Saturday, February 13, 2021

Administrata e Biden, rikthen vëmendjen për ndryshimet klimatike, bënë thirrje që të ulet konsumi i lëndëve djegëse fosile

Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden javën e ardhshme do të vëndos më shumë politika që besojnë se janë të nevojshme për të trajtuar ndryshimin e klimës. Gjithashtu ShBA po i kërkon Kinës që të ashpërsojë një nga synimet e saj në emetimet e gazeve serë, thanë këshilltarët e tij kryesorë të klimës të Shtunën. Gina McCarthy, këshilltarja kombëtare e Shtëpisë së Bardhë për klimën, nuk tha se cilat politika do të lansohen, por një draft i parë nga Reuters të enjten tregoi se Biden do të zbulojë një rreth të dytë të urdhrave ekzekutiv për të luftuar ndryshimet klimatike brenda vendit dhe për të ngritur çështjen si një përparësi të sigurisë kombëtare.

Biden, një Demokrat i cili mori detyrën në 20 Janar, nxori shpejt urdhra ekzekutivë duke anuluar tubacionin Keystone XL që do të importonte naftë me rërë katrani nga Kanada dhe duke u bashkuar përsëri me marrëveshjen e klimës së Parisit 2015.

Të dyja këto lëvizje përmbysën politikat e ish-Presidentit Donald Trump. Gjatë katër viteve në detyrë, Trump tërhoqi rreth 100 rregullore për klimën dhe mjedisin ndërsa ndoqi një politikë të “dominimit të energjisë” për të maksimizuar prodhimin dhe eksportet e naftës, gazit dhe qymyrit.

John Kerry, i dërguari i posaçëm i klimës së Biden, tha se një premtim i kohëve të fundit nga Kina, emetuesi më i lartë i gazrave serrë në botë, nuk ishte “mjaft i mirë”. Në shtator, Presidenti kinez Xi Xingping vendosi një qëllim që vendi i tij të bëhet neutral i karbonit deri në vitin 2060, 10 vjet pas kornizës kohore të vitit 2050 të favorizuar nga shumica e vendeve, ndërsa premtoi gjithashtu një qëllim më ambicioz afatshkurtër për emetimet.

Thirrja e administrates ndaj Kinës bëhet sepse ajo po i shkel premtimet klimatike, po rrit prodhimin e qymyrit në nivel rekord, prej kërkesës më të lartë.

Prodhimi i qymyrit në Kinë u rrit vitin e kaluar në nivelin më të lartë që prej vitit 2015, pavarësisht premtimit të Pekinit për të ulur konsumin e lëndës ndotëse.  Nxjerrësi dhe konsumuesi më i madh  në botë i qymyrit, ka prodhuar 3.84 miliardë ton qymyr në vitin 2020, sipas të dhënave të zyrës Kombëtare të Statistikave. 

Industria e Qymyrit në Kinë ishte ndër të parat që rinisi operacionet kur u relaksuan masat anti Covid, ndërkohë që Pekini u përpoq të sigurojë furnizime të mjaftueshme me energji. Për të stabilizuar çmimet në majë të qymyrit, që prekën nivelet më të lartë që prej vitit 2011, Pekini i kërkoi kompanive të minierave muajin e kaluar që të rrisin prodhimin.

No comments:

Post a Comment