Stufat me gaz po kontribuojnë më shumë në ngrohjen globale sesa mendohej më parë për shkak të rrjedhjeve të vogla të vazhdueshme të metanit ndërsa ato janë të fikura, zbuloi një studim i ri. I njëjti studim që testoi emetimet rreth sobave në shtëpi, ngriti shqetësime të reja për cilësinë dhe shëndetin e ajrit të brendshëm, për shkak të niveleve të oksideve të azotit. Edhe kur ato nuk funksionojnë, sobat e gazit në SHBA nxjerrin 2.6 milionë ton metan - në njësi ekuivalente të dioksidit të karbonit, në ajër çdo vit, zbuloi një ekip studiuesish nga Kalifornia në një studim të botuar në revistën Environmental, të së enjtes. Kjo është e barabartë me sasinë vjetore të gazeve serrë nga 500,000 makina ose atë që Shtetet e Bashkuara hedhin në ajër çdo tre orë e gjysmë.
"Ato vazhdimisht derdhin nga pak metan në atmosferë gjatë gjithë kohës”, ka thënë bashkëautori i studimit Rob Jackson, një shkencëtar i klimës në Universitetin e Stanfordit. Ky metan është në krye të 6.8 milionë tonëve të dioksidit të karbonit që sobat me gaz lëshojnë në ajër kur ato janë në përdorim dhe gazi digjet, tha studimi. Metani është një gaz serrë që është dhjetëra herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit, por nuk qëndron në atmosferë për aq kohë sa dhe nuk është aq i bollshëm në ajër.
Studiuesit ekzaminuan 53 kuzhina shtëpiake në Kaliforni. Ata vulosën shumicën e dhomave me tapeta plastike dhe më pas matën emetimet kur punonin sobat dhe kur jo. Dhe ajo që ishte befasuese ishte se tre të katërtat e metanit të lëshuar ndodhi ndërsa sobat ishin të fikura”, ka thënë Jackson.
"Këto janë çlirime të emetimeve që qeveria nuk i merr parasysh”, ka shtuar ai. Shumë komunitete kanë ndalime për përdorimin e sobave me gaz në ndërtimet e reja, që do të hyjnë në fuqi në vitet e ardhshme, duke përfshirë qytetin e Neë Yorkut dhe qytetet e zonës së gjirit të San Franciskos, Oakland, San Jose dhe Berkeley.
"Njerëzit mund të zgjedhin tashmë pajisjet elektrike nëse duan," tha Frank Maisano, një ekspert i politikave dhe marrëdhënieve me publikun në Uashington, i cili përfaqëson interesat e gazit dhe pajisjeve. "Njerëzit thjesht i pëlqejnë pajisjet me gaz sepse ato performojnë më mirë, veçanërisht në klimat më të ftohta”, ka shtuar ai.
Zbulimi i rrjedhjeve është "një udhëzues shumë i rëndësishëm" dhe përshtatet me punët e tjera që zbuluan se shpesh ka rrjedhje të mëdha që përbëjnë pjesën më të madhe të emetimeve, tha Zachary Merrin, një inxhinier kërkimor me grupin e Kërkimit dhe Trajnimit për Klimën e Brendshme, të Institutit të Kërkimeve të Aplikuara të Illinois.
No comments:
Post a Comment