Është mbajtur sot takimi i parë informues i
fillimit të projektit të bashkëpunimit në mes të AMMK dhe Agjencisë Suedeze për
Mbrojtjen e Mjedisit. Takimi kishte për qëllim të informojë të gjitha palët përfituese të projektit
për planin e implementimit të projektit, aktivitetet e planifikuara,
metodologjinë e punës dhe aspekte tjera teknike dhe informative që ndërlidhen
me projektin. Me këtë takim që është organizuar online Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e
Mjedisit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, edhe formalisht kanë
filluar bashkëpunimin për tre vjet e ardhshme.
Përmes bashkëpunimit të ngushtë, Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit do
të forcojë kapacitetet e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës për të
zbatuar legjislacionin mjedisor në sektorin e ujit, klimës dhe ndotjes së ajrit
dhe për të përmirësuar komunikimin mjedisore dhe sistemin informativ mjedisor.
Bashkëpunimi do ta përgatisë Kosovën për t'i bërë të dhënat mjedisore të hapura
dhe të qasshme për të gjitha palët në përputhje me acquis të BE-së dhe do të
ndihmojë vendin në përmbushjen e obligimeve në procesin e integrimit në BE. Projekti do të vazhdojë deri në fund të vitit 2023 dhe përfshninë një buxhet
prej 9 milion SEK (korona suedeze) me mbështetjen financiare nga Ambasada
Suedeze në Prishtinë.
No comments:
Post a Comment