Deutsche Welle ka bërë një listë të vendeve më të veçanta në botë. Lugina e Vdekjes, Shkretëtira Atakama dhe qyteti i Shangait, janë tre nga shtatë vendet më të veçanta që ekzistojnë në planetin tonë – sipas kësaj liste. Pjesë e listës është edhe vendi më ftoftë në botë, Platoja Lindore e Antarktikut – ku gjatë natës temperaturat zbresin deri në – 92 °C, si dhe pjesa qendrore e shkretëtirës Atakama, në Kili, një vend të cilin klimatologët e quajnë “Shkretëtira e plotë” – sepse aty kurrë nuk ka rënë asnjë pikë shiu – së paku jo që nga koha kur kanë filluar matjet klimaterike.
Vendi më i lagësht në botë është fshati Mawsynram, në shtetin verilindor të Indisë Meghalaya, në kufi me Bangladeshin. Në këtë fshat gjatë një viti bie 11.873 mm shiu.
Shangai ndërkaq, është vendi më dëndësinë më të madhe të popullsisë në botë. 24.15 milionë njerëz jetojnë në shtetin afrikan Angola – mirëpo, po aq njerëz jetojnë vetëm në qytetin e Shangait.
Pika më e lartë në botë është Mont Everesti në Himalaje, 8.848 metra. Edmund Percival Hillary nga Zelanda e re dhe udhërrëfyesi i tij Tenzing Norgay ishin të parët në botë që e pushtuan këtë maje, që njihet si kulmi i botës – më 29 maj 1953.
Në listën e përpiluar nga DW gjendet edhe gropa Challenger në Oqeanin Paqësor – që njihet si pika më e thellë e Tokës. Challenger gjendet në jugpërëndim të Guamit, rreth 11 km nën sipërfaqen e oqeanit. Deri më tash, vetëm tre persona kanë arritur deri te kjo pikë dhe një prej tyre është regjisori i famshëm James Cameron (2012).
No comments:
Post a Comment