Sunday, April 17, 2022

Aksion për pyllëzimin e Shalës së Bajgorës

10,000 fidane do të mbillen në Shalën e Bajgorës në një aksion të organizuar nga Local Climate Action Forum (LOCAF), në partneritet me UN-Habitat Kosovo, Sustainability Leadership Kosova, Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO) dhe Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare, dhe përkrahur nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komisioni Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Aksioni për mbjelljen e fidanëve të siguruara nga FAO do të organizohet në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës  dhe do të zhvillohet më 23 dhe 24 prill në Shalë të Bajgorës. Mbrojtja e pyjeve nga shpyllëzimi dhe degradimi është mbrojtja jonë më e mirë në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike dhe shmangien e krizës së vazhdueshme të biodiversitetit. Ftohen të gjithë dashamirët e natyrës, malit, tokës, ujit e ajrit, që të na bashkohen gjatë këtyre dy ditëve për të gjelbëruar këtë zonë të bukur malore, e cila fatkeqësisht është shpyllëzuar në masë të madhe nga prerësit illegalë të drunjve.


No comments:

Post a Comment