Ta ruajmë tokën, është i vetmi planet me çokollatë! Kjo thënie, vite me parë ka qenë pjesë e shumë fushatave të organizuara nëpër botë me qëllim te sensibilizimit të opinionit të gjerë për rrezikun që po i kanoset tokës nga ndryshimet klimatike.
Ne kuadër te kësaj fushate do të mbahen shtatë koncerte live nëpër shtatë kontinente të botës brenda një dite me datën 7/7/07 (shtatë / korrik/ 2007). Koncertet live pritet të ndiqen nga rreth 1 milion shikues, ndërsa përmes Radiove, Televizioneve dhe Internetit këto koncerte pritet ti përcjellin rreth 2 miliard njerëz. Ne koncertet që do të mbahen ne New York, Londër, Rio de Janeiro, Tokio, Shangai, Sidnei dhe Johanesburg, pritet të marrin pjesë mbi 100 artistë më të njohur te botës, në mesin e të cilëve edhe Pharrell, Red Hot Chili Peppers, Foo Fighters, Snoop Dogg, Lenny Kravitz, Bon Jovi, Sheryl Croë , Duran Duran, John Legend, Black Eyed Peas, Akon, Enrique Iglesias , Kelly Clarkson etj.
Natyrisht që
fushata të tilla kanë një ndikim shumë të madh në sensibilizimin e opinionit
për rrezikun që po i kanoset planetit tonë të vetëm Tokës. Duke u nisur nga kjo shtrohet pyetja: A është secili nga ne i vetëdijshëm për
rrezikun që aktualisht i kërcënohet planetit tonë nga pasojat e ngrohjes
globale !?
Fatkeqësisht në
Kosovë, është vetëm një pjese shumë e vogël e qytetareve qe di për rrezikun që
i kanoset planetit tonë nga pasojat e ngrohjes globale. Mungesa e fushatave
konkrete dhe të njëmendta sensibilizuese ne këtë drejtim, problemet ekonomike
dhe politike, numri i vogël i institucioneve dhe OJQ-ve që do të merreshin me
këtë problematik janë vetëm disa prej shkaktarëve qe aktualisht e kemi këtë
gjendje.
Te gjendur para një situate të tille shtrohet pyetja tjetër: A mundet secili prej nesh në mënyre individuale të kontribuoj në uljen e këtij rreziku!?
Natyrisht se po, çdo person do te mundë të japë kontributin e vete në të mirë te kësaj çështje, nëse marrim për bazë thënien “Mendo globalisht, vepro lokalisht”. Shumë veprime tona lokale që në shikim të parë nuk duken të efektshme, mundë të kontribuojnë mjafte në uljen e rrezikut nga ngrohja globale dhe në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në përgjithësi.
Kështu nëse secili nga ne zbret temperaturën në shtëpi për 1 grade Celsius, do të zvogëlojë emetimin e CO2 për 300 kg në vit, nëse secila nga ne do të përdorte ftohësit me shenje A+, do te zvogëlonte emetimin CO2 për 210 kg në vit dhe nëse secili nga ne do të mbillte një dru, do te kontribuonte në uljen e sasisë se CO2 për një tone, për periudhën sa mundet të thithë CO2 një dru gjate jetës se tij.
Në uljes e sasisë se lirimit te CO2
ne ajër , qe është gazi kryesore me ndikim në ngrohjen globale ne si individ
mundë të ndërmarrim edhe shumë veprime tjera, si për shembull: duke kursyer
energjinë elektrike, duke favorizuar përdorimin e transportit publik dhe duke
larguar nga qarkullimi veturat e vjetruara etj.
Madje edhe sikur në asnjë ditë të vitit nuk do të mendojmë dhe veprojmë për
te reduktuar ngrohjen globale, po të jepnim maksimumin në reduktimin e gazrave
serrë së paku në ditën ndërkombëtare te tokës (22 prill), ne do të jepnim një
kontribut të çmuar në ruajtjen e planetit tonë.
Një pyetje tjetër nga e cila nuk mundë të shmangemi assesi kur është në pyetje ngrohja globale dhe e ardhmja e planetit toke është edhe kjo: A ka bërë mjaft shoqëria kosovare për këtë çështje!?
Nëse tentojmë të përgjigjemi në këtë pyetje atëherë patjetër duhet te kemi
parasysh zhvillimet e fundit në lidhje me projektin për ndërtimin e
Termocentralit Kosova C, dhe së këndejmi të analizojmë disa çështje si: A kemi
bërë zgjedhjen e duhur për ti plotësuar nevojat për energji për të ardhmen dhe
a janë hulumtuar sa duhet mundësitë e shfrytëzimit te energjisë alternative
(energjisë solare, hidroenergjisë, energjisë se erës etj). Nëse këtë çështje e
shikojmë nga prizmi i zhvillimeve globale atëherë duket që Kosova bënë
përjashtim, përderisa në botë gjithnjë e më shumë favorizohet përdorimi i
energjisë alternative, në Kosovë ndodhë e kundërta, dyfishohen kapacitet e
prodhimit të energjisë nga thëngjilli dhe shfrytëzimi i paqëndrueshëm i
resurseve natyrore.
Angazhime tjera përmes se cilave ne si shoqëri do të kontribuonim në
reduktimin e ndryshimeve klimatike janë edhe mbrojtja e pyjeve dhe zgjerimi i
sipërfaqeve të gjelbëruara (pyjet janë akumuluesit më të mëdhenj të CO2
në tokë), pastaj përmirësimi i teknologjisë së termoelektranave, organizimi dhe
mbështetja e fushatave konkrete ndërgjëgjësuese si dhe miratimi i akteve
ligjore që sanksionojnë emetimin e CO2 .
Andaj, ta ruajmë
Tokën, sepse nuk kemi planet tjetër rezervë. Deri me tani Toka ka
kontribuar për mirëqenien e njerëzimit, është koha e fundit qe njerëzimi të
kontribuoj për të mirën e Tokës. E kemi borxh që brezave te ardhshëm te ju lëmë
planet të shëndoshë, ashtu sikur e kemi trashëguar nga paraardhësit tanë.
Me rastin e 22 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Botuar me
datën 19.04.2007 në Gazetën Koha Ditore
No comments:
Post a Comment