Kjo ditë hyri në kalendarin e ngjarjeve mjedisore me iniciativë të Sllovenisë, e cila i propozoi Kombeve të Bashkuara (OKB) të shpallin 20 majin si Ditën Botërore të Bletës. Më 20 dhjetor 2017, pas tre vitesh përpjekjesh ndërkombëtare, Shtetet Anëtare të OKB-së miratuan njëzëri propozimin e Sllovenisë dhe 20 maji u shpall Dita Botërore e Bletës. Qëllimi i shënimit të kësaj ditë është ndërgjegjësimi i rëndësisë së bletëve për biodiversitetin, për jetën dhe mirëqenien sociale, me synimin për të nxitur aktivitete në kontekstin e sigurimit të kushteve për mbijetesën e tyre. Me rastin e shënimit të kësaj ngjarje edhe Agjencia e Mjedisit të Evropës sot organizon një aktivitet ndërgjegjësimi me moton "Bee Engaged".