Sunday, January 16, 2022

Pasojat nga shpyllëzimi

Pyjet mbulojnë 31% të sipërfaqes se planetit tonë. Ato prodhojnë oksigjen,  sigurojnë strehim për njerëzit dhe kafshët e egra. Shumica e kafshëve të rrezikuara jetojnë në pyje,  por edhe 1.6 miliard njerëz  varen nga  të mirat që pyjet dhurojnë përfshirë: ushqimin, ujin, veshmbathjen, medikamentet tradicionale dhe strehimin. Shpyllëzimi i tokës ka ndodhur gjithnjë me arsyetimin për të krijuar hapësira për mbjellje ose për bagëti. Shkaqet e drejtpërdrejta të shpyllëzimit janë: zgjerimi i bujqësisë, nxjerrja e drunjve (p.sh. djegia, përpunim etj.)  dhe zgjerimi i infrastrukturës t (ndërtimi i rrugëve,  urbanizimi etj). Sipas Organizatës se Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), rreth 7.3 milion hektarë pyje, që afërsisht është madhësia e vendit të Panamasë, shkatërrohen çdo vit.

Shpyllëzimi paraqet një shqetësim të veçante për pyjet tropikale, sepse këto pyje përfaqësojnë pjesën më të madhe të biodiversitetit në botë. Për shembull, pylli i Amazonës ka humbur rreth 17% të sipërfaqes në 50 vitet e fundit. Duhet shtuar se 15 % e gazrave me efekt serrë vijnë si rezultat i shpyllëzimeve dhe 20 % e oksigjenit në tokë vijnë direkt nga pyjet tropikale të Amerikës Jugore.

Pyjet e Kosovës përbëjnë 41 përqind të të gjithë territorit të vendit. Territori me më shumë pyje gjendet në Jugperëndim, në vende si Peja, Deqani, Juniku dhe Gjakova. Përkundër që pyjet janë të mbrojtura edhe me kushtetutë ato vazhdojnë të digjen nga zjarret, të  dëmtohen nga ndotja dhe hedhja e mbeturinave. Mbetet më shqetësuesja prerja ilegale e pyjeve.

Kur këto rajone degradohen për shkak të shpyllëzimit, pasojat mund të jenë shkatërruese.

Humbja e biodiversitetit

Sipas revistës National Geographic, 70% e llojeve të kafshëve dhe bimëve jetojnë në pyje.

Për këtë arsye humbja e këtyre zonave përkthehet në humbje të habitateve për mijëra specie.

Disa kafshë dhe bimë nuk janë në gjendje të përshtaten me kushte të tjera nga ato të habitatit të cilit i përkasin, për këtë arsye ata vdesin. Në disa raste speciet mund të zhduken.

Speciet e tjera integrohen me vështirësi në habitate që nuk janë të tyre, pasi ato duhet të përballen me kafshë dhe bimë të tjera të adaptuara shumë më mirë.

Konkurrenca për territorin dhe ushqimin gjithashtu mund të çojë në humbjen e biodiversitetit.

Ndryshimet klimatike

Bimët ndihmojnë në rregullimin e nivelit të dioksidit të karbonit në mjedis duke e thithur atë për të kryer fotosintezën. Kur shpyllëzimi cikli i këtij gazi ndryshohet, duke bërë që ai të grumbullohet në atmosferë.

Dioksidi i karbonit është një gaz serrë, teprica e të cilit formon një pengesë në Tokë që parandalon daljen e nxehtësisë në hapësirën e jashtme.

Si pasojë, temperatura e mjedisit rritet dhe ndodhin ndryshimet klimatike: ulja e reshjeve, rritja e thatësirave, ndër të tjera.

Ndryshimet në tokë

Prania e pemëve i bën tokat të pasura me lëndë ushqyese. Gjethet e rëna përfundojnë në tokë, ku ato zbërthehen dhe sigurojnë lëndë organike.

Përveç kësaj, pemët thithin një pjesë të madhe të ujit nga shirat, gjë që i bën tokat të mos jenë shumë të ngopura.

Humbja e pyjeve do të thotë humbje e lëndëve ushqyese për tokat. Për më tepër, tokat e shpyllëzuara janë të prirura për përmbytje të vazhdueshme.

Nga ana tjetër, pemët sigurojnë qëndrueshmëri fizike në tokë, gjë që parandalon që substrati të bartet nga era, rrymat e ujit dhe elementë të tjerë të natyrës. Mungesa e pyjeve i bën tokat të prirura për erozion.

Ulja e nivelit të avullit të ujit

Pemët përfshihen në shkëmbimin e avujve të ujit midis sipërfaqes së tokës dhe atmosferës.

Shpyllëzimi ka kontribuar në uljen e këtij avulli me 4%, i cili mund të ndikojë në modelet klimatike të planetit Tokë.

No comments:

Post a Comment