Është zbuluar se ambalazhet plastike që përdoren në jetën e përditshme, përmbajnë kimikate që mund të nxisin mbipeshën dhe zhvillimin e obezitetit. Sipas lajmit të "EurekAlert", një studim i publikuar në revistën me recension "Environmental Science & Technology" zbuloi se ambalazhi plastik, i cili përdoret gjerësisht meqë është i lirë dhe zgjat jetën e ushqimit, përmban mijëra kimikate të ndryshme. Një grup hulumtuesish të krijuar në udhëheqjen e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të Norvegjisë (NTNU) dhe me kontributet e Universitetit Goethe në Gjermani, kanë ekzaminuar 34 produkte të ndryshme plastike, përfshirë produkte të përditshme si enë për kos, shishe lëngjesh dhe sfungjerë kuzhine, për të parë se çfarë kimikate përmbajnë plastikët.
Në produktet e ekzaminuara janë gjetur mbi 55 mijë komponente kimike, prej të cilëve 629 janë identifikuar.
Sipas studimit, 11 nga substancat e identifikuara dëmtojnë
metabolizmin e njeriut, transmeton Anadolu Agency.
Kimikatet në një të tretën e produkteve plastike të
ekzaminuara në studimin e ri kontribuojnë në rritjen e qelizave yndyrore.
Martin Wagner nga Departamenti i Biologjisë i NTNU-së tha se
produktet plastike përmbajnë substanca që mund të shkaktojnë peshë të tepërt
dhe obezitet.
Rreth 2 milionë njerëz në botë kanë probleme me mbipeshën,
prej të cilëve rreth 650 milionë hyjnë në kategorinë e obezitetit.
No comments:
Post a Comment