerrja e drunjve (p.sh. djegia, përpunim etj.) dhe zgjerimi i infrastrukturës t (ndërtimi i rrugëve, urbanizimi etj). Sipas Organizatës se Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), rreth 7.3 milion hektarë pyje, që afërsisht është madhësia e vendit të Panamasë, shkatërrohen çdo vit.
Shumë shpresojnë, që virusi i Coronës të zhduket sa më shpejt të jetë e mundur. Disa virologë janë të mendimit, se ky virus mund të bëhet endemik, pas shfaqjes së Omikronit. Që do të thotë: Ne duhet të jetojmë me të. Një sëmundje, e cila shfaqet rregullisht në rajone të caktuara përcaktohet si endemike. Tek një endemi, numri i të sëmurëve mbetet pak a shumë konstant, ai është më i lartë se tek rajonet e tjear, por nuk rritet me kalimin e kohës. Në një kohë të caktuar sëmuret pak a shumë një numër i njëjtë njerëzish. Shembull tipik për endeminë është malarja. Nga kjo sëmundje sëmuren në vit rreth 300 milionë vetë kryesisht në vend tropike.
Kush tha që objektet plastike pasi të thyhen duhet të përfundojnë detyrimisht në vendgrumbullime dhe të zëvendësohen me plastikë të tjera? Një ekip studiuesish australianë ka zhvilluar një proces të ri kimik që lejon disa materiale sintetike të riparohen thjesht duke i ekspozuar ato në dritë për disa minuta.
Pluhuri magjik - Nathalie Corrigan dhe Michael Zhang nga Departamenti i Kimisë i Universitetit të Uellsit të Ri Jugor kanë shtuar një shtesë të veçantë në rrëshirat që përdoren zakonisht në printimin 3D. Objektet e bëra me këto rrëshira të pasuruara kanë një veçori që i bën unike, nëse thyhen mund të riparohen duke bashkuar fragmentet e ndryshme dhe duke i ndezur me LED të zakonshëm për rreth 60 minuta. Objekti, pasi të përfundojë procesi, është edhe më rezistent se më parë.
Kërkesa globale për energji elektrike u rrit për 6% në vitin 2021, nga njëra anë për shkak të rifillimit të aktivitetit ekonomik pas bllokimit, dhe nga ana tjetër për shkak të temperaturave më të ulëta në disa pjesë të botës. Sipas një studimi të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), kjo bëri që të rritet çmimi e energjisë, si dhe emetimi i ndotësve të gaztë në nivele rekord vitin e kaluar. Në veçanti në Kinë, kërkesa për energji elektrike u rrit për 10% në vitin 2021. Elementët e mësipërm të raportit janë një paralajmërim tragjik për të ardhmen e planetit, siç theksoi drejtori ekzekutiv i IEA-së, Fatih Birol.
Tharja e tokave është procesi i degradimit të tokave, të cilat humbin aftësinë e tyre prodhuese dhe hyjnë në gjendjen e shkretëtirës. Shkretëtirat mund të përkufizohen si një ekosistem i thatë (i ngrohtë ose i ftohtë) me biomasë dhe produktivitet të ulët. Termi shkretëtirëzim u shfaq në 1949 në një studim të degradimit mjedisor në rajone të thata të Afrikës, duke analizuar shndërrimin e pyjeve në savanë. Më vonë, Kombet e Bashkuara (KB) paralajmëruan për rrezikun e shkretëtirëzimit në konferencën e saj të vitit 1977. Ka shumë arsye pse ndodh shkretëtirëzimi i tokës. Disa janë të natyrës natyrale, pasi ato vijnë nga fenomene natyrore, por shumica e arsyeve shkaktohen nga aktivitete antropogjene.