Vjetari Hidrometeorologjik 2019, është vazhdimësi e procesit të publikimeve të të dhënave klimatike të gjeneruara dhe monitoruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili kryen këtë detyrë në në bazë të Ligjit Nr.06/L -035 për veprimtaritë hidrometeorologjike. Vjetari përmban informata nga monitorimi i vazhdueshëm hidrologjik, klimatologjike dhe meteorologjik në Republikën e Kosovës për vitin 2019.
Informacionet e punuara nga monitorimi i IHMK mbi kushtet klimatike në Kosovë, janë të dhëna të rëndësishme dhe të besueshme që mundë të hyjnë në funksion për ndërtimin dhe funksionimin e strukturave menaxhuese të burimeve ujore, për dizajnimin e infrastrukturës së lumenjve dhe që do ti shërbejë politikebërësve në zbatimin e politikave të qëndrueshme në sektorin e hidrologjisë, meteorologjisë dhe atë të ndryshimeve klimatike si dhe donatorëve në orientimin e projekteve të nevojshme.
Të dhënat e ofruara përmes këtij “Vjetari Hidrometeorologjik”, po ashtu mundësojnë identifikimin e ndryshimeve klimatike të theksuara dhe shërbejnë për hartimin e planit të punës për menaxhimin e krizave nga ndryshimet klimatike si dhe adaptimin ndaj tyre.
Publikimi i vjetarit është mbështetur nga GIZ GmBH në kuadër të përkrahjes për ngritjen dhe forcimin e sektorit të hidrologjisë dhe meteorologjisë në Kosovë.
No comments:
Post a Comment