Në shumë vende, por edhe në Kosovë, ndotja e
ajrit është një nga problemet më të mëdha që e kanosin mjedisin dhe shëndetin
tonë. Aktivitetet industriale janë faktorët më të mëdhenj të ndotjes së ajrit. Ndotjes
së ajrit, nuk mund ti mënjanohet askush për shkak se të gjithë jemi të
ekspozuar ndaj tij, ne mund ta zgjedhim ushqimin apo ujin që e pijmë, por jo
ajrin, prandaj duhet ti kushtohet sa më shumë vëmendje. Të gjithë e dijmë
se frymarrja në ajër të ndotur është e dëmshme, por jo të gjithë e dijmë se ajri
mund të jetë shkaktar i shumë sëmundjeve. Një nga burimet kryesore të ndotjes
në Kosovë janë makinat, dhe kjo theksohet edhe më shumë duke marrë parasysh qe
shumica e makinave janë të vjetra, kanë defekte teknike apo përdorin derivate
jo-cilësore.
Sipas studimeve , ndotësit kryesor të ajrit të
liruar përmes emetimeve nga makinat me benzinë, naftë apo derivate-alternative
janë monoksidi i karbonit, oksidet e azotit, hidrokarburet e pa djegura dhe
grimcat e njoma. Një burim tjetër i ndotjes në Kosovë janë termocentralet, këto
cilësohen si ndotës kryesor të ajrit përshkak se përdorin teknologji të vjetër
dhe mjete djegëse për të krijuar energji elektrike, e përveq tyre janë fabrika
të shumta që e ndotin ajrin e të cilat nuk marrin asnjë masë parandaluese për
zvogëlim të ndotjes. Ndotjet në ajër shfaqen si gazra dhe si grimca të
vogla, përshembull grimcat e hekurit apo pluhurit.
Efektet e ajrit të ndotur tek ne mund të
shfaqen në formë alergjie, irritimi të lëkurës apo syve, të hundës e të fytit.
Por ajri është shkaktar i sëmundjeve edhe më shumë serioze, ndotësit futen në
organizmin tonë përmes sistemit të frymarrjes , pastaj absorbohen në gjak e në
organe ku krijojnë dëme të ndryshme.
Disa nga sëmundjet më të shpeshta që
shkaktohen nga ajri i ndotur janë sëmundjet e sistemit respirator, siq janë
astma, pneumonia apo kanceri i mushkërive. Ajri i ndotur ndikon edhe në
probleme kardiovaskulare. Gjithashtu ndikon në shtatzani, e në fëmijë ndikon në
sistemin imunitar të tyre. Pra është e vërtetuar se ajri ndikon në jetëgjatësinë
e individit.
Mënyrat se si mund të mbrohemi ndaj ndotjes së
ajrit, sidomos në këtë periudhë të pandemisë është përmes maskave, gjithashtu
mbjellja e gjelbërimit në zona urbane apo industriale, dhe marrja e masave për
zvogëlim të ndotjes në fabrika apo industri të cilat po e dëmtojnë rëndë
mjedisin, kjo mund të arrihet me anë të vendosjes së filtrave nëpër fabrika.
No comments:
Post a Comment