Saturday, February 13, 2021

A janë përmbytjet hakmarrje e natyrës ndaj arrogancës së njeriut?

 Nga Afrim Berisha, PhD i shkencave te mjedisit 

Përmbytjet e ditëve të fundit nuk janë vetëm dukuri dhe fatkeqësi natyrore. Më shumë se fatkeqësi natyrore, ato vijnë si rezultat i gabimeve njerëzore dhe degradimit te mjedisit natyror. Në masë të madhe në paraqitjen dhe zhvillimin e tyre ka ndikim edhe faktori njeri me gabimet, qasjen dhe arrogancën e tij në raport me mjedisin ku jeton.



Janë disa faktorë që ndikojnë në paraqitjen e këtyre dukurive:

• Ndryshimet klimatike që tashmë është dëshmuar se në masë të madhe janë të ndikuara nga aktivitetet e njeriut;
• Mungesa e investimeve në ndërtimin dhe fuqizimin e infrastrukturës mbrojtëse (argjinaturave) dhe parandaluese nga përmbytjet;
• Mosfunksionim i sistemeve të kullimit dhe drenazhimit, projektimi i gabuar i tyre apo vjetërsia e sistemeve;
• Projektimi dhe ndërtimi i dobët i infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturës tjetër përcjellëse;
• Zënia e hapësirave të lumenjëve me ndërtime dhe mungesa e mirëmbajtjes;
• Degradimi i shtretërvë të lumenjëve nga nxjerrja e inerteve dhe hedhja e mbeturinave;
• Prerja masive e pyjeve, shpyllëzimi i sipërfaqeve dhe degradimi i ekosistemeve natyrore.

Natyrisht që edhe pasojat krahas atyre materiale dhe ekonomike në masë të madhe janë mjedisore, duke përfshirë ndër të tjera:

• Përshkallëzimin e erozionit dhe humbjen e cilësisë së tokës bujqësore;
• Ndotjen e burimeve ujore nga ujërat e zeza dhe burimet tjera ndotëse;
• Rrezikimin e shëndetit publik nga paraqitja e epidemive dhe sëmundjeve të ndryshme.
• Shkatërrimin e ekosistemeve të lumenjëve dhe ekosistemeve tjera natyrore;
• Kërcënimin apo edhe zhdukjen e llojeve të egra në ekosistemet e ndikuara.


No comments:

Post a Comment