Monday, June 15, 2020

Kuriozitete për mjedisin (1)!

  • Për çdo vjet nga zyrat në SHBA hidhen letra të shkrimit me të cilat mund të ndërtohet një muri i lartë 3,60 metra dhe i gjatë prej Los Angjelosit deri në Nju Jork.
  • Për çdo vjet amerikanët gjuajnë më shumë se tetëmbëdhjetë miliardë pelena për një përdorim - të cilat të renditura njëra pas tjetrës do të arrinin një gjatësi sa për të shkuar dhe për ty kthyer shtatë herë deri në Mars.
  • Për çdo 11 dollarë që amerikanët i shpenzojnë për ushqim, 1 dollarë shpenzohet për ambalazh.
  • Për çdo vjet në Amerikë hidhen më shumë se njëzet e tetë miliard shishe dhe kavanoza të qelqit, që mjaftojnë që për çdo dy javë të mbusheshin deri në krye ish kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.
  • Për botimin e gazetave amerikane për një javë nevojitet një pyll i madh - me mbi 500 000 trungje.
  • Nëse çdo familje amerikane brenda ditës zvogëlon temperaturën mesatare të ngrohjes për 3 gradë Celsius do të kursehej energjia të cilën e japin 500 000 barela naftë për çdo ditë.
  • Amerikanët për çdo vjet shpenzojnë rreth katër miliardë litra të vajit për motor, e prej tyre rreth njëmijë e pesëqind e njëzet milion përfundojnë në tokë.
  • Në Amerikë ka më shumë se 100 milion mace dhe qenë.

No comments:

Post a Comment