Saturday, February 13, 2021

Diskutohet procesi i raportimit vjetor në fushën e menaxhimit të mbeturinave nga komunat e Kosovës

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK), dhe me Programin Shërbime të Qëndrueshme Komunale (SMS) – GIZ, zhvilloi takimin e përbashkët të grupit punues të përbërë nga Drejtorët Komunal të Shërbimeve Publike dhe Zyrtarëve Komunal për Menaxhim të Mbeturinave (ZKMM), lidhur me bashkërendimin e procesit të raportimit në funksion të Grantit të Performancës Komunale- Mjedisi i Pastër.

Ky aktivitet ndërlidhet me vazhdimin e bashkëpunimit të AMMK me Asociacionin e Komunave të Kosovës së bashku me GIZ-in, në vlerësimin e përmbushjes së obligimeve nga Komunat në fushën e menaxhimit të mbeturinave, përmirësimit të gjendjes së mjedisit në përgjithësi dhe krijimin e një sistemi të integruar të menaxhimit të mbeturinave ne veçanti.

Me këtë rast u diskutua procesi i raportimit vjetor sipas formave të standardizuara në fushën e menaxhimit të mbeturinave, ku nga përfaqësuesit e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) u bë edhe prezantimi i indikatorëve të rinj në fushën e raportimit përmes formatit të ri, i cili mund të ndërtojë një sistem modern dhe funksional për menaxhimin e mbeturinave komunale.

Ky raport do të vlerësoj gjendjen aktuale të menaxhimit të mbeturinave komunale sa i përket mbledhjes së mbeturinave, arkëtimit dhe deponive ilegale, si dhe do përshkruaj gjetjet që mund t’i udhëheqin proceset e politikë bërjes dhe planifikimit në të ardhmen.

Njëra ndër temat me interes ishte po ashtu procesi në përmbushjen e indikatorëve të ekzekutimit dhe afateve kohore nga Komunat e Kosovës sipas kritereve të përcaktuara, si dhe procesi i vlerësimit në raundin e tretë të Grantit të Performancës Komunale- Mjedisi i Pastër.

Burimi i informacionit: www.ammk-rks.net 

No comments:

Post a Comment