KOSID publikon analizën ligjore të quajtur
“Sharri në shënjestër të krimit”. Ky hulumtim adreson shkeljet ligjore që janë
bërë në Parkun Kombëtar “Sharri” sa i përket florës dhe faunës të këti parku. Analiza
ligjore në të cilën është punuar 5 muajt e fundit, shtjellon shkatrimin e
natyrës së Parkut Kombëtar “Sharri” nga faktori njeri, qoftë individ apo grupë
i organizuar kriminalë. KOSID ka indentifikuar këto kërcënime, si kërcënime
kryesore për vlerat e Parkut Kombëtar “Sharri”: Gjuetia Ilegale, Zjarret dhe
Degradimi i pyjeve përmes shpyllëzimit.
Disa nga degradimet e natyrës të cilat hulumtimi i KOSID ka arritur t’i
identifikojë, janë shkelje të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, dhe
këtu po përmendim disa prej tyre :
- Rritja e numrit të zjarreve në katër vitet e fundit.
- Dëme pyjore nga prerjet ilegale në sasi të mëdha dhe numër i madh i fletë padieve kundrejtë individëve të cilët kan degraduar pyllin.
- Fauna në Parkun Kombëtar “Sharri” është shumë e rrezikuar. Speciet në zhdukje po rrezikohen nga gjuetia ilegale në këtë park.
- Thyerja e një numri të ligjeve nga persona të caktuar për përfitime personale ekonomike.
Këto dhe shumë shkelje tjera të listuara mund ti gjeni në Raportin mbi Parkun
Kombëtar “Sharri” – “Sharri në shënjestër të krimit”, të cilin mund ta gjeni në
tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht në web faqen e KOSID.
Per me shume: “Sharri në shënjestër të krimit”!
No comments:
Post a Comment