Thursday, January 27, 2022

Zbulohen mbi 220 specie të reja në lumin Mekong të Azisë Juglindore

Shkencëtarët nga e gjithë bota kanë zbuluar 224 lloje bimësh dhe kafshësh të panjohura më parë në vendet përgjatë lumit Mekong në Azinë Juglindore në vetëm një vit. Në një raport të Fondit Botëror të Kafshëve të Egra (WWF) të publikuar së fundmi, përveç 155 bimëve, u dokumentuan 35  lloje zvarranikësh, 17 amfibësh, 16 peshqish dhe një lloj i ri gjitari. Gjitari është një majmun, Popa Langur, i identifikuar si një specie e veçantë bazuar në mostrat dhe ekzemplarët nga muzetë historikë.

“Numri i përgjithshëm i specieve të kafshëve dhe bimëve të zbuluara në Tajlandë, Kamboxhia, Laos, Vietnam dhe Myanmar që nga viti 1997 tani është 3 007”, sipas organizatës për mbrojtjen e mjedisit.

Stefan Ziegler, përfaqësues i Azisë Juglindore në WWF Gjermani theksoi se rajoni i lumit Mekong është padyshim një peshë e rëndë globale në zbulimin e specieve të reja.

“Mekongu është shtëpia e disa prej specieve më të njohura dhe më të rrezikuara në botë. Habitatet duhet të mbrohen dhe ruhen me çdo kusht për shkak të biodiversitetit të madh”, tha ai.

‘Nëse humbasim rajonin e Mekongut si një pikë e nxehtë biologjike, ne humbim një pjesë të konsiderueshme të biodiversitetit global”, shtoi Ziegler.

Sipas raportit, shumica e specieve të reja u zbuluan vitin e kaluar në Vietnam (91), e ndjekur nga Tajlanda.



No comments:

Post a Comment