·
Uji është i
çmueshëm, mos e lë të rrjedhë pa nevojë.
·
Nëse e ndalim
kronin derisa pastrojmë dhëmbët do të kursejmë rreth 20 litra ujë sa here që i
lajmë dhëmbët.
·
Mos përdorim ujin e pijshëm për të larë
veturat, trotuaret dhe për të ujitur kopshtin.
·
Rregulloni kronin
që pikon dhe kurseni rreth 30 litra ujë në ditë.
·
Bëj dush në vend
që të bësh banjë. Mbushja e vaskës kërkon shumë më shumë ujë se një dush i
shkurtër.
·
Dushi zgjat më
shumë se kënga jote e preferuar? Dushet e shkurtër kursejnë ujin.
·
Mekanizmi për
sistem të largimin e shpejtë të ujit në tualet harxhon 70% më pak ujë se një largim
i zakonshëm.
·
Tualeti nuk është
“shportë mbeturinash me ujë”: ilaçet e kanë vendin në barnatore kurse letrat
higjienike e shkopthat për veshë në shportën e mbeturinave!
·
Lëndët me kemikalje
që i përdor në shtëpi mos i derdh asnjëherë në lavaman ose në tokë. Çoji ato në
qendrën ku mblidhen mbeturinat.
·
S’e duron dot
ujin se është shumë i nxehtë? Të duhet gjithmonë të shtosh ujë të ftohtë? Ule
temperaturën, kështu do të kursesh edhe energji elektrike.
·
Mbushe plot
lavatriçen dhe pjatalarësen dhe laji të gjitha që ke duke lëshuar ato vetëm një
herë dhe jo dy herë.
·
Lësho lavatriçen
dhe pjatalarësi me rrotullim ekonomik dhe përdor sa më pak detergjent për
larje.
·
A e do ujin po aq sa e do peshqirin tënd?
Përdore peshqirin më shumë se një herë. Mund ta bësh këtë sepse kur fshihesh ti
je i/e pastër.
·
Shfrytëzo maksimumin nga një ditë me shi:
mblidh ujin e shiut për të ujitur bimët ose për të larë veturën. Për këtë mund
të përdorësh edhe ujërat gri.
·
Bëhu avokat i ujit! Merr pjesë në aktivitete
dhe ndihmoi të tjerët duke i mësuar si të mbrojnë dhe kursejnë ujin.