BE promovon një veprim të fuqishëm klimatik, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit. Ligji i BE-së përmban dispozita që adresojnë ndryshimin e klimës, cilësinë e ujit dhe të ajrit, menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e natyrës, ndotjen industriale, kimikatet, zhurmën dhe mbrojtjen civile.
Kosova është në një fazë të hershme të përgatitjes për mjedisin dhe ndryshimin e klimës. Progres i kufizuar është arritur gjatë periudhës së raportimit. Kishte disa përmirësime në raportimin mjedisor dhe monitorimin e cilësisë së ajrit. Nevojitet vullnet më i fortë politik për të adresuar degradimin e mjedisit dhe sfidat e ndryshimit të klimës. Shumë rekomandime nga raporti i mëparshëm janë ende në pritje.