Për më shumë se 50 vjet prodhimi plastikës është rritur ndjeshëm. Rreth 299 milion tonë plastikë u prodhuan në vitin 2013, një rritje prej 4% në krahasim me 2012, dhe është në rritje të vazhdueshme. Sipas Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara, midis 22% dhe 43% e plastikës se përdorur në mbarë botën depozitohet në vendet e mbledhjes (landfills). Shumica e kësaj plastike të mbledhur në këto zona përfundon në vendet që kanë kontroll shumë të dobët mjedisor. Shumica e plastikës nga SHBA, Europë, dhe vende të tjera i dërgojnë mbetjet plastike në Kinë, e cila importon 56% të tyre (% në masë).
Afërsisht 10 deri në 20 milion ton plastikë përfundon në oqeanet çdo vit. Një studim i fundit vlerësoi se 5.25 trilion grimca plastike që peshojnë në total 268,940 ton janë duke notuar aktualisht në oqeanet e botës. Kjo plastikë po ç'rregullon ekosistemet e oqeaneve në mënyrë të pariparueshme për një kohë të gjatë.
4% e naftës së konsumuar në mbarë botën përdoret për të prodhuar plastikë dhe një tjetër 4% përdoret për të vënë në punë proceset e prodhimit të plastikës.
Në Europë, 26% (ose 6.6 milion ton) e plastikës së përdorur është ricikluar, ndërsa 36% është djegur për prodhim të energjisë. Pjesa e mbetur prej 38% përfundon në vendet e depozitimit (landfills).
Në SHBA vetëm 9% e plastikës së përdorur (2.8 milion ton) u riciklua në 2012, ndërsa pjesa e mbetur prej 32 milion ton është hedhur.
Burimi: http://www.worldwatch.org
No comments:
Post a Comment