Monday, June 15, 2020

Kurseni ujin, uji është jetë!

·        Uji është i çmueshëm, mos e lë të rrjedhë pa nevojë.

·        Nëse e ndalim kronin derisa pastrojmë dhëmbët do të kursejmë rreth 20 litra ujë sa here që i lajmë dhëmbët.

·        Mos përdorim ujin e pijshëm për të larë veturat, trotuaret dhe për të ujitur kopshtin.

·        Rregulloni kronin që pikon dhe kurseni rreth 30 litra ujë në ditë.

·        Bëj dush në vend që të bësh banjë. Mbushja e vaskës kërkon shumë më shumë ujë se një dush i shkurtër.

·        Dushi zgjat më shumë se kënga jote e preferuar? Dushet e shkurtër kursejnë ujin.

·        Mekanizmi për sistem të largimin e shpejtë të ujit në tualet harxhon 70% më pak ujë se një largim i zakonshëm.

·        Tualeti nuk është “shportë mbeturinash me ujë”: ilaçet e kanë vendin në barnatore kurse letrat higjienike e shkopthat për veshë në shportën e mbeturinave!

·        Lëndët me kemikalje që i përdor në shtëpi mos i derdh asnjëherë në lavaman ose në tokë. Çoji ato në qendrën ku mblidhen mbeturinat.

·        S’e duron dot ujin se është shumë i nxehtë? Të duhet gjithmonë të shtosh ujë të ftohtë? Ule temperaturën, kështu do të kursesh edhe energji elektrike.

·        Mbushe plot lavatriçen dhe pjatalarësen dhe laji të gjitha që ke duke lëshuar ato vetëm një herë dhe jo dy herë.

·        Lësho lavatriçen dhe pjatalarësi me rrotullim ekonomik dhe përdor sa më pak detergjent për larje.

·         A e do ujin po aq sa e do peshqirin tënd? Përdore peshqirin më shumë se një herë. Mund ta bësh këtë sepse kur fshihesh ti je i/e pastër.

·         Shfrytëzo maksimumin nga një ditë me shi: mblidh ujin e shiut për të ujitur bimët ose për të larë veturën. Për këtë mund të përdorësh edhe ujërat gri.

·         Bëhu avokat i ujit! Merr pjesë në aktivitete dhe ndihmoi të tjerët duke i mësuar si të mbrojnë dhe kursejnë ujin.


No comments:

Post a Comment