Monday, June 15, 2020

Vepro gjelbër!

  • Mbill pemë, shumë pemë, të paktën një gjatë jetës suaj. Nëse secili nga ne do të mbillte një dru, do të kontribuonte në uljen e sasisë së Dyoksidit të Karbonit për një ton, për periudhën sa mundet të thithë Dyoksidit të Karbonit një dru gjatë jetës se tij.
  • Përdorni sa më pak qese të plastikës.
  • Përdor qese të tekstilit gjatë blerjeve. Ato mund të përdoren shumë herë dhe zëvendësojnë qeset e plastikës. Këto të fundit kanë ndikim negativ në mjedis, dhe për biodegradimin e tyre nevojiten shumë vite.
  • Hidhi mbeturinat në shportë, jo në vende publike.
  • Riciklimi i mbeturinave është shumë i rëndësishëm. Për të prodhuar një produkt nga materiali i ricikluara nevojitet më pak energji se për atë nga resurse të reja.
  • Angazhohu si vullnetar në iniciativat e gjelbra dhe në aktivitetet e shoqërisë civile në komunitetin tuaj.
  • Lënia e pajisjeve elektrike në gatishmëri konsumon energjinë kot – fikni pajisjet tërësisht.
  • Nëse përdorni plehrat shtëpiake për të ushqyer bimët apo lulet tuaja, nuk do të keni më nevojë për fertilizues kimikë.

No comments:

Post a Comment