·
Amerikanët për çdo vit prodhojnë gota prej
stiropori sa mjaftojnë që Toka të mbështillet 436 herë.
·
Sipas statistikave në mbarim të viteve të
tetëdhjeta në SHBA janë shpenzuar për çdo vit nga shtatëqind miliard litra ujë.
·
Nëse çdo anëtarë i një familje katër anëtarësh
bënë dush për çdo ditë nga pesë minuta, atëherë brenda një jave do të
shpenzohej më shumë se 2 .500 litra ujë , që është e barabartë me sasinë e ujit
që do të shpenzohej për pirje nga një njeri për tre vjet.
·
Temperatura më e lartë e regjistruar në botë
është 57,5 gradë në Elaziz të Libisë (Afrikë), kurse më e ultë u regjistrua në
stacionin Vostok Antarktidë -89,6 gradë..
·
Kilauea në Havaii (USA) është vullkani më
aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në
sekondë.
·
Shkretëtira e Saharasë për nga territori është
më e madhe se sa kontinenti i Australisë?
·
Sikur nga te gjithë ujërat e deteve dhe
oqeaneve të nxirrej kripa, me të do të mbulohej gjithë sipërfaqja e tokës sonë
me një shtresë prej rreth 130 metrash.
·
Në çdo litër ujë të sipërfaqes së detit ka
mesatarisht rreth 10.000 gjallesa, ne 100 metra ka 3.000 dhe në 5.000 metra ka
mesatarisht 15 gjallesa.
No comments:
Post a Comment