Sunday, February 28, 2021

Disa fakte interesante natyore dhe kulturore!

Çfarë ndodhet në majë të piramidave të Egjiptit? Çka ndodhë nëse ushqeni kanarinën me  piper të kuq?  A keni dëgjuar për fenomenin e rrallë “deti i kryqëzuar”? Cilat orkide quhen “bimë e djallit”? A ekziston ylberi i pangjyrë? Sa kushton mirëmbajtja e sistemit të GPS për të gjithë botën? Çfarë roli ka Penguini “Poo“ për ekosistemin e Antarktidës? A mundë të jëtë avokado helmuese për disa kafshë shtëpiake? Çfarë ekositemi ishte shketëtira e Sahararasë  6.000 vjet më pare? Lexoni artikullin në vijim për të mësuar të vërtetar rreth këtyre fakteve interesante natyrore dhe kulturore.

Tuesday, February 16, 2021

Sa pemë nevojiten për të siguruar oksigjenin e mjaftueshëm për një njeri brenda një viti?

A keni menduar ndonjëherë se sa pemë do të duheshin për të prodhur oksigjenin e nevojshëm për një njeri brenda një viti? Sikur e dimë, pemët çlirojnë oksigjen kur përdorin energjinë që marrin nga rrezet e diellit, për të prodhuar glukozë nga dioksidi i karbonit dhe uji. Ashtu si të gjitha bimët, pemët e përdorin gjithashtu oksigjenin kur ato shpërbëjnë sërish glukozën për çlirimin e energjisë për të garantuar metabolizmin e tyre. Mesatarisht gjatë një periudhe 24-orëshe, ato prodhojnë më shumë oksigjen se sa përdorin vetë. Duhen gjashtë molekula dioksidi karboni për të prodhuar një molekulë glukozë nga fotosinteza, dhe gjashtë molekula oksigjen çlirohen si një nga produktet. Nje molekulë glukozë përmban gjashtë atome karboni, kështu që shtimi i një molekule oksigjeni për çdo atom karboni i shtohet një peme. Një pemë e rritur panje mund të jetë rreth 12 metra e gjatë dhe peshon 2 ton, duke përfshirë rrënjët dhe gjethet. 

Sunday, February 14, 2021

Top destinacionet turistike për vitin 2021

Ekzistojnë dy lloje të njerëzve në këtë botë – ata që shkojnë në udhëtime spontane me planifikimin e minutës së fundit dhe ata që përgatiten për udhëtimet e tyre madhështore paraprakisht. Për vitin 2021, është koha të shtoni disa destinacione të reja në listën tuaj të vizitave. Nga vendet moderne deri tek ato antike, nga vendet ekzotike tek ato mediterane, nga vende e largëta tek ato që i keni shumë afër, lista përmban destinacione që janë interesante dhe plot me befasira. Le ta shohim listën prej 15 destinacioneve të përzgjedhura, dhe besojmë që secili nga ju do ta gjen veten në ndonjërën nga këto vende turistike.

15.Marrakesh, Morocco - Duke qenë një nga atraksionet më mbresëlënëse turistike në Marrakesh, arkitektura e shekullit XIV do të bëjë përshtypje edhe te udhëtarët më të eksperiencuar.

Mbahet konferenca “Ta bësh Ballkanin Perëndimor të Gjelbër”!

Këshilli Rinor i Ballkanit organizon konferencën “Ta bësh Ballkanin Perëndimor të Gjelbër”, në të cilën pritet të diskutohet për fushën e mjedisit dhe energjisë së rinovueshme, në kuadër të projektit ‘Today’s’. Kjo konferencë, do të mbledh të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar për mjedisin. Tema e konferencës është ‘Ta bësh Ballkanin Perëndimor te Gjelbër’, e cila do të mbahet online nëpërmjet aplikacionit ‘Zoom’, me 16 mars të këtij viti, nga ora 10:00.

Vendet më të veçanta në botë!

Deutsche Welle ka bërë një listë të vendeve më të veçanta në botë. Lugina e Vdekjes, Shkretëtira Atakama dhe qyteti i Shangait, janë tre nga shtatë vendet më të veçanta që ekzistojnë në planetin tonë – sipas kësaj liste. Pjesë e listës është edhe vendi më ftoftë në botë, Platoja Lindore e Antarktikut – ku gjatë natës temperaturat zbresin deri në – 92 °C, si dhe pjesa qendrore e shkretëtirës Atakama, në Kili, një vend të cilin klimatologët e quajnë  “Shkretëtira e plotë” – sepse aty kurrë nuk ka rënë asnjë pikë shiu – së paku jo që nga koha kur kanë filluar matjet klimaterike.

A po nënvlerësohen kërcënimet ekologjike për të ardhmen e planetit?!

Nga Amy Woodyatt & Ivana Kottasova, CNN

Bota është në rrugën e duhur për një "të ardhme të kobshme", ka paralajmëruar një grup ndërkombëtar shkencëtarësh, me përshpejtimin e ndryshimit të klimës dhe humbjen e biodiversitetit duke kërcënuar mbijetesën e të gjitha specieve të planetit nëse liderët botërorë nuk përballen me sfidën dhe nuk veprojnë urgjentisht . Si pjesë e një "prognoze" të zymtë, një ekip prej 17 shkencëtarësh kryesorë të Mërkurën paralajmëruan se e ardhmja e planetit është "më e tmerrshme dhe e rrezikshme nga sa kuptohet përgjithësisht", dhe thonë se ata kanë kryer vlerësimin për të sqaruar seriozitetin e situatës bota përballet. Duke cituar rreth 150 studime që përshkruajnë ndryshimet mjedisore në botë, ekspertët paralajmërojnë se udhëheqësit botërorë kanë nevojë për një thirrje zgjimi "dush të ftohtë" kur bëhet fjalë për gjendjen e planetit, duke thënë se kushtet e mjedisit janë "shumë më të rrezikshme sesa besohet aktualisht" nga civilët dhe shkencëtarët ashtu.

Fotot të rralla dhe qesharake nga bota e kafshëve

Disa komike, disa të paimagjinueshme e të tjerat mbreslënëse. Fotografi që rrallë herë mundë të kapen nga syri i kamerës. “Cater’s News Agency” ka publikuar fotot më të bukura të kafshëve për vitin që po lëmë pas. Fotot janë përzgjedhur duke nisur që nga Afrika e deri në Polin e Veriut, për të sjellë te publiku pamjet më spektakolare dhe kafshët më të veçanta të planetit. Shpresojmë të ju pelqejnë edhe ju dhe të kënaqeni me këto pamje të papërsëritshme.

Shpyllëzimi në Amazon në nivelin më të lartë në dymbëdhjetë vjetët e fundit!

11,088 kilometra katrorë që u shpyllëzuan midis Korrikut 2019 dhe Gushtit të vitit 2020 shënon një rritje prej 9.6% krahasuar me një vit më parë. Shifrat ishin më të lartat që nga viti 2008 kur 12,911 kilometra katrorë të pyllit u shkatërruan. Jair Bolsonaro, presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, është një skeptik i dukshëm i klimës i cili është vënë nën kritika të ashpra për menaxhimin e tij të shpyllëzimit. "Vizioni i qeverisë Bolsonaro për zhvillimin e Amazonës na kthen në të kaluarën, me nivele shpyllëzimesh që nuk janë parë që nga viti 2008," tha në një deklaratë Cristiane Mazzetti e Greenpeace. "Eshtë një pikëpamje e prapambetur, e cila nuk flet me shumicën e brazilianëve dhe nuk përputhet me përpjekjet e kërkuara për t'u marrë me krizat e klimës dhe biodiversitetit."

10 mrekullitë nëntokësore të planetit tokë

Planeti ynë ka shumë mrekulli natyrore. Disa prej tyre i kemi para syve, ndërsa të tjerat fshihen nën tokë. Nga Zelanda në Malejzi, nga Rusia në Meksikë, apo nga Suedia në Kanada, secila më e bukur se tjetra. Miniera të kripës, qytete nëntokësore, shpella apo humnera, shikoni listën e këtyre xhevahirëve të paimagjinueshëm nëntokësorë, që ofrojnë një përvojë të paharruar. Kushedi, ndoshta një ditë do të keni mundësinë të vizitoni ndonjërën nga to nga afër.


Viti 2020 në listën e rekordeve të viteve më të nxehta, që nga viti 1850

Ky vit do të jetë një nga tre më të ngrohtët e regjistruar ndonjëherë dhe madje mund të kryesojë rekordin e vendosur në 2016, thuhet ne raportet e Kombeve te Bashkuara. Gjashtë vitet e kaluara, 2015 deri në 2020, janë përcaktuar që përbëjnë gjashtë vitet më të nxehta që nga fillimi i rekordeve moderne në 1850, tha Organizata Botërore e Meteorologjisë e KB (WMO) në raportin e saj të përkohshëm të Gjendjes së Klimës Globale 2020. "Për fat të keq, viti 2020 ka qenë edhe një vit i jashtëzakonshëm për klimën tonë," tha sekretari i përgjithshëm i WMO Petteri Taalas.

Njihuni me shpellën më të madhe në botë

Shpella Sond Dong në Vietnam është shpella më e madhe në botë. Gjatësia e saj është 8,8 kilometra ndërsa brenda saj gjenden xhungla dhe disa lumenj. Ajo është zbuluar nga një vietnamez në vitin 1991, ndërsa është hulumtuar nga speleologët britanikë në vitin 2009. Që nga ajo kohë, ajo është shpallur shpella më e madhe në botë (edhe pse shpella më e gjatë është Shpella e Mamutit në Parkun Nacional, ndërkaq më e thella, Krubera në Gjeorgji). Për të vizituar këtë shpellë, vizitorët duhet të lëshohen me ndihmën e litarëve 80 metra në brendi të tokës, në mënyrë që të mund të hulumtojnë gjithë atë që fsheh Son Dongu.

Të ruhen farërat autoktone, për tu përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike

Nga Lavdosh Ferruni

Ndryshimet klimatike tash janë të gjithë pranuara. Ka një marrveshje globale, që quhet Marrveshja e Parisit, ku edhe Shqipëria është firmëtare, qysh prej vitit 2016, ku sic do shtet tjetër ka detyra konkrete, që të shmanget një e ardhme e zymtë e njerëzimit e parashikuar nga shkenca në rast mosrespektimi të kësaj Marrveshje. Dy janë kollonat kryesore të Marrveshjes, zbutja e efekteve të ndryshimeve klimatike, nëpërmjet reduktimit të gazrave serë dhe kollona e dytë është adoptimi ndaj ndryshimeve klimatike, që po ndodhin. Nëse Shqipëria mund të bëj pak në lidhje me reduktimin e gazrave serë,  ka shumë për të bërë në drejtim të adoptimit, pra përshtatjes me këto ndryshime. Në këtë kontekst Shoqata e Bujqësisë Organike (SHBO) gjatë vitit 2020 drejtoi një projekt për të evidentuar disa lloje perimesh, kultivarë autokton në rethin e Korces që mund të kenë potencial shumë të mirë për tu përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike.

Saturday, February 13, 2021

Publikohet Raporti i Auditimit të Performancës mbi procesin e licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve

Institucionet nuk janë angazhuar mjaftueshëm për mbrojtjen e mjedisit nga aktivitetet minerare. Keshtu thot. Raporti i Auditimit të Performancës i Zyrës Kombëtare të Auditimit mbi procesin e licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtjen e mjedisit nga kjo veprimtari, ka konfirmuar edhe njëherë shqetësimet që janë adresuar nga shoqëria civile lidhur me këto çështje.

Gjetjet e këtij raporti, kanë treguar se institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbrojtur mjedisin nga operatorët ekonomik gjatë zhvillimit të aktivitetit minerar duke mundësuar që këta operatorë të operojnë pa zbatuar kriteret e kërkuara dhe pa ofruar siguri në terren.

Sipas ZKA-së, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka të vendosur sistemin për dhënien e licencave dhe lejeve për shfrytëzim dhe aktivitete të veçanta, por se zbatimi i këtij sistemi përcillet me disa mangësi dhe për rrjedhojë nuk ka ofruar siguri të nevojshme se janë plotësuar të gjitha kriteret gjatë procesit të licencimit të operatorëve ekonomik.

16 fenomenet më të jashtëzakonshme të natyrës

Ndonjëherë përfshihemi shumë në rutinën e përditshme duke harruar kështu sa e mrekullueshme dhe misterioze është bota që na rrethon. Është e lehtë ta marrësh natyrën për të mirëqenë pavarësisht se sa e pazbuluar është ende. Më poshtë do të gjeni iluzionet optike dhe fenomenet atmosferike më të jashtëzakonshme që natyra mund të ofrojë si dhe vendet ideale për të përjetuar këto emocione.

Fata Morgana - Të panumërta kanë qenë rastet e raportimeve të një fenomeni optik përgjatë bregut të Siçilisë dhe ky fenomen daton që në vitin 1643 kur prifti Domenico Giardina dëshmonte të kishte parë një qytet të tërë të pluskonte mbi oqean. Kur dielli ngroh atmosferën në një temperaturë më të lartë se oqeani, diferencat e temperaturave shkaktojnë që drita të thyhet në formën e një kryqëzimi. Mendja e njeriut nuk e kupton këtë, dhe kur përthyerja e tokës e bën peizazhin më të ndërlikuar, mendja jonë mbush hapësirat boshe me atë që quhet Fata Morgana, një mirazh i mrekullueshëm.


Kosova shënon progres në procesin e raportimit në EIONET

Në kuadër të vlerësimit të procesit të rrjedhës së të dhënave të Kosovës për vitin 2020, në kuadër të Rrjetit Evropian për Monitorimit dhe Vëzhgim – EIONET, Kosova ka shënuar progres të dukshëm dhe për herë të parë që nga fillimi i pjesëmarrjes së saj në këtë proces arrin të përmbush 80% të obligimeve për raportim. Në kuadër të vlerësimit për vitin 2020, ku janë përfshirë 5 fusha të raportimit, Kosova ka marrë pikët maksimale (4), për raportimin e të dhënave për cilësi të ajrit, për emisionet në ajër, për gazrat serë dhe për zonat e mbrojtura.

Ndotja e ajrit dhe shëndeti publik

Në shumë vende, por edhe në Kosovë, ndotja e ajrit është një nga problemet më të mëdha që e kanosin mjedisin dhe shëndetin tonë. Aktivitetet industriale janë faktorët më të mëdhenj të ndotjes së ajrit. Ndotjes së ajrit, nuk mund ti mënjanohet askush për shkak se të gjithë jemi të ekspozuar ndaj tij, ne mund ta zgjedhim ushqimin apo ujin që e pijmë, por jo ajrin, prandaj duhet ti kushtohet sa më shumë vëmendje.  Të gjithë e dijmë se frymarrja në ajër të ndotur është e dëmshme, por jo të gjithë e dijmë se ajri mund të jetë shkaktar i shumë sëmundjeve. Një nga burimet kryesore të ndotjes në Kosovë janë makinat, dhe kjo theksohet edhe më shumë duke marrë parasysh qe shumica e makinave janë të vjetra, kanë defekte teknike apo përdorin derivate jo-cilësore.


Mbahet takimi i parë informues i projektit të bashkëpunimit në mes të AMMK dhe Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit

Është mbajtur sot takimi i parë informues i fillimit të projektit të bashkëpunimit në mes të AMMK dhe Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit. Takimi kishte për qëllim të informojë të gjitha palët përfituese të projektit për planin e implementimit të projektit, aktivitetet e planifikuara, metodologjinë e punës dhe aspekte tjera teknike dhe informative që ndërlidhen me projektin. Me këtë takim që është organizuar online Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, edhe formalisht kanë filluar bashkëpunimin për tre vjet e ardhshme.

Metamorfoza e njerëzimit gjatë COVID-19

Nga Erlinda Sallauka, e diplomuar në fushën e Ekologjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit

Ndryshimi i përceptimit të njerëzve, për t’i bërë të kuptojnë se veprimtaria njerëzore ka një ndikim të madh në planet.  Qysh nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, njerëzimi filloi të mendoj se çfarë me të vërtetë ka rëndësi, se si i kemi shpërfillur thirrjet e pafundme të shkencëtarëve për gjendjen e Tokës tonë.

Do të ishte krejt situatë tjetër sikur mediet të kishin raportuar për krizën e ngrohjes globale ashtu siç po raportojnë për korona virusin. Çdo ditë me lajme të ndryshme, tituj të shumtë dhe raportime për numrin e vdekjeve, duke analizuar se a po bëjnë mjaftueshëm liderët e shteteve, dhe më e rëndësishmja që publiku të kuptoj se sa serioze është gjendja.

10 vende më të çuditshme rreth botës

Nëse po pyesni se nga ku do të filloni ta eksploroni këtë botë të madhe dhe të bukur, janë zgjedhur disa vende që do t’iu lënë pa fjalë. Këto vende janë misterioze, magjepsëse dhe të pazakonta në të gjitha mënyrat e mundshme. Një fotografi vlen sa një mijë fjalë dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ne po krijojmë këto galeri me vende të bukura, t’iu frymëzojmë që të vizitoni një ditë destinacionin që ju tërheq më shumë. Këtu janë 10 vendet më të çuditshme në të gjithë botën.

Die Rakotzbrück – E njohur gjithashtu si Ura e Djallit, Die Rakotzbrück është një urë në Gjermani e famshme për arkitekturën e saj të përsosur. Së bashku me reflektimin e saj ajo duket e mrekullueshme.

Diskutohet procesi i raportimit vjetor në fushën e menaxhimit të mbeturinave nga komunat e Kosovës

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK), dhe me Programin Shërbime të Qëndrueshme Komunale (SMS) – GIZ, zhvilloi takimin e përbashkët të grupit punues të përbërë nga Drejtorët Komunal të Shërbimeve Publike dhe Zyrtarëve Komunal për Menaxhim të Mbeturinave (ZKMM), lidhur me bashkërendimin e procesit të raportimit në funksion të Grantit të Performancës Komunale- Mjedisi i Pastër.

Pema që tërheq vëmendjen tuaj, zbulon edhe personalitetin

1. Romantik - Njerëzit që tërhiqen nga kjo pemë kanë një pamje shumë romantike të botës. Ata janë optimistë që besojnë në bashkëveprimin me botën nga një vend i dashurisë dhe kujdesit. Ata janë besimtarë të vërtetë në binjakët e shpirtit dhe shpesh preferojnë që marrëdhëniet serioze të jenë beqare, edhe nëse kjo ndonjëherë do të thotë të vendosesh për të dytin më të mirën për rehati. Ndonjëherë ata gjithashtu mund të verbohen nga dashuria, e cila ndonjëherë mund t’i lejojë ato të shfrytëzohen.

Publikohet analiza “Sharri në shënjestër të krimit”!

KOSID publikon analizën ligjore të quajtur “Sharri në shënjestër të krimit”. Ky hulumtim adreson shkeljet ligjore që janë bërë në Parkun Kombëtar “Sharri” sa i përket florës dhe faunës të këti parku. Analiza ligjore në të cilën është punuar 5 muajt e fundit, shtjellon shkatrimin e natyrës së Parkut Kombëtar “Sharri” nga faktori njeri, qoftë individ apo grupë i organizuar kriminalë. KOSID ka indentifikuar këto kërcënime, si kërcënime kryesore për vlerat e Parkut Kombëtar “Sharri”: Gjuetia Ilegale, Zjarret dhe Degradimi i pyjeve përmes shpyllëzimit.

Cenzusi Ndërkombëtar i Shpendëve të Ujit 2021 në Kosovë

Në kuadër të aktiviteteve për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit me 16 - 17.01.2021 Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës me ndihmën e vullnetarëve nga Wildlife Albanian Photographers – WAPH, Kosova Wildlife Care – KWC si dhe ekspert e dashamirë të natyrës për herë të tretë me radhë kanë kryer Cenzusin Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit. Edhe këtë herë ky numërim u realizua pothuajse në të gjitha vendet ku ka prezencë të bazeneve ujore si dhe në disa pjesë të rrjedhave lumore. Aktiviteti është realizuar në kuadër të IWC 2021 (International Waterbird Census) që organizohet në nivel botëror, që prej 55 vitesh, nga Wetlands International.

Administrata e Biden, rikthen vëmendjen për ndryshimet klimatike, bënë thirrje që të ulet konsumi i lëndëve djegëse fosile

Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden javën e ardhshme do të vëndos më shumë politika që besojnë se janë të nevojshme për të trajtuar ndryshimin e klimës. Gjithashtu ShBA po i kërkon Kinës që të ashpërsojë një nga synimet e saj në emetimet e gazeve serë, thanë këshilltarët e tij kryesorë të klimës të Shtunën. Gina McCarthy, këshilltarja kombëtare e Shtëpisë së Bardhë për klimën, nuk tha se cilat politika do të lansohen, por një draft i parë nga Reuters të enjten tregoi se Biden do të zbulojë një rreth të dytë të urdhrave ekzekutiv për të luftuar ndryshimet klimatike brenda vendit dhe për të ngritur çështjen si një përparësi të sigurisë kombëtare.

Merren në mbrojtje ligjore edhe 13 monumente natyrore në territorin e komunës së Gjilanit

Kuvendi Komunal i Komunës së Gjilanit, në mbledhjen e mbajtur me datën 24.12.2020, ka miratuar vendimet për marrjen në mbrojtje të trembëdhjetë zonave të reja natyrore në territorin e kësaj komune.

Deri tek ky vendim ka ardhur pas iniciativës së Institutit teKosovës për Mbrojtjen e Natyrës. IKMN në kuadër të realizimit të detyrave programore të tij në bashkëpunim me komunën e Gjilanit gjatë vitit 2019 kishte përfunduar projektin e evidentimit të trashëgimisë natyrore në territorin e kësaj komune. Në kuadër të këtij aktiviteti pas hulumtimeve paraprake në terren janë përzgjedhur për tu marrë në mbrojtje disa zona me vlera natyrore të karakterit botanik, hidrologjik, speleologjik dhe peizazhor, që dallohen me karakteristika të veçanta.

Publikohet hulumtimi “Menaxhimi i gjelbër në nivel komunal”

Organizata Ec ma Ndryshe, ka publikuar hulumtimin “Menaxhimi i gjelbër në nivel komunal”.  Ky hulumtim  ka për qëllim që t’i njoftoj qytetarët me angazhimin e drejtorive komunale në fushën e mjedisit. Në këtë dokument paraqiten edhe krahasimet ndërmjet 9 komunave ne fusha te ndryshme mjedisore.

EC angazhohet për qëndrueshmëri ekonomike dhe qeverisje demokratike në nivel lokal (dhe rajonal) përmes mobilizimit të komunitetit, mbikqëyrjes së vendimmarrjes publike dhe partneritetit në zbatim të programeve dhe politikave zhvillimore.


Për përmbushjen e këtij misioni organizata zbaton projekte dhe nisma në kuadër të dy programeve kryesore: Qytete/Komuna Gjithëpërfshirëse dhe Zhvillim i Qëndrueshëm.

Mbetjet nga plastika, një shqetësim në rritje për mjedisin dhe klimën në Evropë!

Sasia gjithnjë në rritje e plastikës, ndikimi i saj në biodiversitet dhe kontributi në ndryshimin e klimës dhe mënyra se si të merremi me të në një perspektivë të ekonomisë rrethore kanë qenë në axhendën e politikave të Bashkimit Evropian për vite me rradhë. Pandemia COVID-19 ka rritur vetëm vëmendjen për mbetjet plastike me imazhe të maskave në detet tona, dhe sasi të mëdha të mjeteve mbrojtëse me një përdorim. Në raportin e ekonomisë së plastikës rrethore, botuar sot, Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) analizon nevojën dhe potencialin për një kalim në një qasje rrethore dhe të qëndrueshme për përdorimin tonë të plastikës.

Shkencëtarët paralajmërojnë: Njerëzimi po vrapon drejt një të ardhme të tmerrshme që e ka nënvlerësuar

Pas dekadave të pasivitetit dhe përpjekjeve joefektive për të ngadalësuar ndryshimin e klimës, ndotjen dhe zvogëlimin e shpejtë të biodiversitetit, civilizimi është në prag të një të ardhme të tmerrshme që e ka nënvlerësuar seriozisht, paralajmëroi një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve në një studim të ri të lëshuar këtë javë. “Shkalla e kërcënimit ndaj biosferës dhe të gjitha format e saj të jetës – duke përfshirë njerëzimin – është në të vërtetë e madhe sa është e vështirë të kuptohet edhe nga ekspertë të mirëinformuar”, studiuesit, të udhëhequr nga ekologu Corey Bradshaw i Universitetit Flinders në Australi, theksojnë shkencëtarët. Autorët shpjegojnë se edhe ekspertët, meqenëse ata zakonisht kanë njohuri vetëm në fusha të kufizuara të ekspertizës së tyre, e kanë të vështirë të kuptojnë shkallën e problemeve me të cilat përballet civilizimi ynë.

Publikohet Vjetari Hidrometeorologjik 2019

Vjetari Hidrometeorologjik 2019, është vazhdimësi e procesit të publikimeve të të dhënave klimatike të gjeneruara dhe monitoruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili kryen këtë detyrë në në bazë të Ligjit Nr.06/L -035 për veprimtaritë hidrometeorologjike. Vjetari përmban informata nga monitorimi i vazhdueshëm hidrologjik, klimatologjike dhe meteorologjik në Republikën e Kosovës për vitin 2019. 

Informacionet e punuara nga monitorimi i IHMK mbi kushtet klimatike në Kosovë, janë të dhëna të rëndësishme dhe të besueshme që mundë të hyjnë në funksion për ndërtimin dhe funksionimin e strukturave menaxhuese të burimeve ujore, për dizajnimin e infrastrukturës së lumenjve dhe që do ti shërbejë politikebërësve në zbatimin e politikave të qëndrueshme në sektorin e hidrologjisë, meteorologjisë dhe atë të ndryshimeve klimatike si dhe donatorëve në orientimin e projekteve të nevojshme. 

Përmbytjet: natyra apo dhe sjellja jonë?

Nga Prof. Aleko Miho- Departamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

Përmbytjet janë dukuri natyrore, ashtu si dhe tërmetet, pandemitë etj. Si të tilla ato ndodhin dhe vështirë se mund të ndalen. Por ajo që ka shumë rëndësi për njeriun e ditur, të zhvilluar, është si të zbusë sa më shumë pasojat e tyre. Për shembull: duke ndjekur rregulla të rrepta për ndërtimet, në rastin e tërmeteve; duke treguar më shumë kujdes për sistemin shëndetësor në rastin e pandemive; në mbështetjen e shkollimit dhe të dëgjimit të ekspertëve; etj. Kjo duhet edhe për përmbytjet; dhe e gjitha duhet herët në kohë, jo kur ato të ndodhin. ‘Të parandalosh është më mirë se të shërosh!’ Kjo thënie e lashtë e Hipokratit është përherë aktuale në gjithë kohërat dhe për gjithë çështjet e mëdha. Të parandalosh të keqen kushton shumë më lirë se të ndreqësh dëmet që e keqja shkakton! Ne nuk jemi një vend i pasur që nuk pyesim nga e keqja; e lëmë atë të vijë, dhe pastaj mobilizohemi për ta asgjësuar!

  

A janë përmbytjet hakmarrje e natyrës ndaj arrogancës së njeriut?

 Nga Afrim Berisha, PhD i shkencave te mjedisit 

Përmbytjet e ditëve të fundit nuk janë vetëm dukuri dhe fatkeqësi natyrore. Më shumë se fatkeqësi natyrore, ato vijnë si rezultat i gabimeve njerëzore dhe degradimit te mjedisit natyror. Në masë të madhe në paraqitjen dhe zhvillimin e tyre ka ndikim edhe faktori njeri me gabimet, qasjen dhe arrogancën e tij në raport me mjedisin ku jeton.