Me ardhjen e dimrit, ajri në shtëpi thahet me tepri për shkak të përdorimit të pakufizuar të kondicionerëve apo ngrohëve të ndryshëm. Mbajtja e një niveli normal të lagështisë në shtëpi është shumë e rëndësishme. Mungesa e lagështisë në shtëpi shkakton kruarje të fytit, syve, rrjedhje të hundëve, ashpërsim të lëkurës dhe çarje të buzëve. Pajisjet e ndryshme që rrisin nivelet e lagështisë janë të shtrenjta dhe bazohen kryesisht në përmasat e apartamentit.
Por për fat të mirë nivelin e lagështisë në shtëpinë tuaj mund ta rrisni në mënyrë natyrale pa pasur nevojë të shpenzoni shumë. Nëse përballeni vazhdimisht me rrjedhje të hundëve, tharje të fytit, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes e kruarje të lëkurës atëherë duhet ta lexoni këtë artikull.
Këtu do të mësoni për mënyrat se si të rrisni nivelin e lagështisë në mënyrë natyrale.
Thajini rrobat e lara në dhomë- Gjatë tharjes, lagështia e rrobave avullon
ngadalë në dhomë. Nëse i mbani ato në dhomë gjatë natës, lagështia do të jetë e mjaftueshme ndërkohë
që ju jeni në gjumë.
Bimët e mbajnë ajrin të lagësht-Mjafton t’i ujisni ato dhe t’i spërkasni gjethet me ujë disa herë në ditë. Avulli
që bimët lëshojnë gjatë ditës do të rrisë lagështinë në ajrin e shtëpisë.
Enë me ujë pranë një burimi nxehtësie- Një nga mënyrat më të mira për të garantuar lagështinë në ajër është të
vendosni një enë me ujë pranë burimit të preferuar të nxehtësisë siç mund të
jetë kaloriferi ose ngrohësit. Nxehtësia do të rrisë nivelin e avullimit dhe
ajri në dhomë do të jetë më e lagësht.
Uji i Valuar- Një mënyrë tjetër krejt natyrale e rritjes së lagështisë në ajër
është që të zieni ujë. Ju mund ta lini të ziejë për një kohë të gjatë
ose ta mbani enën pranë një burimi të nxehtësisë. Zierja e ujit është një nga mënyrat më të thjeshta për të rritur lagshtinë në
ajër.
Gatimi - Përdorimi i sobës dhe gatimi në të çliron lagështi në ajër jo vetëm në
kuzhinë por edhe në të gjithë shtëpinë.
Sfungjerët- Zhyteni një sfungjer në ujë dhe vendoseni në
një enë të hapur- Enën mbajeni në qendër të dhomës dhe do të
kuptoni se si do të përmirësohet ajri vetëm falë sfungjerit.
Spëraktja e perdeve me ujë është një mënyrë shumë e shpejtë për të rritur
nivelin e lagështisë.
No comments:
Post a Comment