Sa kohë jetojnë kafshët lidhet me shkallën e mutacionit në kodin e tyre gjenetik. Shkencëtarët kanë zbuluar se gjitarët – nga tigrat te njerëzit – kanë afërsisht të njëjtin numër mutacionesh në kohën kur vdesin në pleqëri. Por kafshët që jetojnë më pak priren të kenë mutacione më të shpejta, tregon një analizë e 16 specieve, sipas një studimi të transmetuar nga BBC, Shkencëtarët thonë se kjo ndihmon për të shpjeguar pse plakemi dhe hedh dritë mbi një nga sekretet më konfuze të kancerit. Ekspertët vlerësuan se zbulimi i shkencëtarit nga Instituti “Wellcome Sanger” është “i çuditshëm” dhe “inkurajon të menduarit”.