Sunday, February 14, 2021

Mbahet konferenca “Ta bësh Ballkanin Perëndimor të Gjelbër”!

Këshilli Rinor i Ballkanit organizon konferencën “Ta bësh Ballkanin Perëndimor të Gjelbër”, në të cilën pritet të diskutohet për fushën e mjedisit dhe energjisë së rinovueshme, në kuadër të projektit ‘Today’s’. Kjo konferencë, do të mbledh të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar për mjedisin. Tema e konferencës është ‘Ta bësh Ballkanin Perëndimor te Gjelbër’, e cila do të mbahet online nëpërmjet aplikacionit ‘Zoom’, me 16 mars të këtij viti, nga ora 10:00.

Drejtori i “Këshillit Rinor të Ballkanit”, Arlin Jaupi, ka deklaruar për Radio KFOR-in, se “Formati do të ketë 4-6 personazhe kyçe, ku mekanizmat që ata drejtojnë janë kontribuues të qëndrueshëm në zhvillimin e sektorit të mjedisit dhe energjisë rinovuese, do të mbajnë referimet e tyre për zhvillimin e sektorit dhe të ardhmen e saj.  Gjithashtu formati do të lejojë dhe minutazh bashkëbisedimi midis të ftuarve dhe pjesëmarrësve, e cila shërben si një metodë për të dhënë ide inovatore për të ardhmen e mjedisit dhe energjisë së rinovushme në rajon. Nëpërmjet këtyre programeve ne i japim shtysë dhe mundësi të rinjve, që të jenë pjesë e mekanizmave të cilat janë të angazhuara në zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe mjedisit në vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Të gjithë të interesuarit mund të bëhen pjesë e kësaj konference duke u regjistruar në linkun e mëposhtëm:  http://bit.ly/2NVxEJR

No comments:

Post a Comment