Ndonjëherë përfshihemi shumë në rutinën e
përditshme duke harruar kështu sa e mrekullueshme dhe misterioze është bota që
na rrethon. Është e lehtë ta marrësh natyrën për të mirëqenë pavarësisht se sa
e pazbuluar është ende. Më poshtë do të gjeni iluzionet optike dhe fenomenet
atmosferike më të jashtëzakonshme që natyra mund të ofrojë si dhe vendet ideale
për të përjetuar këto emocione.
Fata Morgana - Të panumërta kanë qenë rastet e raportimeve të
një fenomeni optik përgjatë bregut të Siçilisë dhe ky fenomen daton që në vitin
1643 kur prifti Domenico Giardina dëshmonte të kishte parë një qytet të tërë të
pluskonte mbi oqean. Kur dielli ngroh atmosferën në një temperaturë më të lartë
se oqeani, diferencat e temperaturave shkaktojnë që drita të thyhet në formën e
një kryqëzimi. Mendja e njeriut nuk e kupton këtë, dhe kur përthyerja e tokës e
bën peizazhin më të ndërlikuar, mendja jonë mbush hapësirat boshe me atë që
quhet Fata Morgana, një mirazh i mrekullueshëm.
Për gjithë të apasionuarit pas bubullimave dhe
vetëtimave, vendi ideal për të përjetuar emocione të forta është Venezuela e
260 netëve të stuhishme për çdo vit. Sezoni kulminant i stuhive është muaji
Tetor. Ky fenomen atmosferik ndriçon qiejt e lumenjve Marakaibo dhe Katatumbo
dhe pse ende nuk dihet çfarë fshihet pas. Një teori mendohet të jetë ndikimi që
ka mënyra se si era qarkullon në topografinë e veçantë të rajonit, duke krijuar
kështu epiqendra me luhatje të temperaturave dhe si pasojë vetëtima. Gjithashtu
mendohet që ekzistojnë disa depozita mineralesh në ajër të cilat e bëjnë ajrin
shumë përcjellës të rrymave e megjithatë ende nuk dihet saktësisht se çfarë e
shkakton këtë spektakël ngjyrash në qiell.
Dëborë si shalqi
Mund të kemi dëgjuar që në dëborë gjenden
shumë lloje algash siç janë ato jeshile por që këto të fundit të mund të
shndërrojnë dëborën në ngjyrë rozë me rritjen e tyre nuk besoj. Emri shkencor i
kësaj alge është Chlamydodomas. Disa kushte të caktuara janë perfekte për
rritjen e këtyre organizmave të vegjël. Kur dëbora shtresëzohet, alga gjen
kushtet për të lulëzuar duke e kthyer dëborën në ngjyrë rozë dhe duke i dhënë
një shile të lehtë shalqini. Por e veçanta e kësaj dukurie është qe daton që
nga shkrimet e Aristotelit por me një mendim ndryshe për të shpjeguar këtë
dukuri. Mendohej se mineralet përshkonin shtresat e akullit duke krijuar këtë
efekt derisa në vitin 1818 botanisti skocez Robert Brown kuptoi që ngjyra rozë
kishte lidhje me rrënjët e algave.
Stuhitë e përziera
Ky fenomen ndodh në të gjithë botën por e mira
do të ishte që ky spektakël të ndiqej në vullkanin Sakurajima në Japoni. Që një
dukuri e tillë të ndodhë duhet që një vullkan aktiv të bashkëveprojë me
vetëtimat e një stuhie në grykën e vullkanit. Kur bashkohen pjesë shkëmbinjsh,
pluhur dhe hi në rrugën e tyre deri në fund të vullkanit prodhojnë ngarkesë
statike. Është po kjo ngarkesë që krijon vetëtimat vetëm se këto të fundit
ndodhin me pjesë guri dhe jo akulli.
Përkuljet e hënës në Kosta Rika
Ndyshe përkuljet e hënës njihen me emrin ylber
hënor ose ylber i bardhë. Ky fenomen ndodh si pasojë e përthyerjes së dritës së
hënës në lagështirën e ajrit. Për shkak se janë shumë të zbehta, është e
vështirë t’i perceptojmë. Duke qenë se mendjet tona punojnë në bazë të zakoneve
dhe meqennëse nuk mund të shquajmë ngjyrat në errësirë, tentojmë të thithim
vetëm ndriçimin prej tyre. Ky fenomen ndodh gjatë hënës së plotë kur kjo e
fundit ndodhet në pikën më të ulët të saj dhe kur shiu bie në drejtim të
kundërt me satelitin e tokës.
Retë UFO
Teknikisht ato quhen retë lente. Me shikim te
parë duken si forma të çuditshme këto re kaq pranë kokave tona dhe prandaj jane
kaq të jashtëzakonshme. Kushtet atmosferike të nevojshme për formimin e këtyre
reve janë specifike dhe kërkojnë qarkullimin e erërave të forta me lagështirë
në terrene jo të rregullta. Temperatura duhet të jetë optimale duke lejuar
kështu që erërat të ftohen mbi male dhe lëndina. Me ftohjen e lagështirës ndodh
kondensimi në re të çuditshme.
Shiu i peshqve në Honduras
Çdo vit në Maj ose Qershor, qyteti i vogël
Yoro në Hondura përfshihet i tëri nga një fenomen tërësisht i pazakontë. Një
ditë gjatë kësaj periudhe ndodh një stuhi. Me patrimin e qiellit nga stuhia
njerëzit përballen me atë që ka mbetur pas. Shume peshq. Nuk dihet ende pse
ndodh ky fenomen por është interesante se si përsëritet çdo vit që nga viti
1800.
Topat e zjarrtë të Nagës
Për shekuj, lumi Mekong mes Ban Muang dhe Bung
Kan ka parë mrekullinë e një fenomeni atmosferik: Topat e zjarrtë të Nagës.
Pothuajse çdo periudhë të vitit, por veçanërisht gjatë fundit të Tetorit apo
fillimit të Nëntorit , këta topa të zjarrtë ngrihen nga sipërfaqja e ujit dhe
shuhen në qiell. Sipas legjendës mendohet se këta topa të zjarrtë janë flakët
që nxjerr mbreti gjarpër Phaya Naga. Kjo dukuri daton që nga viti 1990 dhe
frekuenca e topave që dalin nga uji ndryshon çdo vit. Në vitin 2004 u numëruan
rreth 3,000 topa të zjarrtë që u ngritën drejt hapësirës. Si shpjegohet kjo
dukuri? Shkencëtarët mendojnë që ndodh nga çlirimi i gazit si pasojë e një
reaksioni kimik me gazet e tjerë nga materialet e kalbura në fund të lumit.
Është vënë re që topat e zjarrtë të Nagës sot janë më impresionues.
Spektri i Brocken-it
Iluzioni i spektrit të Brocken-it e merr emrin
nga maja më e lartë e maleve Harz në Gjermani. Edhe pse spektri mund të shfaqet
kudo sipas kushteve përkatëse, i pari i dokumentuar ka qenë në Brocken në vitin
1780. Spektri është një fenomen i jashtëzakonshëm i cili ndodh ku dielli
pozicionohet pas një personi që po shikon poshtë në mjegull. Hija zgjatet,
zakonisht e rrethuar nga ylberi dhe ndonjëherë duke krijuar imazhin e njeriut
nga një botë tjetër. Literatura e njeh spektrin e Brocken-it si Faustin e
Gëtes.
Halo
Halo është homologu i akullt i ylberit me të
vetmin ndryshim që drita përthyhet në kristalet e akullit dhe jo në pikëzat e
ujit. Fenomeni atmosferik Halo dikur shërbente si tregues i motit në
parashikimet empirike të kushteve atmosferike përpara se të krijoheshin mënyra
më të sofistikuara. Halo nënkupton që brenda 24 orëve të ardhshme do të bjerë
shi.
Parhelion
Një Parhelion klasik është efekti i tre
diejve që paraqiten sëbashku në të njejtën kohë. Në të njejtën kohë ndodh
edhe Halo dhe e veçanta është që duket sikur dielli ka dy kopje të saj të
vendosura në një distancë prej 22 gradësh dhe pothuajse në të të njejtën
lartësi. Tipikisht Parhelion ndodh kur dielli pozicionohet në këndin më të
ulët, përgjatë agimit ose perëndimit dhe atmosfera mbushet me kristale akulli
duke formuar kështu re, por edhe pluhuri i diamantit dhe mjegulla e akullt mund
ta shkaktojë atë. Në pjesën më të madhe të rasteve duket si njollë e bardhë që
mund të ngatërrohet me diellin apo një kometë.
Shtylla e dritës
Ky fenomen ndodh kur drita e diellit
reflektohet nga pjesëzat më të vogla të akullit në ajër që mund të duken si
forma gjashtëkëndore.
Dritat e Veriut, Norvegji
Dritat e ndezura janë në fakt përplasjet mes
pjesëzave të ngarkuara elektrikisht nga dielli dhe që vendosen në atmosferën e
tokës. Dritat shihen mbi polet magnetike të hemisferave veriore dhe jugore.
Emri shkencor i këtij fenomeni është “Aurora Borealis” në veri dhe “Aurora
Australis” në jug.
Ndriçimi i gjelbër
Ndriçimi i gjelbër shfaqet me rrezet e
para të agimit të diellit ose me dritën e fundit të perëndimit. Jo vetëm është
vështirë të dëshmohet por gjithashtu është shumë i dëmshëm për sytë. Për ta
parë do të duhej që horizonti të jetë i hapur, ajri i pastër dhe mot pa re.
Ylberi i zjarrtë
Është një dukuri diellore shumë e rrallë.
Ndodh kur rrezet horizontale të diellit në lindje ose perëndim reflektohen në
copëzat horizontale të akullit nëpër re.
Eklipsi Diellor
Një eklips diellor ndodh kur hëna vendoset mes
tokës dhe diellit duke vendosur kështu një hije mbi tokë. Ky fenomen mund të
ndodhë gjatë hënës së plotë, kur hëna vendoset në mënyrë të drejtpërdrejtë mes
tokës dhe diellit. Megjithatë për të ndodhur ky fenomen ka edhe kushte të tjera
që duhet të jenë të pranishme. Do të duhej që hëna të ndodhej në linjën e
kryqëzimit të orbitës së hënës dhe planit të orbitës së tokës.
Burimi: www.inyminy.com
No comments:
Post a Comment