Në kuadër të vlerësimit të procesit të rrjedhës së të dhënave të Kosovës për vitin 2020, në kuadër të Rrjetit Evropian për Monitorimit dhe Vëzhgim – EIONET, Kosova ka shënuar progres të dukshëm dhe për herë të parë që nga fillimi i pjesëmarrjes së saj në këtë proces arrin të përmbush 80% të obligimeve për raportim. Në kuadër të vlerësimit për vitin 2020, ku janë përfshirë 5 fusha të raportimit, Kosova ka marrë pikët maksimale (4), për raportimin e të dhënave për cilësi të ajrit, për emisionet në ajër, për gazrat serë dhe për zonat e mbrojtura.
Viti 2020 shënon vitin me progresin më të madh në historinë e raportimeve në EIONET/EEA, që nga viti 2011 (57%), viti 2018 (60%), viti 2019 (67%).
No comments:
Post a Comment